By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Rritet numri i të vdekurve nga zjarri në një resort skish në Zvicër. 47 të vdekur, 115 të plagosur
January 1, 2026
U llogarit se sa territor pushtuan rusët në vitin 2025
January 1, 2026
Amerikanët po japin dy miliardë dollarë ndihmë në të gjithë botën përmes OKB-së, por Uashingtoni do të vendosë se kush mund të aplikojë.
January 1, 2026
Policia identifikon personin që publikoi video me armë zjarri në Ferizaj
January 1, 2026
Kurti: KEK-u në moment historik transformimi
January 1, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: NATO synon t’i afrohet një plani për anëtarësimin e Ukrainës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > NATO synon t’i afrohet një plani për anëtarësimin e Ukrainës
Ballina 2Rajon / Botë

NATO synon t’i afrohet një plani për anëtarësimin e Ukrainës

Kosova Times
Last updated: 2023/05/30 at 12:39 PM
Kosova Times Published May 30, 2023
Share
SHARE

Ministrat e jashtëm të NATO-s do të tentojnë t’i përafrojnë qëndrimet lidhur me kërkesën për anëtarësim të Ukrainës në një takim në Oslo të Norvegjisë këtë javë.

Aleatet deri më tani nuk kanë arritur të pajtohen për kërkesat që Kievit t’i jepet një udhërrëfyes drejt anëtarësimit në NATO, në samitin që do të zhvillohet në korrik.

NATO nuk e ka pranuar kërkesën e Ukrainës për anëtarësim të shpejtë pasi qeveritë e vendeve perëndimore, si ShBA-ja dhe Gjermania, po veprojnë me kujdes në atë mënyrë që të mos e çojnë aleancën më afër hyrjes në një luftë aktive me Rusinë.

Megjithatë, Kievi dhe disa nga aleatët e tij më të afërt në Evropën Lindore kanë bërë presion që NATO të paktën të ndërmarrë hapa konkretë për ta sjellë Ukrainën më afër anëtarësimit në samitin e aleancës që do të mbahet në Vilnius, Lituani, më 11-12 korrik.

“Do të ishte shumë e trishtueshme nëse dikush e lexon rezultatin e samitit të Vilniusit si një fitore të Rusisë në pengimin e Ukrainës për t’u bashkuar me NATO-n një ditë”, tha të premten kryeministrja e Lituanisë, Ingrida Simonyte.

Javën e kaluar, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, e bëri të qartë se Ukraina nuk do të mund të anëtarësohet në NATO përderisa lufta kundër Rusisë vazhdon.

“Anëtarësimi në mes të një lufte nuk është në agjendë”, tha ai. “Çështja është se çfarë do të ndodhë kur të përfundojë lufta”.

NATO ra dakord në samitin e vitit 2008 në Bukuresht që Ukraina do të anëtarësohet në të ardhmen.

Megjithatë, që nga atëherë, udhëheqësit e NATO-s nuk kanë ndërmarrë ndonjë hap për ta realizuar një gjë të tillë, si për shembull duke i dhënë Kievit një plan veprimi për anëtarësim që do ta përcaktonte një plan kohor për bashkimin e vendit me NATO-n.

Në margjinat e takimit të tyre në Oslo më 31 maj dhe 1 qershor, ministrat e Jashtëm pritet të flasin edhe për kërkimin për një shef të ri të NATO-s, pasi që Stoltenberg largohet nga kjo pozitë në shtator.

You Might Also Like

U llogarit se sa territor pushtuan rusët në vitin 2025

Amerikanët po japin dy miliardë dollarë ndihmë në të gjithë botën përmes OKB-së, por Uashingtoni do të vendosë se kush mund të aplikojë.

Kisha në Amsterdam shkatërrohet nga zjarri në natën e Vitit të Ri

Mamdani mori detyrën si kryetar bashkie i Qytetit të Nju Jorkut dhe bëri betimin mbi Kuranin

Në fjalimin e Vitit të Ri, Zelensky paralajmëron se bota duhet ta ndalë luftën e Rusisë ose të përfshihet në të

Kosova Times May 30, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Freedom House: Serbia përjetoi një rënie historike për shkak të përpjekjeve të Vuçiqit për të konsoliduar pushtetin

Kosova Times Kosova Times April 11, 2024
Nëse rusët fitojnë nuk do të ndalen në Ukrainë
Lajm i keq për Realin, Ceballos dy muaj jashtë fushës së blertë
Ylli mposht Trepçën, kampioni vendoset në “Minatori”
Therret me thikë një person në Prishtinë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?