By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Rizvanolli: Që nga sot, KEK furnizon të gjitha ndërmarrjet në treg të lirë
June 1, 2025
Kurti: Sakrifica e popullit tonë është themel i lirisë dhe pavarësisë
June 1, 2025
Kryediplomati i Bosnje dhe Hercegovinës arrin në Kosovë
June 1, 2025
Bajrami kritikon Rizvanollin për furnizimin me energji nga KEK
June 1, 2025
Vjen në Kosovë, përfaqësuesja e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s
June 1, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Hovenier: Anulimi i pjesëmarrjes në Defender 23, pasoja e parë për Kosovën
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Hovenier: Anulimi i pjesëmarrjes në Defender 23, pasoja e parë për Kosovën
Ballina 1Lajme

Hovenier: Anulimi i pjesëmarrjes në Defender 23, pasoja e parë për Kosovën

Kosova Times
Last updated: 2023/05/30 at 5:37 PM
Kosova Times Published May 30, 2023
Share
SHARE

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, tha se Qeveria e Kosovës nuk është koordinuar me Shtetet e Bashkuara për veprimet e ndërmarra në veri dhe, për këtë arsye, ka pësuar pasojën e parë: “stërvitjet Defender Europe 2023 kanë marrë fund” për të”.

Hovenier i bëri komentet në një takim me një grup gazetarësh në Prishtinë.

Ai iu referua vendimit të Qeverisë së Kosovës për t’i instaluar me forcë kryetarët shqiptarë të komunave me shumicë serbe në veri të vendit – Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq – përkundër rezistencës së vazhdueshme të banorëve lokalë, që rezultoi në dhunë.

“Kur kemi marrë vesh, kemi reaguar ashpër kundër. Vendimi [i Qeverisë] ka pasur ndikim negativ në reputacionin e Kosovës dhe i ka kthyer mbrapsht përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë”, tha Hovenier.

Ai citoi sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, i cili paralajmëroi se këto veprime do të ndikojnë në marrëdhëniet ShBA-Kosovë, dhe tha se anulimi i pjesëmarrjes së Kosovës në stërvitjet “Defender Europe 2023” është pasoja e parë për Qeverinë e Kosovës në këtë drejtim.

“Sot nuk ka pasur aktivitet për ‘Defender Europe ’23’ dhe nuk do të ketë. Për Kosovën, ato stërvitje kanë marrë fund”, tha Hovenier, duke iu referuar stërvitjeve më të mëdha ushtarake të aleatëve të NATO-s në rajonin e Ballkanit.

Këto stërvitje – nikoqire e të cilave ka qenë Kosova – kanë nisur më 21 maj dhe ka qenë e paraparë të zgjasin deri më 2 qershor.

“Ne i kemi kërkuar [kryeministrit të Kosovës, Albin] Kurti që të marrë hapa drejt uljes së tensioneve në veri. Ai nuk u është përgjigjur këtyre kërkesave dhe ne jemi duke analizuar se cilat do të jenë veprimet tona tjera”, shtoi ai.

Hovenier: ShBA-ja i ka dy kërkesa për Kosovën

Sipas tij, Shtetet e Bashkuara i kanë dy kërkesa për Qeverinë e Kosovës: të mos insistojë që kryetarët të punojnë nga ndërtesat komunale dhe t’i tërheqë zyrtarët policorë nga tri ndërtesat e komunave në veri.

“Ne nuk e kuptojmë pse nuk mund të shfrytëzohen lokacione alternative, apo ndërtesa tjera publike, për kryerje të funksioneve të tyre”, tha Hovenier, duke kujtuar se kryetarët e komunave në fjalë janë betuar në lokacione alternative.

“Ne besojmë se prezenca e Policisë së Kosovës në ndërtesa, e cila ka hyrë me forcë, është tejet sfiduese, prandaj i kemi kërkuar Qeverisë që ta tërheqë policinë nga këto tri ndërtesa komunale”, tha ai, duke shprehur bindjen se këto veprime do të ndihmonin në uljen e tensioneve.

“ShBA-ja, pak entuziazëm për të reaguar ndaj interesave të Kosovës”

Në takimin me gazetarët në Prishtinë, Hovenier foli edhe për disponimin aktual të ShBA-së ndaj Kosovës.

“Më duhet të them se në këtë moment, ShBA-ja nuk ka shumë entuziazëm për të reaguar ndaj disa interesave të Kosovës, siç është angazhimi me vendet mosnjohëse, apo puna aktive për ta avancuar Kosovën në rrugën euroatlantike”, tha ai.

“Ndjejmë shumë keqardhje që situata ka ardhur deri këtu, mirëpo më duhet të jem i sinqertë, kështu është situata. Shpresojmë që kryeministri Kurti do ta pranojë këshillën tonë dhe do të marrë menjëherë hapa drejt uljes së tensioneve në veri”, tha ambasadori amerikan.

Ai shtoi se ulja e tensioneve do ta kthente vëmendjen te zbatimi i plotë i Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë – për ç’gjë palët kanë rënë dakord në muajin mars.

“Rritja e gatishmërisë luftarake në Serbi nuk është shenjë e mirë”

I pyetur nëse vendimi i Serbisë për rritjen e gatishmërisë luftarake të ushtrisë përbën kërcënim për Kosovën, ambasadori amerikan, Hovenier, tha se “nuk është kurrë shenjë e mirë” që shtetet fqinje, me të cilat marrëdhëniet janë të tensionuara, i mobilizojnë forcat e tyre.

“Mirëpo, në këtë pikë, ne jemi të shqetësuar për veprimet e Qeverisë së Kosovës, të cilat e kanë krijuar këtë atmosferë krize në veri, prandaj po kërkojmë që ato të adresohen”, tha ai.

Hovenier deklarohet për qasjen e Osmanit ndaj situatës në veri

I pyetur nga gazetarët nëse presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është pjesë e politikave qeveritare, Hovenier tha se nuk i takon të flasë për këto dinamika brenda institucioneve.

Megjithatë, ai kujtoi se Osmani e ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë me komunitetin ndërkombëtar, në veçanti me Shtetet e Bashkuara.

“Besoj se kjo është diçka që ajo e trajton me seriozitet”, tha Hovenier.

Hovenier i ka treguar Kurtit “sa serioze është situata”

Ambasadori amerikan, Hovenier, ka thënë se ka biseduar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, sa serioze e konsideron situatën në veri.

“Ne jemi këtu, së bashku, që unë të theksoj sa serioze është situata, dhe i kam thënë edhe kryeministrit sa serioze është”.

Hovenier dënon sulmet ndaj pjesëtarëve të KFOR-it

Përgjatë bisedës me gazetarët në Prishtinë, ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se është i shqetësuar për plagosjen e ushtarëve të KFOR-it në veri, dhe i dënon sulmet ndaj tyre.

“Por kjo nuk e mohon faktin që arsye se pse ushtarët kanë qenë aty, për ta ruajtur paqen në atë skenar, ka qenë vendimi i marrë nga Kurti për të tentuar që të sigurojë qasje në tri ndërtesat komunale, përmes forcës. Ky është vendimi që duhet të adresohet sa u përket uljes të tensioneve, dhe ne po kërkojmë diçka të tillë”.

Sipas Hovenierit, ulja e tensioneve në veri ka prioritet, e më pas zbatimi i Marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Të dyja palët duhet ta zbatojnë atë në tërësi. Diçka e tillë është zgjidhje për veriun. Kjo është një prej arsyeve pse ne i kërkojmë Qeverisë që me urgjencë të ecë përpara në procesin e negociatave për Asociacionin, i cili do të ndihmojë për shumë aspekte që ekzistojnë në veri”.

You Might Also Like

Kurti: Sakrifica e popullit tonë është themel i lirisë dhe pavarësisë

Bajrami kritikon Rizvanollin për furnizimin me energji nga KEK

Vjen në Kosovë, përfaqësuesja e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s

Arrestohen dy qytetarë dhe një zyrtar policor

Kusari-Lila: Vendi s’mund të mbetet peng i kalkulimeve partiake

Kosova Times May 30, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Dërgesat e mërgatës deri në muajin tetor arrijnë në 1.2 miliard euro

Kosova Times Kosova Times November 27, 2023
Dita Botërore e Dhurimit të Gjakut
Nuk ndalen te postblloku, plagoset hajduti nga të shtënat
Një delegacion i Belgjikës në NATO, viziton Kosovën
S’gabon Ballkani, Dukagjini arrin fitoren e parë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?