By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Osmani: Nuk ka qëndrim unik për mandatarin e dytë
October 31, 2025
Në moshën 73-vjeçare ndërron jetë ish-kryeministri Fatos Nano
October 31, 2025
Basha: Heroizmi i policëve të rënë është vazhdimësi e lavdisë kombëtare
October 31, 2025
Krasniqi: Zgjedhjet e reja janë tashmë të imponuara
October 31, 2025
Gashi: Diaspora akademike, potencial i fuqishëm për zhvillimin e arsimit
October 31, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti: Kemi sfida në raportet me emisarët perëndimorë, por nuk mendoj se gjërat zgjidhen me trysni
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti: Kemi sfida në raportet me emisarët perëndimorë, por nuk mendoj se gjërat zgjidhen me trysni
Ballina 1Lajme

Kurti: Kemi sfida në raportet me emisarët perëndimorë, por nuk mendoj se gjërat zgjidhen me trysni

Kosova Times
Last updated: 2023/06/07 at 4:40 PM
Kosova Times Published June 7, 2023
Share
SHARE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se ka sfida në raportet dypalëshe me emisarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe atë evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, por shtoi se është i bindur që do të arrijnë t’i sqarojnë paqartësitë.

“Kam qenë konstruktiv, i përkushtuar, kreativ dhe jam që të gjitha këto, por nuk mendoj që këto gjëra zgjidhen me trysni e me përmendje pasojash, ndoshta edhe sanksionesh të shtetit më demokratik dhe më progresist në Ballkanin Perëndimor. Unë jam i bindur që do të mund t’i sqarojmë paqartësitë. Kemi sfida me emisarët evropianë dhe amerikanë, por marrëdhëniet tona bilaterale me BE-në dhe SHBA-në janë të shkëlqyeshme”, tha Kurti.

Kështu u përgjigj kryeministri kosovar kur u pyet nga gazetarët për deklaratën e Escobarit që tha se nëse Prishtina dëshiron të ecë drejt integrimit evropian, ajo duhet ta formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Escobar, gjatë qëndrimit në Prishtinë së bashku me emisarin Lajçak, deklaroi se ka sfida në raportet dypalëshe me kryeministrin Kurti.

Gjatë takimit më 5 qershor në Prishtinë me Escobarin dhe Lajçakun, Kurti tha se ka ofruar një “dalje të qëndrueshme dhe të sigurt” nga kriza në veri, e cila, sipas tij është shkaktuar “nga strukturat ilegale dhe paralele të Serbisë atje”.

“E para është sundimi i ligjit. Kemi me dhjetëra ushtarë të NATO-s, policë të Kosovës dhe gazetarë të cilët ishin viktima të një egërsie të paparë të ekstremistëve të dhunshëm, e të grupeve kriminale. Në Kuvendin e Kosovës unë i kam përmendur 33 emra, 5 të tjerët janë në burg, të tjerët nuk janë. Dhe të gjithë këta kriminelë, ekstremistë të dhunshëm që silleshin atë ditë porsi një milici fashiste do të duhej që sa më parë të përballen me drejtësinë. Ka prej tyre që kanë ardhur nga Serbia në Kosovë. Pra, pika e parë është sundimi i ligjit”, tha Kurti gjatë një deklarimi për media në Mitrovicë.

Ai tha se këto “grupe kriminale” duhet të përballen me drejtësinë për “krimet dhe shkeljet që kanë bërë, prej djegies së veturave e te plagosjet me armë zjarri, shok-bomba e granata dore”.

“E dyta është që në përputhje me largimin e këtyre grupeve dhe përfundimit të të gjitha trazirave të dhunshme, të kemi zvogëlim të pranisë së policisë nëpër ndërtesa komunale në tri komunat në veri dhe më pastaj do të mund të angazhoheshim në një proces fer, demokratik zgjedhor për zgjedhjet e parakohshme sepse jemi të vetëdijshëm që dalja ka qenë shumë e ulët herën e kaluar. Pra, po zgjedhje të reja, zgjedhje të parakohshme, por pas sundimit të ligjit dhe pas përgatitjes së terrenit”, tha Kurti.

Sipas tij, përgatitja e terrenit për zgjedhje të parakohshme në komunat në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe, nënkupton që ato të jenë të lira dhe të ketë fushatë parazgjedhore po ashtu të lirë, fer dhe demokratike.

“Unë jam i gatshëm për diskutime, bisedime, por ritheksoj, republikën tonë demokratike, shtetin tonë të pavarur, Kosovën sovrane nuk e dorëzojmë asnjëherë, për asnjë çmim para milicisë fashiste, para këtyre grupeve kriminale e ekstremistëve”, tha Kurti.

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha më 6 qershor se situata në veri të Kosovës duhet të shtensionohet menjëherë dhe se ai nuk do që të presë deri në muajin korrik për zgjedhje të reja.

Escobar i bëri komentet për gazetarët në Beograd, ku udhëtoi bashkë me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak. Një ditë më herët, dy diplomatët qëndruan në Prishtinë.

Serbët, pas thirrjeve të Beogradit, i bojkotuan zgjedhjet e 23 prillit, prej të cilave dolën kryetarët shqiptarë të komunave në veri: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq.

Kriza në veri, që u përshkallëzua në dhunë, nisi më 26 maj, kur kryetarët shqiptarë të komunave Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, hynë në objektet komunale për të marrë detyrën, përkundër rezistencës së banorëve lokalë.

Kurti tha se është i zhgënjyer me faktorët ndërkombëtarë, të cilët sipas tij, nuk garantuan pjesëmarrjen e serbëve në zgjedhjet e prillit, “siç na kanë premtuar ne”.

“Nuk kemi pasur çare pa i organizuar betimet dhe hyrjen e kryetarëve tonë në ndërtesat e komunave sepse 28 maji ka qenë afati i fundit ligjor. Nuk janë këto vendime taktike të Qeverisë së Kosovës, përkundrazi janë obligime ligjore të cilat ne i kemi zbatuar me përpikëri.

Derisa protestat vazhdojnë ende, Escobar dhe Lajçak dolën me tri kërkesa për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti: shtensionimin e situatës në veri, mbajtjen e zgjedhjeve të reja dhe kthimin në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

You Might Also Like

Osmani: Nuk ka qëndrim unik për mandatarin e dytë

Në moshën 73-vjeçare ndërron jetë ish-kryeministri Fatos Nano

Basha: Heroizmi i policëve të rënë është vazhdimësi e lavdisë kombëtare

Krasniqi: Zgjedhjet e reja janë tashmë të imponuara

Gashi: Diaspora akademike, potencial i fuqishëm për zhvillimin e arsimit

Kosova Times June 7, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Po sikur të ishte raketë ruse?

Kosova Times Kosova Times November 18, 2022
Ambasadorja e Izraelit e falënderon Kurtin që e dënoi sulmin e Iranit
Ukrainasit publikuan një video: “Ne rrëzuam një avion rus me vlerë 50 milionë dollarë”
ShBA-ja mund të mbetet pa para pas një muaji
Një person i zhdukur gjendet në stomakun e peshkaqenit, familja e identifikoi nga tatuazhi
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?