By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Dy armiq të betuar janë bashkuar kundër Putinit
July 17, 2025
Reshje të rrëmbyeshme shiu godasin Korenë e Jugut: Dy të vdekur, më shumë se 1,000 të evakuuar
July 17, 2025
Horoskopi ditor për 17 korrik
July 17, 2025
Torres: SHBA nuk ka aleat më të madh se Kosovën në Ballkanin Perëndimor
July 17, 2025
Moti me diell dhe vranësira të pakta
July 17, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kievi dhe Odesa goditen nga sulmet ajrore ruse për të dytën natë me radhë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Kievi dhe Odesa goditen nga sulmet ajrore ruse për të dytën natë me radhë
Rajon / Botë

Kievi dhe Odesa goditen nga sulmet ajrore ruse për të dytën natë me radhë

Kosova Times
Last updated: 2023/07/19 at 12:42 PM
Kosova Times Published July 19, 2023
Share
SHARE

Rusia nisi një sulm masiv ajror në portin ukrainas të Odesës për të dytën natë me radhë, sulm të cilin një zyrtar ukrainas e përshkroi si “ferr”. Autoritetet ukrainase, megjithatë, u zotuan se do të vazhdojnë punën për eksportin e drithërave.

Sulmi ishte “shumë i fuqishëm, me të vërtetë masiv”, tha Serhiy Bratchuk, zëdhënës i administratës ushtarake të Odesës, përmes një mesazhi në kanalin e tij në Telegram të mërkurën.

“Ishte një natë si në ferr”, tha ai, duke shtuar se detajet për dëmet dhe viktimat do të vijnë më vonë.

Pas shpërthimit në një urë që lidh Rusinë me gadishullin e Krimesë, për të cilin Moska e fajësoi Ukrainën, Rusia u zotua për hakmarrje dhe nisi sulmet në Odesa.

Odesa është porti më i rëndësishëm për eksportet e grurit të Ukrainës.

Pak kohë pas incidentit të urës, Moska u tërhoq nga marrëveshja e drithërave të Detit të Zi që kishte lehtësuar eksportin e sigurt të grurit të Ukrainës për një vit. Kombet e Bashkuara shprehën shqetësimin se ky veprim rrezikon të krijojë uri në mbarë botën.

“(Ata) po përpiqen të trembin të gjithë botën, veçanërisht ata që duan të punojnë për korridorin e grurit…Ukrainën, Turqinë dhe Kombet e Bashkuara”, tha Bratchuk.

Pjesa më e madhe e Ukrainës ushtonte nga alarmet për sulme ajrore, duke filluar menjëherë pas mesnatës të së mërkurës, me Rusinë që goditi edhe qytete tjera, duke përfshirë një sulm me dronë në Kiev.

“Ishte një natë e vështirë nga sulmet ajrore për të gjithë Ukrainën, veçanërisht në jug, në Odesa”, tha Serhiy Popko, kreu i administratës ushtarake të qytetit të Kievit, në Telegram.

Ai tha se Kievi u sulmua dhe sipas informacioneve paraprake ka dëme dhe mund të ketë viktima.

Rusia nuk i ka komentuar sulmet, por blogerët ushtarakë pro-Kremlinit thanë se Moska ka përdorur një kombinim të raketave dhe dronëve për të sulmuar Odesën dhe rajonet tjera.

Agjencia e lajmeve RBC-Ukraine raportoi se një sulm ndodhi edhe në gadishullin e Krimesë, me shpërthime që u dëgjuan në terrenet e stërvitjes ushtarake në distriktin Kirovske.

Zjarri që shpërtheu nga ky sulm pranë një baze ushtarake të stërvitjeve në distriktin Kirovske në gadishullin e Krimesë ka detyruar evakuimin e mbi 2,000 njerëzve dhe mbylljen e autostradës aty pranë, tha të mërkurën guvernatori i Krimesë i cili mbështetet nga Rusia, Sergei Aksyonov.

“Është planifikuar të evakuohen përkohësisht banorët e katër vendbanimeve, më shumë se 2,000 njerëz”, tha Aksyonov në aplikacionin e mesazheve Telegram.

Ai nuk dha informacione se për çfarë arsyesh u shkaktua zjarri, i cili detyroi gjithashtu mbylljen e pjesshme të autostradës kryesore Tavridy.

Kanalet e Telegramit të Rusisë të lidhura me shërbimet ruse të sigurisë dhe mediat ukrainase raportuan se një depo municioni ishte duke u djegur pas një sulmi ajror ukrainas gjatë natës.

Moska e aneksoi ilegalisht Krimenë nga Ukraina në vitin 2014.

You Might Also Like

Dy armiq të betuar janë bashkuar kundër Putinit

Reshje të rrëmbyeshme shiu godasin Korenë e Jugut: Dy të vdekur, më shumë se 1,000 të evakuuar

Axhenda ndërkombëtare

Europol dhe Eurojust çmontojnë grupin hakerash pro-rus

Tërmet i fuqishëm në Alaskë, lëshohet paralajmërim për cunami

Kosova Times July 19, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Dhoma e Përfaqësuesve miraton buxhetin që përfshin edhe ndihmën për Ukrainën

Kosova Times Kosova Times December 23, 2022
Ruud van Nistelrooy bëhet asistent i Erik ten Hag te United
Optimizmi, pesimizmi dhe shakatë rreth anëtarësimit të Ballkanit në BE
Përurohet projekti ‘Rregullimi i parkut dhe këndit të lodrave në fshatin Gjyrkoc të Shtimes’
Bloomberg: Erdogan ka përgatitur një plan për të ngrirë luftën në Ukrainë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?