“Ngjarja ka ndodhur mbrëmë, rreth orës 23:30, derisa policët e stacionit në Ferizaj ishin në pikë kontrolli, në rrugën ‘’Ahmet Kaçiku” në Ferizaj kanë ndaluar personin A.M të moshës 27 vjeç, i cili ishte në kërkim policor .  Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës të Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘Vjedhje’’ më dënim burgimi prej shtatëmbëdhjetë ( 17) ditëve”, thuhet në njoftimin e policisë.

Pas kompletimit të dokumentacionit, sipas njoftimit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës. Policia kërkon bashkëpunim me qytetarët, që nëse kanë informacione për personat e kërkuar nga organet e rendit, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’”, thuhet në njoftimin ditor të policisë në Ferizaj.