Dy raste te ndara rrahjesh kanë ndodhur në Obiliq, kudisdapesuan lendime teksa autoret jane vene ne pranga te policise. Policia njofton se të dielën rreth orës 11:00, dy persona kanë pësuar lëndime trupore, gjatë një përleshje që ka ndodhur mes katër personave meshkuj kosovarë.
Policia njofton se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor. “Dy nga të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”.
Ndërkohë, në një rast tjetër, por në fshatin Plemetin të Obiliqit, policia ka arrestuar katër të dyshuar, pasi të njëjtit janë përfshirë në një rrahje.
“Lëndime trupore kanë pësuar dy femra dhe dy meshkuj kosovarë të cilët kanë pranuar tretman mjekësor”, deklaron policia.“Me vendim të prokurorit katër të dyshuarit dërgohen në mbajtje”.