By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Nacionalizmi si mjet pushteti: Reflektime mbi strategjinë politike serbe, 1987–1999
July 2, 2025
Osmani: Brenda afatit, të arrihet pajtim për konstituimin e Kuvendit
July 2, 2025
Sekuestrohen telefona të kontrabanduar me vlerë mbi 65,000 euro
July 2, 2025
Kurti dhe Murati takohen me ambasadorin turk, flasin për bashkëpunim
July 2, 2025
Kuvendarët foshnjën e po sa lindur-Kosovë, me vetëdije apo pa vetëdije po e hudhin në kosh plehrash
July 2, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Abdixhiku: Veriu po sulmohet nga bandat e Kurti po i sulmon aleatët
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Abdixhiku: Veriu po sulmohet nga bandat e Kurti po i sulmon aleatët
Ballina 1Lajme

Abdixhiku: Veriu po sulmohet nga bandat e Kurti po i sulmon aleatët

Kosova Times
Last updated: 2023/05/31 at 2:41 PM
Kosova Times Published May 31, 2023
Share
SHARE

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se Kosova po është nën sulm të vazhdueshëm nga bandat kriminale në veri, por që sipas tij, në sulm po është edhe kryeministri Albin Kurti ndaj aleatëve kryesorë të vendit.

Abdixhiku ka thënë se këto përmbysje aleancash nuk i ka dashur askush në Kosovë, e siç thotë ai, Kurti as nuk ka legjitimitet për ta bërë një gjë të tillë te një popull që është historikisht properëndimor.

“Sot nuk është javë e zakonshme. Që prej të premtes po përballemi me situatë të pamenduar. Kosova është nën sulm të vazhdueshëm nga bandat kriminale të Vuçiqit, e kryeministri në sulm fatkeq ndaj miqve tanë ndërkombëtarë. E kjo s’ka ngjarë asnjëherë. Sa herë që kemi qenë të sulmuar nga Serbia, kemi qenë të mbrojtur nga miqtë ndërkombëtarë, sepse kemi qenë të bashkërenduar me ta, kemi vepruar bashkë me ta sepse kemi ndarë të njëjtat vlera dhe të njëjtat interesa e të njëjtin vizion. Këto përmbysje aleancash, vizionesh e prioritetesh askush nuk i ka dashur në Kosovë. Për këtë, nuk ka votuar askush. Prandaj, nuk mund të flasim tjetër gjë, përveç se një aventure të rrezikshme personale të Kurtit që nuk ka legjitimitet politik e demokratik në Kosovë. Sepse shkatërrimi i aleancës me miqtë tanë as nuk ka përputhje me vullnetin politik të popullit të Kosovës, vullnet ky historikisht properëndimor dhe as nuk është në interes të popullit”, ka thënë Abdixhiku në konferencë për media të mërkurën.

Abdixhiku ka thënë se aleatët ndërkombëtarë duhet të kuptojnë se sulmet e bandave në veri paraqesin rrezik për Kosovën dhe për rajonin.

“Sulmet ndaj Republikës janë sulme ndaj paqes rajonale. Ne ndajmë qëndrimet me miqtë tanë ndërkombëtarë për këtë paqe. Duhet koordinim i ngushtë i aleatëve me qeverinë për të qetësuar situatën”, ka thënë ai.

Kreu i LDK-së ka thënë se Kosova duhet të vazhdojë në politikat properëndimore dhe “të mos humb nga praktika aventuriere afatshkurtër për pak vota të Kurtit”.

“Ne insistojmë të vazhdojë Kosova në politikat properëndimore dhe asnjëherë të mos humb nga praktika aventuriere afatshkurtër. Kosova nuk duhej të binte në grackën e Serbisë. Përkundër të drejtës së pakontestueshme që të mbahen zgjedhjet, të ruhen kryetarët, duhet pasur edhe parasysh relacionet me miqtë tanë. Nuk na duhet një politikë që ofendon sekretarin amerikan të shtetit me gjuhë jodiplomatike. Kurti ka vendosur të luftojë kundër aleatëve për pak vota më shumë. Ne jemi të gatshëm që bashkë me aleatët të luftojmë për ta ndaluar këtë”, ka thënë ai.

Abdixhiku ka thënë se që nga sot do t’i përdorin të gjitha rrugët institucionale, politike dhe demokratike për të ndaluar këtë degradim, që sipas tij, e ka sjell Kurti.

LDK-ja ka ftuar Kurtin në seancë të jashtëzakonshme për gjendjen në veri dhe relacionet me ShBA-në, ndërsa i ka bërë thirrje presidentes Vjosa Osmani të flasë dhe të ketë pozicion të qartë për këtë çështje.

You Might Also Like

Osmani: Brenda afatit, të arrihet pajtim për konstituimin e Kuvendit

Sekuestrohen telefona të kontrabanduar me vlerë mbi 65,000 euro

Kurti dhe Murati takohen me ambasadorin turk, flasin për bashkëpunim

Osmani fillon takimin me Haradinajn

Maqedonci takon gjeneralin Iannucci, fokusi në bashkëpunimin në mbrojtje

Kosova Times May 31, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Ukraina sulmoi gjashtë rajone të Rusisë me dronë. Një person ka vdekur

Kosova Times Kosova Times March 23, 2025
Konvojet e WAGNER levizin drejt Rusise: Forcat speciale bjelloruse po përpiqen të parandalojnë…
“Ku ishim dje, ku jemi sot dhe ku presim të jemi nesër?”
Mot i khjellët në Shqipëri
Rusia thotë se ka penguar dy dronë amerikanë afër Krimesë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?