Munir Alibabiq , ish shef i sektorit të UDB së Sarajevës dhe dikur drejtor i agjencisë federative të kundërzbulimit të BH ka prezantuar përvojën e tij të pasur për këtë dhe sekrete të tjera të sigurisë-zbulimit në librin e fundit “ Vrasja e Bosnjës pas Titos”, i cili u botua këto ditë. Në një intesrvistë për të përditshmen nga Sarajeva SB duke folur për veprimet e kreut të UDB-së së ish federatës së Jugosllavisë Jovica Stanishiq i cili ditë më parë së bashku me Simatoviqit u dënuan me 15 vjet burgim nga gjykata ndërkombëtare për krime lufte.
Alibabiqit ka sqaruar edhe për pretendimet e Jovica Stanishiqit dhe mbrojtjen e tij në Hagë se gjatë gjithë kohës që ka kaluar si kryeshef i UDB-së së Serbisë, ka bashkëpunuar fshehurazi me komunitetin e inteligjencës amerikane, përkatësisht CIA-n.
Ai tha se nuk e di sa është e saktë kjo, por dihet se ai dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Serbe, Momçilo Perishiq, janë shkarkuar disa muaj para sulmit të NATO-s ndaj Serbisë. Dihet gjithashtu se në fillim të asaj lufte Millosheviqi e “ngriti” Vasiljeviqin nga pensioni dhe e emëroi sërish në krye të shërbimit kundërzbulues të Ushtrisë së RFJ-së..”
Alibabiq beson se Jovica Stanishiq në një moment nuk ka dashur të përmbushë detyrat e pista që Millosheviqi dhe gruaja e tij i kanë vënë përpara.
“Stanishiq nuk është një person që padiskutim do të kryente krime të tilla të tmerrshme në vetë Serbinë, si vrasja e Vuk Drashkoviqit, likuidimi i gazetarëve Slavko Ćuruvija apo Ivan Stambolić. Pasardhësi i tij Rade Markoviq, i cili është edhe më i paskrupullt dhe mizor, u angazhua për këto detyra… Pas ardhjes në pushtet të Zoran Xhinxhiqit pati një mundësi të madhe për të reformuar UDB-në, për ta çliruar atë nga trashëgimia e Stanishiqit dhe Simatoviqit, d.m.th. Rade Markoviqit. Në të erdhën njerëz më të rinj, profesionistë të pangarkuar nga trashëgimia e luftës. sherbimi si Goran Petroviq dhe Zoran Mijatoviq.Fatkeqësisht e gjithë kjo u ndal, pra u përmbys pas vrasjes së Xhixhiqit. Mos harrojmë se ai u vra nga ato struktura, Njësia e Operacioneve Speciale, e cila gjatë luftës në Bosnje dhe Hercegovina përhapën vdekjen, kryen krime kundër njerëzimit,spastrim etnik, për të cilin më në fund u dënuan Jovica Stanishiq dhe Franko Simatoviq., përfundon Munir Alibabiq.
Ky ish-zyrtyar i inteligjencës ka prezantuar përvojën e tij të pasur për këtë dhe sekrete të tjera të sigurisë-zbulimit në librin e fundit “ Vrasja e Bosnjës pas Titos”, i cili u botua këto ditë.