By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Të burgosurit po lirohen në të gjithë Venezuelën
January 25, 2026
IA zbulon gjatë gjumit rrezikun për 130 sëmundje
January 25, 2026
Vuçiç nënçmoi delegacionin e PE-së: Njerëz të parëndësishëm erdhën të na vizitonin
January 25, 2026
Në 140 metra lartësi: Një urë qelqi dredha-dredha që vetëm më të guximshmit do ta ngjitnin në majë
January 25, 2026
Një recetë për gjellën e lirë të përgatitur nga 10 përbërës
January 25, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Borrell: Kosova duhet të pezullojë operacionet policore në veri
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Borrell: Kosova duhet të pezullojë operacionet policore në veri
Ballina 1Lajme

Borrell: Kosova duhet të pezullojë operacionet policore në veri

Kosova Times
Last updated: 2023/05/30 at 1:15 PM
Kosova Times Published May 30, 2023
Share
SHARE

Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha se Kosova duhet të pezullojë operacionet e policisë rreth ndërtesave komunale në veri të shtetit, si “hap i parë për uljen e tensioneve, ndërsa protestuesit e dhunshëm të ndalen”.

“Dua të them se BE-ja e dënon fuqishëm dhunën në veri të Kosovës që kemi parë ditëve të fundit. Aktet e dhunës ndaj qytetarëve, mediave, forcave të rendit dhe KFOR-it janë të papranueshme. Ne si BE qëndrojmë prapa NATO-s dhe KFOR-it në përmbushjen e mandatit në interes të paqes dhe stabilitetit në Kosovë”, tha Borrell më 30 maj.

Ai tha se mëngjesin e sotëm ka biseduar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, teksa mbrëmjen e së hënës ka zhvilluar një bisedë edhe me presidentin e Serbisë, Aleksadar Vuçiq, dhe i ka ftuar që të “qetësojnë menjëherë situatën dhe pa kushte”.

“Çdo hap tjetër i njëanshëm duhet të shmanget. Si hap i parë, pres nga Kosova të pezullojë operacionet policore të lidhura me ndërtesat e komunave në veri të Kosovës, dhe protestuesit e dhunshëm të ndalen. Ne do të vazhdojmë të jemi të angazhuar me dy liderët” që të ndalen protestat, tha Borrell.

Që nga 26 maji janë rritur tensionet në veri të Kosovës. Serbët lokalë po kundërshtojnë kryetarët e rinj shqiptarë të Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut.

Përveç ndalimit të hyrjes në objektet komunale të kryetarëve të rinj, serbët lokalë po kërkojnë edhe tërheqjen e njësive speciale të Policisë së Kosovës nga veriu.

Më 29 maj, në Zveçan, protestuesit serbë u përleshën me trupat e misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, i cili ka shtuar prezencën në veri, pas tensionimit të situatës.

KFOR tha se 30 ushtarë ndërkombëtarë janë lënduar, përfshirë edhe tre që kanë marrë lëndime nga armët e zjarrit. Edhe në anën e protestuesve është raportuar për të lënduar.

Ndryshe, kryetarët e rinj shqiptarë u zgjodhën në zgjedhjet e parakohshme të 23 prillit.

Këto zgjedhje u mbajtën pas dorëheqjes së kryetarëve të mëparshëm komunalë nëntorin e kaluar. Kryetarët e mëparshëm vinin nga Lista Serbe – partia kryesore e serbëve në Kosovë – e cila nuk mori pjesë në zgjedhje dhe procesi u bojkotua nga serbët lokalë.

You Might Also Like

Spitali i Mitrovicës rrit ndjeshëm shërbimet shëndetësore gjatë vitit 2025

Policia gjen armë në një shtëpi të braktisur në Zveçan

Rama me letër të hapur për Kurtin

Në mesnatë lëshuan muzikë me zë të lartë, gjobiten bizneset në Shtime

IHMK i reagon komunës së Prishtinës: Nuk parashikuam erëra të forta për sot

Kosova Times May 30, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Me rastin e Ditës së Pavarësisë së Izraelit, Ziv e falënderon Kosovën

Kosova Times Kosova Times May 14, 2024
Arrestohet në Graçanicë një shtetas gjerman, dyshohet se hyri ilegalisht në Kosovë
Sondazhi i IRI-së: Presidentja Osmani, liderja më e besuar në rajon
Messi uron që Di Maria ta përmbyllë me gol me Kombëtaren
Parlamenti Evropian do të hapë zyrën e Ballkanit Perëndimor në Shqipëri
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?