By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Nëse dikujt i takon çmimi Oskar për poshtërsi, atëherë ju takon kuvendarëve të Kosovës
June 8, 2025
Kurti për barazimin: Të pakënaqur me rezultatin, por jo me kombëtaren
June 8, 2025
Komuna e Podujevës nga sot nis dezinsektimin e hapësirave publike
June 8, 2025
Ndeshja ndaj Serbisë, Proda: Policia dëshmoi profesionalizëm
June 8, 2025
Gjokoviqi `lavdëron` Shqipërinë
June 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Rritje e euro-skepticizmit në Maqedoninë e Veriut
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Rritje e euro-skepticizmit në Maqedoninë e Veriut
Ballina 2Rajon / Botë

Rritje e euro-skepticizmit në Maqedoninë e Veriut

Kosova Times
Last updated: 2023/05/30 at 5:49 PM
Kosova Times Published May 30, 2023
Share
SHARE

Ngecja e realizimit të reformave kamuflohet me kërkesën e Sofjes për përfshirjen e bullgarëve në preambulë gjë që ka çuar në rritjen e euro-skepticizmit në mesin e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut.

Në bazë rezultateve të anketës së realizuar nga Instituti për Kërkime Politike në fillim të muajit (ndërsa rezultatet janë publikuar të dielën), 42.1 për qind e qytetarëve thonë se e kanë humbur besimin se Maqedonia e Veriut do të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian. Kjo përqindje, në një anketë të realizuar katër vjet më herët nga po ky institut ishte vetëm 22.2.

Nga ana tjetër, rezultatet e anketës së realizuar në dhjetor të vitit të kaluar nga Qendra për Strategji Evropiane “Eurothink” kanë nxjerrë në pah rezultatin e ngushtë për sa i përket besimit të qytetarëve nëse gjatë vitit 2023 Maqedonia e Veriut do të arrijë ta ndryshojë Kushtetutën, përkatësisht në preambulë t’i përfshijë bullgarët, dhe të vazhdojë procesin e negociatave.

Se kjo do të mund të ndodhë besojnë 38 për qind e qytetarëve të anketuar, ndërsa mosbesim kanë shprehur 39 për qind e qytetarëve të anketuar.

Dimitar Nikollovski nga “Eurothink” thotë për Radion Evropa e Lirë se fajësimi i faktorit ndërkombëtar nga ana e qytetarëve për presionin që të pranohet kërkesa e Sofjes zyrtare për përfshirjen e bullgarëve në preambulë shkon në favor të elitës politike pasi zbarkohet nga përgjegjësia për moszbatimin e reformave.

“Politikanët këtë e shfrytëzojnë si një lloj arsyetimi, madje e kanë më të lehtë t’i neglizhojnë kritikat që i adreson Bashkimi Evropian në raport me luftën kundër korrupsionit, pavarësinë e gjyqësorit… në esencë qëndrimin në vendnumëro, ngecjet për sa i përket realizmit të reformave”, thekson Nikollovski.

Nga ana tjetër, Xhelal Neziri, nga Qendra për Gazetari Hulumtuese thotë se euro-skepticizmi në rritje te qytetarët e Maqedonisë së Veriut buron nga mungesa e një perspektive të qartë evropiane për vendin. Megjithatë edhe ai thekson se më problematik mbetet inkorporimi i vlerave evropiane në qeverisjen e institucioneve.

“Nëse ne nuk mund të integrohemi në Evropë për shkak të bllokadës bullgare ne ndërkohë kemi mundur të evropianizojmë shtetin. Kur them ‘ne’ fjalën e kam për elitat politike, të cilët është dashur të kenë një vullnet politik më të theksuar kur bëhet fjalë për reformat, për luftën kundër korrupsionit, dhe kur bëhet fjalë për demokratizimin e institucioneve, por këtë elita politike e ka kamufluar me bllokadat në procesin integrues”, vlerëson Neziri për Radion Evropa e Lirë.

Rezultatet e Qendrës për Strategji Evropiane tregojnë se qytetarët e Maqedonisë së Veriut janë të mendimit se Bashkimi Evropian ka qëndrim jokorrekt ndaj vendit. Ky hulumtim bën të ditur se 65 për qind e qytetarëve të anketuar konsiderojnë se qasja e BE-së ndaj Maqedonisë së Veriut është shantazhuese dhe e padrejtë, për sa i përket kërkesës për ndryshimin e Kushtetutës, si kusht që vendi të vazhdojë procesin e integrimeve.

Por, ambasadori i Holandës në Shkup, Dirk Jan Kop, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë thekson se zbatimi i reformave është rruga e vetme që do ta çojë vendin më pranë familjes evropiane.

“Nuk do të ketë veto të re. Nëse ndryshohet preambula, në fazën e dytë nuk mund të ketë veto. Vendi duhet t`i përfundojë reformat dhe kjo është mënyra e vetme për të hyrë në BE, kurse procesi i skriningut do të tregojë se çfarë duhet të reformoni dhe fundja kjo është shumë më e rëndësishme se pozicioni bullgar”, thotë ai.

Neziri dhe Nikollovski ndajnë mendimin se procesi i reformave do të marrë hov në momentin që qytetarët e Maqedonisë së Veriut fajin për sa i përket bllokimit të procesit integrues, do ta kërkojnë tek elitat politike të vendit, përkatësisht pafuqinë për t’i vërë institucionet në shërbim të qytetarëve.

“Nuk mjafton të themi vetëm shtet ligjor, shtet i së drejtës, por këtu duhet shtuar dhe kërkesa për institucione demokratike – gjë që nuk e kemi – institucione që do t’i shërbejnë qytetarit dhe jo institucione që do ta rrjepin qytetarin”, thotë Neziri.

“Qytetarët janë të lodhur nga pritjet, tani në proces janë ndryshimet kushtetuese dhe i gjithë fokusi është vënë në to. Reformat janë lënë disi anash dhe pikërisht për këtë çdo ditë e më shumë ritet euro-skepticizmi sepse ndihen se japin shumë kundrejt asaj se që do përfitojnë me integrimin e vendit në BE”, thekson Nikollovski.

Për ndryshimin e Kushtetutës nevojiten dy të tretat e votave të deputetëve përkatësisht 80 nga 1120 deputetë sa ka Kuvendi i Maqedonisë. Shumica parlamentare ka mbështetjen e 74 deputetëve, ndërkohë që opozita maqedonase, VMRO DPMNE, është shprehur kundër ndryshimeve të Kushtetutës përkatësisht përfshirjes së bullgarëve në preambulë duke kërkuar garanci nga faktori ndërkombëtar se kjo do të jetë kërkesa e fundit nga fqinji lindor, Bullgaria, për të mos bllokuar procesin e integrimeve.

You Might Also Like

Ndeshja ndaj Serbisë, Proda: Policia dëshmoi profesionalizëm

Publikohen pamjet e ndjekjes së të miturit që qëlloi kandidatin presidencial të opozitës kolumbiane

Sulm i fuqishëm me dron në Moskë. Aeroportet janë mbyllur, fabrika është në flakë…

Trumpi dërgon Gardën Kombëtare në Los Angeles pas përleshjeve të dhunshme

Kandidati për president në Kolumbi qëllohet me plumba në kokë në mitingu

Kosova Times May 30, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Rubio: SHBA nuk ka pritshmëri të larta për bisedimet Ukrainë-Rusi

Kosova Times Kosova Times May 15, 2025
Komandanti i “Akhmat”: pesë luftëtarë çeçenë u kapën në rajonin e Kurskut
Tentativë për atentat ndaj ish-presidentit,Koka e shoferit te tij e pergjakur, plumbat shpërthejnë… (FOTO, VIDEO)
EHF shkruan për synimin e Dardaneve për kualifikim në Botëror
“Bota ruse” në vend të Krishtit?
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?