By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Presidenti gjerman e sulmoi Trumpin
January 8, 2026
Gruaja sllovene (44) vdes pas liposuksionit në Turqi
January 8, 2026
FFK organizon punëtorinë e parë mjekësore në nivel vendi
January 8, 2026
Pronarja e barit zviceran iku me para në dorë ndërsa njerëzit po digjeshin?
January 8, 2026
Kryebashkiaku i Minneapolis u thotë agjentëve të Trump të “largohen nga qyteti” pas vrasjes së gruas
January 8, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: AShAK: Serbia mbetet faktor destabilizues në Ballkan
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > AShAK: Serbia mbetet faktor destabilizues në Ballkan
Ballina 1Lajme

AShAK: Serbia mbetet faktor destabilizues në Ballkan

Kosova Times
Last updated: 2023/05/31 at 2:34 PM
Kosova Times Published May 31, 2023
Share
SHARE

Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës (AShAK) ka shprehur brengë për situatën e krijuar në veri të vendit duke thënë se ajo është rezultat i “politikave pro-ruse që ndjek mbështetësi dhe frymëzuesi i bandave kriminale, Beogradi zyrtar dhe presidenti [Aleksandar] Vuçiq”.

Përmes një komunikate të lëshuar për media, AShAK ka thënë se Serbia mbetet faktor destabilizues në rajon dhe dënoi aktet e dhunës në veri të vendit prej ku mbetën të plagosur 30 ushtarë të misionit paqeruajtës të KFOR-it.

Situata në veri të Kosovës, zonë e banuar me shumicë serbe, është tensionuar, prej kur Kosova instaloi me dhunë kryetarët shqiptarë të komunave Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, më 26 maj.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët thanë se përdorimi i forcës minon përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

AShAK thotë se është e domosdoshme që institucionet e Kosovës të përballojnë situatat e rrezikshme “në bashkëpunim dhe bashkërendim me aleatët”, për të mirën e qytetarëve të Kosovës dhe të paqes e të sigurisë në rajon.

“Ne mbështesim fuqishëm aleancën e popullit të Kosovës me Perëndimin dhe aleatët e saj natyrorë, të përcaktuar për anën e drejtë të historisë”, thuhet në komunikatë.

AShAK i kundërpërgjigjet SANU-së

AShAK po ashtu iu kundërpërgjigj deklaratave të një dite më parë të bëra nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Serbisë (SANU), të cilët i bënë thirrje komunitetit ndërkombëtar që “sa më shpejt të ndërmarrë hapa për të garantuar të drejtat themelore demokratike dhe njerëzore të popullit serb” në Kosovë, si dhe për të “siguruar paqen, sigurinë dhe jetë normale për të gjithë njerëzit që jetojnë atje”.

Bordi Ekzekutiv i SANU-së, të martën e 30 majit tha se “ata të cilëve u është besuar nga Kombet e Bashkuara të kujdesen në mënyrë të paanshme për paqen e të gjithë qytetarëve në Kosovë kanë marrë pjesë në dhunën ndaj qytetarëve të kombësisë serbe”.

“Me këtë rast shprehim keqardhjen tonë të thellë që Akademia Serbe e Shkencave dhe e Arteve (SANU), hartuese e ‘Memorandumit’ dhe ideatore e ‘botës serbe’, paraqitet sërish në publik me deklaratat e saj të zakonshme nacionaliste, duke e nxitur konfliktin dhe duke i quajtur zhvillimet në veriun e Kosovës dhe sulmet e bandave kriminale serbe mbi ushtarët e KFOR-it si ‘dhunë mbi popullin serb’”, tha AShAK.

Paradigma “bota serbe”, që është ekuivalente me “botën ruse” e ka burimin tek ideologjia nacionaliste serbe, e cila synonte krijimin e një shteti serb me përfshirje të të grithe serbëve në Ballkan.

Memorandumi i Akademisë Serbe të Shkencave dhe Arteve, të cilit i referohet AShAK-u, i hartuar në vitin 1986, është vlerësuar si dokumenti më i rëndësishëm për të vënë në lëvizje idenë e “botës serbe”, e cila iu ofrua si koncept ideologjik Sllobodan Millosheviqit, mbi parimin se të gjithë serbët duhet të merren nën mbrojtje dhe se ku ka serbë, është Serbi.

“Akademia Serbe do të duhej të ndalojë të ‘prodhojë ide’ dhe të hartojë politika që destabilizojnë Kosovën dhe mbarë hapësirën ballkanike”, thuhet në reagimin e AShAK.

Ky institucion shprehi mirënjohje për ushtarët paqeruajtës të KFOR-it dhe për vendimin për shtimin e kontingjentit me 700 trupa të reja në Kosovë.

You Might Also Like

Komuna e Rahovecit rrit në 600 euro subvencionimin e lindjes

Katër vdekje të dyshimta raportohen brenda një dite në Kosovë

Aksioni i policisë, BKS: Rasti është iniciuar nga ne si palë e dëmtuar

Evakuohen 10 familje nga lagja 2 Korriku në Mitrovicë

Dhuna në familje mbetet shqetësuese, policia raporton raste të shumta

Kosova Times May 31, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Lukoil ka punësuar një ish-këshilltar të Trump si konsulent për shitjen e aseteve të huaja

Kosova Times Kosova Times December 12, 2025
Përurohet shtatorja e Erion Kajtazit, që do të jetë simbol i ri i Mitrovicë
Kurti bashkëbisedoi me pjesëtarë të mërgatës në Hanover të Gjermanisë
Kurti përkujtoi me homazhe të vrarët në masakrën e Dubravës
Kosova përfiton grant 9.1 milionë euro për sistemin e ujitjes
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?