By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Dokumente të reja zbulojnë se Epstein i ofroi Miroslav Lajçakut
January 31, 2026
Feja dixhitale dhe debatet rreth rebelimit
January 31, 2026
Radhë të mëdha pakistanezësh në Barcelonë pas vendimit të qeverisë spanjolle
January 31, 2026
Shpërthime në Iran
January 31, 2026
Prorokoviq: Serbia e vetmja nyjë përmes së cilës pulson lidhja me Moskën
January 31, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: 25 vjet burg për Izet Godenin, 70 vjeçarin që vrau gruan e tij më sëpatë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > 25 vjet burg për Izet Godenin, 70 vjeçarin që vrau gruan e tij më sëpatë
Lajme

25 vjet burg për Izet Godenin, 70 vjeçarin që vrau gruan e tij më sëpatë

Kosova Times
Last updated: 2023/06/05 at 10:20 AM
Kosova Times Published June 5, 2023
Share
SHARE

Me 25 vjet burg është dënuar Izet Godeni, 70 vjeç, i cili më sëpatë, vrau në gjumë, bashkëshorten e tij, Sadije Godeni, 63 vjeç.

Ky është verdikti që shqiptoi trupi gjykues në Gjykatën Themelore në Prishtinë, përkatësisht, Departamenti për Krime të Rënda, për rastin e rëndë të ndodhur më 25 nëntor 2011.

Godeni u gjet fajtor për veprën penale “Vrasje e rëndë”. Kryerjen e veprës së rëndë, e ka pranuar edhe vetë i akuzuari.

Gjykata sqaroi se më 30 maj 2023, ka mbajtur shqyrtimin fillestar në këtë çështje penale, në të cilin i akuzuari I.G (Izet Godeni v.j), ka pranuar fajësinë.

Ndërsa me datë 31 maj 2023 gjykata ka shpallur aktgjykimin, e njëkohësisht i është vazhduar masa e paraburgimit.

Sipas gjykatës, i akuzuari me datë 25 nëntor 2022 rreth orës 04:00, në shtëpinë e tij në Prishtinë, në mënyrë mizore dhe dinake, kishte privuar nga jeta bashkëshorten e tij, tani të ndjerën Sadije Godeni.

Vrasjen ai e kishte kryer derisa e ndjera kishte qenë duke fjetur. I akuzuari e kishte goditur me sëpatë disa herë në pjesën e majtë të kokës dhe si pasojë e këtyre goditjeve, e ndjera kishte ndërruar jetë.

Gjykata deklaron se kjo gjendje faktike është vërtetuar pas pranimit të fajësisë nga i akuzuari dhe provat materiale që gjenden në shkresat e lëndës, kurse kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Pas kryerjes së vrasjes, 70-vjeçari ishte vetëdorzua në polici, raporton RTKlive.

Rasti kishte tronditur banorët e lagjes “Tophane” ku jetonte çifti, të cilin e kishin përshkruar si të qetë e pa probleme.

E ndjera Sadije Godeni, për 28 vjet ishte mësimdhënëse në shkollën “Dardania” në Prishtinë. Kolegët e së ndjerës patën thënë një ditë më parë, kishin pasur bisedë të zakonshme me të, dhe 63-vjeçarja nuk kishte shfaqur asnjë shenjë se diçka nuk ishte në rregull.

You Might Also Like

Kurti: Zahir Pajaziti me shokë, dritë udhërrëfyese e rezistencës çlirimtare

Çipa: Kodi Penal i ri dhe “kurthi i statusit”: rrezik për gazetarët dhe investigimin

Delegatët e Kuvendit të LDK-së me qëndrime të ndryshme ndaj Abdixhikut

Abdixhiku zyrtarisht dorëzon dorëheqjen e tij para Kuvendit të LDK-së

Abdixhiku: Ia kam lënë në duar anëtarësisë, LDK do të dal më e unifikuar

Kosova Times June 5, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Uncategorized

Hovenier ndan momente të përgatitjeve për eventin e Pavarësisë së ShBA-së

Kosova Times Kosova Times July 2, 2024
Mblidhen komisionet hetimore për tekste shkollore dhe MPJD
Welt: BE-ja ka përjashtuar dërgimin e trupave evropiane në Ukrainë
Kievi dhe Odesa goditen nga sulmet ajrore ruse për të dytën natë me radhë
Zelensky arrin në Uashington
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?