By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Nese senati amerikan miratone ligjin, do sjellin dite te veshtira per te korruptuatit
November 20, 2025
Ky është apartamenti me pamjen më të bukur në Paris
November 20, 2025
Fyerja e deputetëve të Bundestagut nuk mund të shkonte pa lejen e shefit kryesor
November 20, 2025
Hapet parkimi publik me 400 vende në Durrës, funksionon me energji diellore
November 20, 2025
Përgjigja e Greqisë ndaj Rusisë: “Kërcënimet kundër shteteve sovrane refuzohen automatikisht”
November 20, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Haziri: Nuk bashkëqeverisim me LVV-në në Gjilan, do të jemi opozitë agresive
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Haziri: Nuk bashkëqeverisim me LVV-në në Gjilan, do të jemi opozitë agresive
Ballina 1Lajme

Haziri: Nuk bashkëqeverisim me LVV-në në Gjilan, do të jemi opozitë agresive

Kosova Times
Last updated: 2023/06/03 at 5:28 PM
Kosova Times Published June 3, 2023
Share
SHARE

Lidhja Demokratike e Kosovës në Gjilan është deklaruar kundër një koalicioni të mundshëm me Lëvizjen Vetëvendosje për udhëheqjen e komunës, pas njoftimit të kryetarit të Gjilanit, Alban Hyseni, se i kanë ndarë rrugët e bashkëqeverisjes me Partinë Demokratike të Kosovës.

Më 31 maj, kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni i cili vjen nga radhët e LVV-së, njoftoi se e ka prishur koalicionin me Partinë Demokratike të Kosovës, pasi që, sipas tij, kjo parti nuk ishte prezente në tri seanca të asamblesë, duke bërë që ato të dështojnë.

E LDK-ja, përmes një konference të sotme për media, ka thënë se nuk do të hyjë në koalicion me LVV-në në Gjilan, por se do të jetë “opozitë agresive e këtij pushteti që projektet e Gjilanit po i konsideron si të huaja”.

“Zhvillimet në Komunën e Gjilanit kanë qenë të befasishme, por gjithashtu edhe të pritshme nga ana jonë. Kjo për shkak se koalicioni i ndërtuar VV-PDK në Gjilan, nuk ishte ndërtuar në bazë të një programi për Gjilanin e zhvilluar, por për interesa personale e partiake. Dalja e PDK-së nga koalicioni dhe deklaratat e tyre pas daljes nga ky koalicion, tregojnë se mundësia për të bashkëpunuar me të parin e ekzekutivit për të mirën e përbashkët publike, ka qenë minimale apo s’ka ekzistuar fare”, ka thënë kryetari i Degës së LDK-së në Gjilan, Lutfi Haziri.

Ai tha se e rikonfirmon qëndrimin e LDK-së se “jemi opozitarë deri në fund të këtij mandati, duke mos shprehur gatishmërinë për bashkëqeverisje me partinë në pushtet”.

“14 këshilltarët tanë pasqyrojnë shumicën e qytetarëve në Kuvendin Komunal, dhe presim që ky besim qytetar të respektohet nga Kryesuesi i Kuvendit, duke liruar pozitën e të parit të Kuvendit që me legjitimitet i takon Lidhjes Demokratike të Kosovës. Në të kundërtën, LDK gjatë javës së ardhshme do të fillojë me procedurat e nevojshme për marrjen e mandatit që i takon, në koordinim me partnerët tanë opozitarë dhe partinë e sapo dalë në opozitë”, u shpreh më tej Haziri.

Sipas tij, gatishmëria e LDK-së për të kontribuar në një bashkëpunim që do të sjell politika të mira e zhvillimore për komunën “nuk ka munguar asnjëherë, por gjithmonë në bazë të parimeve të demokracisë, ligjshmërisë dhe politikave të duhura për qytetarët”. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Hapet parkimi publik me 400 vende në Durrës, funksionon me energji diellore

BE shpreh keqardhje për ngërçin politik

Kosova dhe Shqipëria luajnë në të njëjtin orar në play-offin e Botërorit

Osmani nderon fëmijët që dorëzuan portofolin në polici

Pezullohet nga detyra zëvendëskryeministrja e Shqipërisë, Belinda Balluku

Kosova Times June 3, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Talibanët mbyllin sytë para prodhimit të opiumit

Kosova Times Kosova Times October 26, 2022
Reagime pas fotografisë së FSK-së: Hibrid thotë se fotoja ishte e vërtetë
Acari mbërthen vendet nordike
Ambasadori Hill: Eshtë koha e fundit që Serbia të bëjë kthim drejt perëndimit”
Von Der Leyen: BE-ja qëndron pranë Ukrainës “për aq kohë sa duhet”
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?