By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ide për darkë të shpejtë: Rrotull pice i bërë nga brumëra të gatshëm, gati në 15 minuta
May 18, 2025
Rusia do të lëshojë një raketë me rreze veprimi prej 10,000 kilometrash sonte, duan t’i trembin të gjithë
May 18, 2025
Bisedimet në Stamboll: Kreu i delegacionit rus kërcënoi përfaqësuesit e Ukrainës
May 18, 2025
Al-Hadath: Trupi i udhëheqësit të Hamasit, Mohammed Sinwar, gjendet në Rripin e Gazës
May 18, 2025
Zelensky, Vance dhe Rubio takohen për herë të parë që nga grindja në Shtëpinë e Bardhë
May 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Heqja e vetos në BE, si zgjidhje për zgjerim më të shpejtë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Gjeopolitikë > Heqja e vetos në BE, si zgjidhje për zgjerim më të shpejtë
Ballina 2Gjeopolitikë

Heqja e vetos në BE, si zgjidhje për zgjerim më të shpejtë

Kosova Times
Last updated: 2023/06/04 at 5:54 PM
Kosova Times Published June 4, 2023
Share
SHARE

Në kohën kur në Bashkimin Evropian thonë se “është krijuar një moment i ri për zgjerimin” pasi Ukraina dhe Moldavia kanë marrë statusin e kandidatit, ndërsa një status i tillë i është premtuar edhe Gjeorgjisë, janë rritur zërat për heqjen e vetos në procesin e marrjes së vendimeve në Këshillin e BE-së.

Këto propozime arsyetohen me faktin se edhe tash kur BE-ja ka 27 shtete anëtare po dëshmohet se është e vështirë të miratohen vendimet, ndërsa po të pranohen edhe shtetet tjera, do të bëhet edhe më vështirë.

Së fundi, thirrjeve që për disa çështje të politikës së jashtme dhe sigurisë të hiqet vetoja dhe të kalohet në votimin me shumicë të kualifikuar, u është bashkuar edhe kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz.

Më herët thirrje të tilla ka bërë edhe presidenti i Francës dhe shumë zyrtarë tjerë të lartë të BE-së. Këto propozime janë në përputhje edhe me kërkesat e qytetarëve të vendeve të Bashkimit Evropian që janë shprehur gjatë të ashtuquajturës “Konferencë për të ardhmen e Evropës”.

Mbështetësit e heqjes së vetos thonë se BE-ja së pari duhet të reformohet përbrenda në mënyrë që të jetë e gatshme për t’u zgjeruar. Të tjerët thonë se heqja e vetos do ta bënte BE-në më funksionale, ndërsa zëri i saj në botë do të ishte më i respektuar dhe ndikimi do të rritej.

Bashkimi Evropian, aktualisht, për secilin vendim në fushën e politikës së jashtme dhe sigurisë duhet ta bëjë me konsensus. Kjo ka bërë që shpesh vendimet të bllokohen nga ndonjë shtet anëtar, edhe kur të gjitha tjerat ishin në favor.

Edhe në procesin e vendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë ka shpesh raste kur disa shtete vonojnë vendimet ose i bllokojnë në tërësi. Hungaria është përmendur më së shpeshti si shembull.

Në këtë mënyrë këto sanksione bëhen më pak efikase.

Në BE, aktualisht, për rreth 80 për qind të vendimeve kërkohet shumica e kualifikuar, ndërsa për pjesën tjetër është ruajtur e drejta e vetos, përfshirë edhe në politikën e jashtme dhe të sigurisë, që ku hyn edhe procesi i zgjerimit.

Sipas formulës së vendosjes me shumicë të kualifikuar për të kaluar një vendim duhet të votojnë në favor së paku 55 për qind të shteteve anëtare (së paku 15 vende anëtare të BE-së) me kushtin që ato të përfaqësojnë së paku 65 për qind të popullsisë së BE-së.

Kjo do të thotë se katër vende të mëdha, për shembull Gjermania, Franca dhe dy tjera, mund ta formojnë të ashtuquajturën “pakicën bllokuese” dhe të bllokojnë një vendim edhe në rastet kur 23 shtete mund të jenë në favor. Kjo bën që shtetet e mëdha të kenë pak më shumë mundësi sesa ato të vogla.

Kjo është edhe arsyeja pse shumë vende më të vogla anëtare janë kundër heqjes së vetos, sepse kanë frikë se mund të mbivotohen.

Por, përveç funksionimit më të lehtë të BE-së, heqja e vetos do të ishte e nevojshme edhe për të shpejtuar procesin e zgjerimit. Kjo sepse në këtë proces ka pasur shpesh bllokime nga ndonjë vend anëtar që ka ndikuar dukshëm në vonesa gjatë procesit.

Sllovenia disa herë kishte bllokuar Kroacinë gjatë procesit të negociatave për shkak të mospajtimeve bilaterale.

Greqia me vite kishte mbajtur peng nisjen e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut për shkak të emrit. Edhe pasi Shkupi arriti marrëveshje me Greqinë dhe e zgjidhi këtë problem, pengesa nisi të bëjë Bullgaria.

Nëse mbahet e drejta e vetos atëherë ata që hyjnë më herët në BE, do të mund t’i bllokojnë fqinjët e tyre. Kjo përmendet nga disa diplomatë edhe në rastin e Kosovës dhe Serbisë.

Edhe Parlamenti Evropian ka propozuar që në procesin e zgjerimit të vendoset me shumicë të kualifikuar e jo me konsensus. Por, për t’u hequr e drejta e vetos duhet të ndryshohen Traktatet themelore të Bashkimit Evropian. E, për ndryshimin e tyre secili vend anëtar mund ta përdorë veton. Pra, vendet e BE-së kanë të drejtë të vendosin veto për të bllokuar heqjen e vetos.

Kur është fjala për zgjerimin e BE-së, diplomatët në Bruksel thonë se nuk është reale në një të ardhme të pritet heqja e vetos në tërësi, por se do të ishte mirë që kjo të hiqet për shumicën e hapave teknikë në proces.

Për shembull, do të mjaftonte shumica e kualifikuar për hapjen dhe mbylljen e kapitujve, për caktimin e kritereve, ndërsa në fund të procesit do të mbetej e drejta e vetos për pranimin e anëtarëve të ri. Kjo do të siguronte se pa pajtimin e të gjitha vendeve ekzistuese anëtare nuk mund të pranohet një anëtar i ri në BE. Kjo do të ishte në përputhje me praktikën ekzistuese, sepse një vend bëhet anëtar i ri përmes Nënshkrimit të Traktatit të Anëtarësimit.

E ky traktat, sikur traktatet tjera, do të duhej të nënshkruhej nga të gjitha vendet anëtare dhe të kalojë procesin e ratifikimit nga të to.

Por, mbajtja e vetos për secilin hap në proces të anëtarësimit shihet si pengesë për përshpejtimin e këtij procesi, sepse shpesh vendet bllokojnë një proces për muaj e vite për çështje që duken krejtësisht teknike.

Debati për heqjen e vetos në çështjet e politikës së jashtme dhe të zgjerimit do të vazhdojë në BE, por nuk pritet që të ketë edhe propozime formale apo ndryshime në mandatin e tashëm të Parlamentit dhe Komisionit.

Zgjedhjet Evropiane do të zhvillohen në pjesën e parë të muajit qershor të vitit të ardhshëm, pastaj në fund të vitit 2024 do të formohet edhe Komisioni i ri Evropian, do të zgjidhet edhe presidenti i ri i Këshillit Evropian.

Pas kësaj mund të nisë realisht edhe procesi i ndryshimit të vendimmarrjes në BE që mund të çojë edhe deri te heqja e vetos në disa raste në politikën e jashtme dhe të sigurisë të BE-së.

You Might Also Like

Zelensky, Vance dhe Rubio takohen për herë të parë që nga grindja në Shtëpinë e Bardhë

Anije e Marinës Meksikane përplaset me Urën e Bruklinit, të paktën 2 të vdekur dhe 19 të plagosur

Weber: Qeveria e re gjermane duhet të bëjë kthesë në dialogun Kosovë-Serbi

Osmani me Kallas: Koha që BE t’i përgjigjet Kosovës për hapin e radhës

Rama nis takimet dypalëshe, pret kreun e NATO-s dhe liderët evropianë

Kosova Times June 4, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Krasniqi: BE t`i tregojë Kosovës pse ka ndryshuar qëndrim për urën e Ibrit

Kosova Times Kosova Times August 14, 2024
Shtëpia e Bardhë sugjeron se Kremlini është përgjegjës për vdekjen e Prigozhinit
Osmani dënon qasjen ndërhyrëse të Serbisë në procesin e zgjedhjeve
Të paktën 28 ​​njerëz vdiqën në rajonin Kherson pas përmbytjes
Në kërkim të një shtëpie për personat me aftësi të kufizuara
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?