By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Shpërthim i fuqishëm në Diell
July 17, 2025
Në pritje të 120 deputetëve në zarf!
July 17, 2025
Rexhepi pas takimit me shefin e EULEX-it: Gjyqësori do të mbrojë pavarësinë
July 17, 2025
Vendbanimi më i vjetër liqenor i Evropës zbulohet në Shqipëri
July 17, 2025
Dogana e Kosovës arreston një oficer doganor dhe nje trasportues mallrash
July 17, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Saimir Tahiri lirohet nga burgu, 20 muaj para përfundimit të dënimit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Saimir Tahiri lirohet nga burgu, 20 muaj para përfundimit të dënimit
Ballina 2Rajon / Botë

Saimir Tahiri lirohet nga burgu, 20 muaj para përfundimit të dënimit

Kosova Times
Last updated: 2023/06/03 at 10:00 AM
Kosova Times Published June 2, 2023
Share
SHARE

Gjykata e shkallës së parë e Elbasanit, në Shqipëri, liroi nga burgu ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, ndërsa i kishte mbetur pa shlyer edhe një vjet e tetë muaj nga dënimi.

Tahiri u dënua me tre vjet e katër muaj heqje lirie, në shkurt të vitit 2022, nën akuzën e “shpërdorimit të detyrës”.

Gjykata e argumentoi lirimin e tij të premten, më 2 qershor, me një raport të Institutit të Mjekësisë Ligjore, ku theksohej se bashkëshortja e ish-ministrit të Brendshëm, për shkak të problemeve shëndetësore, nuk mund të kujdeset për dy fëmijët e çiftit.

Dënimin e mbetur, pasi vuajti 16 muaj heqje lirie, Tahiri do ta kalojë në shtëpi dhe sipas vendimit të Gjykatës, ai mund të lëvizë nga banesa vetëm “për plotësimin e nevojave të domosdoshme familjare, kur Shërbimi i Provës është dakord”.

Avokati mbrojtës Maks Haxhia tha se Tahiri plotësonte kushtet e dënimit alternativ.

“Nuk mund të pretendohet se ka rrezikshmëri të theksuar shoqërore për veprën penale për të cilën është dënuar. Ka dy fëmijë në ngarkim. Bashkëshortja vuan nga një sëmundje, që kur e kapin krizat është në pamundësi që t’u shërbejë fëmijëve”, tha avokati Haxhia për mediat.

Vetë ish-ministri reagoi në rrjetet sociale duke thënë se u përball me padrejtësi dhe se tani nuk do të ndalet duke kërkuar drejtësi.

Tahiri u akuzua për trafik droge, por u dënua për shpërdorim detyre

Më 4 shkurt të vitit 2022,Gjykata e Apelit Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (GjKKO) pas një seance të gjatë, dënoi Tahirin me pesë vjet burg për “shpërdorim të detyrës”.

Për shkak se Tahiri pranpoi gjykimin e shkurtuar, dënimi u ul në tre vjet e katër muaj burgim.

Tahiri u dënua vetëm për “shpërdorim detyre” duke i “shpëtuar” akuzave të tjera të ngritura nga Prokuroria si: “Korrupsion i zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”.

Dënimin prej 16 muajsh e ka vuajtur në burgun në Kosovë të Lushnjës.

Ish-ministri i brendshëm, u vu nën hetim në vitin 2017, nën dyshimet se kishte lidhje me një grup kriminal të drejtuar nga vëllezërit Habilaj, me të cilët Tahiri ka lidhje farefisnore. Ata janë të akuzuar për trafik lëndësh narkotike dhe ky grup është duke u hetuar edhe në Itali.

Asokohe, në aktakuzë, Prokuroria përmendte katër episode të trafikimit të drogës drejt Italisë, ku sipas hetuesve ishte përfshirë edhe ish-ministri. Për këtë akuzë u kërkua dënimi me 12 vjet burg. Për shkak të mungesës së provave, Gjykata e dënoi vetëm për “shpërdorim detyre”.

Prokuroria e kundërshtoi vendimin në Gjykatën e Apelit, e cila vendosi ta kthej çështjen në shkallën e parë.

Beteja vijon në Gjykatën e Lartë, ku ish-ministri kërkon pafajësi, ndërsa Prokuroria kërkon që Tahiri të mos dënohet vetëm për shpërdorim detyre, por për favorizim të trafikut drogës drejt Italisë, si pjesë e një grupi kriminal të drejtuar nga vëllezërit Habilaj.

Reagimet për lirimin e ish-ministrit të Brendshëm

Lirimi i ish-ministrit Tahiri solli reagime të shumta në Shqipëri.

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim e cilësoi “zhgënjyes” lirimin e tij nga burgu.

“Shumë zhgënjyese të shohësh se mënyrat e vjetra të mosndëshkimit dhe privilegjimit për disa, vazhdojnë në sistemin e drejtësisë në Shqipëri”, theksoi ambasadorja në Facebbok.

Duke vlerësuar se këto metoda nuk janë të përshtatshme për një aleat të NATO-s dhe aspirant për anëtarësim në Bashkimin Evropian (BE), ambasadorja kërkon që ato duhet të refuzohen me vendosmëri.

Ambasadorja Kim kujton se “ShBA-ja e konsideron korrupsionin si një kërcënim thelbësor të sigurisë kombëtare”.

“Ata që merren me dhënien ose pranimin e kërcënimeve dhe nxitjeve – për shembull, për të ndihmuar miqtë e fuqishëm – duhet të kuptojnë se veprimet e tyre do të kenë pasoja”, shkroi ambasadorja Kim.

Ndërkaq opozita e cilësoi lirimin e Tahirit si “turp për drejtësinë”. Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi tha se vendimi ishte politik dhe “nxitje për thellimin e korrupsionit dhe abuzimin me pushtetin”.

Sipas ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, lirimi u bë me urdhër të kryeministrit aktual, Edi Rama.

You Might Also Like

Shpërthim i fuqishëm në Diell

Gjykata e dënoi gjeneralin rus me 6 vjet burg dhe ia hoqi gradën

“Jo më pak se 59 goditje me thikë.” Rektori i një Universiteti të Shën Petersburgut i dha një çmim vrasësit

Dy britanikë mbërrijnë me pushime në Portugali. Gjenden të vdekur në pishinë brenda 24 orësh

Vitali Klitschko për DW: “Nevojiten sanksione, jo 50 ditë”

Kosova Times June 2, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Cilësia e ulët në universitetet maqedonase largon studentët jashtë

Kosova Times Kosova Times January 4, 2023
Një intervistë e paparë më parë e Navalny: Ne perëndim ka njerëz që u shërbejnë banditëve rusë
ShBA-ja akuzon një kinez për shkelje të sanksioneve ndaj Iranit
Lajçak: Takimi i nesërm në Bruksel është veçanërisht i rëndësishëm
Vdekje të dyshimta në Gjilan dhe Gjakovë, policia nis hetimet
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?