By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ne SHBA-të dënohet për tentativë spiunazhi për Rusinë
September 16, 2025
Vrasje në Ferizaj: Kushëri vrau kushëririn pas një mosmarrëveshjeje
September 16, 2025
Nis gjykimi i të dyshuarës serbe për spiunazh, Jelena Gjukanoviq
September 16, 2025
52 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
September 16, 2025
Takimi Bartholomew-Trump
September 16, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Promovohet libri ‘E vërteta e aktorit’- mbi diskriminimin e artistëve skenik në Kosovë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Kulturë > Promovohet libri ‘E vërteta e aktorit’- mbi diskriminimin e artistëve skenik në Kosovë
KulturëUncategorized

Promovohet libri ‘E vërteta e aktorit’- mbi diskriminimin e artistëve skenik në Kosovë

Kosova Times
Last updated: 2023/06/01 at 8:11 AM
Kosova Times Published May 31, 2023
Share
SHARE

Promovohet libri “E vërteta e aktorit”

 

Në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës u zhvillua promovimi librit “E vërteta e aktorit” të autorit Naim Berisha  aktor në Trupën Rezidente të Teatrit Kombëtar të Kosovës. Ky libër sjellë fakte interesante të denoncimit publik të padrejtësive në trajtimin institucional dhe ligjor të aktorëve etj.  Autori është ndalur vetëm në pasqyrimin  e realitetit te dokumentuar, në trajtimin dhe padrejtësitë me të cilat përballen aktorët e teatrit që nga paslufta në Kosovë.

Sadik Krasniqi, profesor në fakultetin edukimit fizik dhe në fakultetin e arteve, profesor i lëndës në luftërat skenike, prezantoi para të pranishmëve poezinë e tij ‘Aktori’, të cilën siç tha ai e shkroi në kohën sa ishte pjesë e përgatitjes së një shfaqjeje teatri, pjesë e së cilës ishte edhe aktori Berisha. Në pasusin e fundit të poezisë të cilën e përmbyll me tog fjalëshin: aktori është vullkan që shpërthen, kur e liga zë vend. “Detyrë e çdo intelektuali është që vërtet të shpërthejë e para ngjarjeve që mund të ndodhin në mesin epopujve dhe kombeve, të luftojë për të kthyer mbarë dhe në rrjedha të duhura përparimin e çështjes kombëtarë.

Aktori Avni Dalipi tha gjatë këtij promovimi se libri “E vërtetat e aktorit” prezanton më së miri problemet që ballafaqohen krijuesit tanë, në këtë rast aktorët e teatrit. “Jo  çdo herë këto procese kanë qenë të drejta por të shumtën e rasteve kanë qenë procese kanë ndikuar negativisht ne jetën e aktorëve duke ua humbur energjinë krijuese në drejtim të një energjie tjetër dhe shumë të nevojshme –energjia e mbrojtjes së të drejtës të vetë punës së aktorit”. Dalipi vlerësoi angazhimin jetësor të autorit për të mbrojtur të drejtën e aktorit dhe për të vënë në pah të gjitha shkeljet të cilat ndodhin në punën e tyre.

Studiuesi Imer Topanica, duke folur për librin, tha se kur e lexon të vërtetën që e prezanton Berisha në një gjuhë kaq të qartë e bindëse nuk mund e të mos e artikulosh një pyetje retorike. Tempulli i artë do të jetë i katandisur në një batak anti vlerash e skandalesh, një shoqërie të rënë në një letargji të thellë i duhet një zë i tillë kumbues që shkund e tronditë, zgjon e ndërgjegjëson.   Topanica tha se ky libër, të mëson se përmasat e padrejtësive të shtrira në institucionet publike teatrore që kanë kufij të  paimagjinueshme.

“Berisha nëpërmjet këtij libri, veç që na i çelë sytë, gati përdhunshëm për të na ndërgjegjësuar rreth gjendjes në të cilën ndodhemi, nuk flet vetëm nga prizmi i njohësit të teatrit, e as historisë së dhimbshme të tranzicionit në jetën teatrore, por si një intelektual i mirëfilltë”- tha ai ndër të tjerash.

Recensenti i këtij libri Enver Petrovci tha se ky libër trajton një temë të ndjeshme dhe të paprekur deri më tani nga ndonjë autor që merret me studimin e fushës së teatrit dhe filmit në Republikën e Kosovës. “Ky libër në mënyrë të besueshme jep diagnozën e gjendjes në të cilën ndodhen sot aktorët si kategori e perfomuesve  të artit, por po ashtu jep rekomandimet se si kjo gjendje mund të ndryshojë ,përkatësisht fillojë të përmirësohet   në të ardhmen si në rrafshin ligjor  ashtu edhe në atë institucional. “Libri në mënyrë të kompletuar studion trajtimin e aktorit në rrafshin ligjor  dhe institucional përcakton parametrat e këtij trajtimi dhe ngre nevojën e domosdoshmërisë   së lëvizjeve përpara drejt trajtimit më të mirë të kësaj kategorie  në të ardhmen”, vlerëson ai. Në fund autori Berisha duke iu falënderuar pjesëmarrësve në promovimin e librit,   tha se atëherë kur politikanët të kuptojnë rëndësinë e artit dhe kulturës duke hequr dorë nga ndërhyrjet dhe interferimi në këtë fushë sa senzitive po aq edhe shpirtërorë do të fillojë të ndryshojë pozita denigruese e artistëve në përgjithësi dhe aktorëve në veçanti. /I.Krasniqi

You Might Also Like

Gjenerali rus: Nëse Perëndimi vendos një zonë ndalim-fluturimi mbi Ukrainën, ne do të sulmojmë vendet e NATO-s

Anëtaret e Pussy Riot dënohen në mungesë me deri në 13 vjet burg

Kinezët po hapin një urë që do të thyejë të gjitha rekordet botërore: Ka kaluar testet më të vështira

Bardem mbante një keffiye palestineze në Çmimet Emmy: Nuk do të punoj me ata që mbështesin gjenocidin

”Adolescence” dhe Owen Cooper triumfojnë në Emmy Awards

Kosova Times May 31, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Hasani: Rikonfirmim i angazhimit në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit

Kosova Times Kosova Times July 11, 2024
Kandiq dridh Serbinë: Studentët të vendosin lule në Batajnicë, ku kishte varreza masive me shqiptarë
ShBA-ja e shqetësuar për planet izraelite të zgjerimit të vendbanimeve
Presidentja e Gjeorgjisë: Rusia duhet të tërhiqet nga Osetia e Jugut dhe Abkhazia
Aksident trafiku në Klinë, humb jetën një kadet i policisë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?