By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 14 nëntor 2025
November 14, 2025
Vajza u sëmur në koncertin e Lady Gaga-s: këngëtarja ndaloi menjëherë performancën
November 13, 2025
Jakshiq: Nga katër karriget diplomatike të Serbisë, tre janë tronditur rëndë
November 13, 2025
“Nuk jemi Gjermania, fiksojeni këtë”, Sylvinho entuziast: Festojmë dhe mendojnë për Play Off, mund të shkojmë në Botëror
November 13, 2025
Sergej Lavrov dhe miti i turpit të tij
November 13, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Presidentja Osmani përfaqëson Kosovës në samitin e liderëve në Moldavi
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Presidentja Osmani përfaqëson Kosovës në samitin e liderëve në Moldavi
Lajme

Presidentja Osmani përfaqëson Kosovës në samitin e liderëve në Moldavi

Kosova Times
Last updated: 2023/05/31 at 9:22 AM
Kosova Times Published May 31, 2023
Share
SHARE

Me ftesë të organizatorëve të Komunitetit Politik Evropian, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Kishinau të Republikës së Moldavisë ku do ta përfaqësojë Republikën e Kosovës në samitin e dytë të Komunitetit Politik Evropian (EPC).

Presidentja Osmani do t’i bashkohet 46 krerëve të tjerë të shteteve të kontinentit evropian si dhe krerëve të institucioneve të BE-së, me qëllim të nxitjes së dialogut politik dhe forcimit të bashkëpunimit për t’i adresuar çështjet më urgjente të sigurisë dhe stabilitetit në Evropë, njofton Presidenca kosovare.

Krahas pjesëmarrjes në sesionet kryesore të Komunitetit Politik Evropian, Osmani thuhet se do të zhvillojë edhe takime me liderë të tjerë evropianë.

“Para liderëve të tjerë evropianë, presidentja Osmani do ta përçojë mesazhin e përkushtimit të palëkundur të popullit dhe institucioneve të Republikës së Kosovës për integrimin euroatlantik të Kosovës si garanci për paqe të qëndrueshme në rajon dhe më gjerë”, thuhet në njoftim.

Po ashtu gjatë takimeve bilaterale, Osmani do të diskutojë thellimin e bashkëpunimit për shtyrjen përpara të aplikimit të Kosovës për BE, çështje që lidhen me situatën e sigurisë në rajon, si dhe tejkalimin e sfidave të përbashkëta.

Kujtojmë se Komuniteti Politik Evropian është platformë për koordinim politik e krijuar mbi bazën e propozimit të presidentit francez, Emmanuel Macron, e cila synon nxitjen e dialogut dhe bashkëpunimit për çështje me interes të përbashkët, forcimin e sigurisë, stabilitetit dhe prosperitetit në kontinentin evropian.

You Might Also Like

Qeveria në detyrë miraton dy kërkesa të Ministrisë së Financave

Seanca për spiunazh, u shty për 20 nëntor

AAK: Zgjidhja e vetme dhe e domosdoshme, zgjedhjet e jashtëzakonshme

Osmani: Krenare me FSK-në dhe bashkëpunimin ushtarak me aleatët tanë

Bedri Hamza zyrtarizon kandidaturën për kryetar të PDK-së

Kosova Times May 31, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Kur algoritmi “arreston” Putinin

Kosova Times Kosova Times March 24, 2023
Hunter Biden pranon fajësinë për disa shkelje që të shmangë burgun
Qeveria i përgjigjet BE-së: Masat nuk janë zgjidhje, ne po zbatojmë ligjin
Intelegjeca ukrainase vret shkencëtarin për vdekje në Moskë
Aktakuzë për sulm ndaj personit zyrtar
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?