By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Peshk me patate të skuqura të mrekullueshme
January 17, 2026
Patate me mustardë, mjaltë dhe tahini
January 17, 2026
Horoskopi ditor për 17 janar 2026
January 17, 2026
Ilaçi për kancerin e prostatës që ‘zgjat jetën’ do të jetë i disponueshëm në Angli
January 16, 2026
Gaza: Çarmatimi i Hamasit një “gjemb” – ultimatumi i ri i Trumpit
January 16, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Shefi i NATO-s: Rusia s’mund ta bllokojë anëtarësimin e Ukrainës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Shefi i NATO-s: Rusia s’mund ta bllokojë anëtarësimin e Ukrainës
Ballina 2Rajon / Botë

Shefi i NATO-s: Rusia s’mund ta bllokojë anëtarësimin e Ukrainës

Kosova Times
Last updated: 2023/06/06 at 2:04 PM
Kosova Times Published June 6, 2023
Share
SHARE

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se Rusia nuk mund ta ndalojë anëtarësimin eventual të Ukrainës në aleancës perëndimore të mbrojtjes ushtarake.

“Të gjithë aleatët pajtohen se dera e NATO-s mbetet e hapur, që Ukraina do të bëhet anëtare e aleancës dhe se Rusia nuk ka të drejtë vetoje”, tha Stoltenberg më 6 qershor.

Deklarata e Stoltenbergut erdhi gjatë vizitës së tij në kryeqytetin e Sllovakisë, në Bratisllavë, për bisedime me presidentët e vendeve anëtare të aleancës në kufirin e saj lindor, të ashtuquajturin grupi i Nëntë i Bukureshtit.

Nisja e pushtimit të paprovokuar të Ukrainës nga Rusia në shkurt të vitit të kaluar e ka intensifikuar aktivitetin e NATO-s, aleancës së themeluar pothuajse 75 vjet më parë për ta kundërshtuar Bashkimin Sovjetik.

Bisedimet në Bratislavë vijnë pak para samitit të ardhshëm të NATO-s në Vilnius, ku Stoltenberg tha se aleanca veri-atlantike do të marrë vendime “shumë të rëndësishme”.

“Ne do ta përforcojmë mbështetjen tonë për Ukrainën me një pako shumëvjeçare të ndihmave për t’u ndihmuar të kalojnë nga standardet e epokës Sovjetike në standardet e NATO-s dhe ta sjellim Ukrainën më afër NATO-s”, tha ai.

“Ne duhet të pajtohemi për një përkushtim më të madh për t’i rritur investimet në mbrojtje”, shtoi Stoltenberg.

Ukraina ka kërkuar disa herë anëtarësimin në NATO, mirëpo Stoltenberg ka thënë më parë se anëtarësimi në mes të një lufte nuk është opsion.

Ai gjithashtu tha se po “punonte shumë për t’u siguruar që ne do ta mirëpresim Suedinë sapo të bëhet anëtare e plotë e kësaj aleance”.

Suedia dhe Finlanda kaluan nga politika e mbajtur për dekada të tëra për mosrenditje ushtarake dhe aplikuan për anëtarësim në NATO pasi Rusia nisi pushtimin e Ukrainës.

Finlanda u anëtarësua zyrtarisht në NATO muajin e kaluar, në prill.

You Might Also Like

Gaza: Çarmatimi i Hamasit një “gjemb” – ultimatumi i ri i Trumpit

Trump: Po diskutojmë për Groenlandën me NATO-n – Unë vetë vendosa të mos e sulmoj Iranin

Ministria e Brendshme po përdor paratë e BE-së për të blerë pajisje nga kompanitë ruse nën sanksionet e BE-së

Në gadishullin rus ranë katër metra borë, më e larta në dekadat e fundit

Gruaja iraniane me cigare dhe foto të Ajatollah-ut bëhet simbol i protestës

Kosova Times June 6, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Qyteti i Nju Jorkut shpall gjendje të jashtëzakonshme pas krizës me migrantë

Kosova Times Kosova Times October 8, 2022
DASh: Shqetësuse raportet se një grua u vra nga ushtari izraelit, ndërsa ajo korrte ullinj
Kurti merr pjesë në ceremoninë mortore të Papa Françeskut në Vatikan
BE: Shpallja e dy organizatave në veri si terroriste, hap i njëanshëm
Anketimi: shumica e amerikanëve dëshirojnë rolin drejtues të Shteteve të Bashkuara në skenën globale
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?