By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kurti për barazimin: Të pakënaqur me rezultatin, por jo me kombëtaren
June 8, 2025
Komuna e Podujevës nga sot nis dezinsektimin e hapësirave publike
June 8, 2025
Ndeshja ndaj Serbisë, Proda: Policia dëshmoi profesionalizëm
June 8, 2025
Gjokoviqi `lavdëron` Shqipërinë
June 8, 2025
Media britanike “Times”: Zbuloni pikat sekrete dhe piktoreske të jugut të Shqipërisë
June 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: “Çmenduri” i konsideron deputeti gjerman deklaratat e ambasadorit Hill për Kurtin e Vuçiqin
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > “Çmenduri” i konsideron deputeti gjerman deklaratat e ambasadorit Hill për Kurtin e Vuçiqin
Ballina 2Rajon / Botë

“Çmenduri” i konsideron deputeti gjerman deklaratat e ambasadorit Hill për Kurtin e Vuçiqin

Kosova Times
Last updated: 2023/06/09 at 11:19 AM
Kosova Times Published June 9, 2023
Share
SHARE

Politikani gjerman Reinhard Bütikofer, që është deputet i Parlamentit Evropian, ka reaguar pas deklaratës së Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, i cili tha se Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq e konsiderojnë si “partner të mirë”, derisa për Kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin tha se është i pasigurt nëse ende mund të konsiderohet partner i ShBA-së.

Përmes një postimi në Twitter, Bütikofer ka thënë se kjo është “thjeshtë çmenduri”.

“Ambasadori i ShBA’së në Serbi, Christopher Hill, duke komentuar konfliktin e vështirë Serbi-Kosovë, e quan Presidentin Vuçiq “partner të mirë” derisa vë në pikëpyetje nëse Shtetet e Bashkuara ‘mund ta konsiderojnë ende” Kryeministrin e Kosovës “partner”. Thjeshtë çmenduri”, ka shkruar Bütikofer.

U.S. Ambassador to Serbia, Christopher Hill, commenting on difficult Serbia-Kosovo conflict, calls Serbia's President Vučič a "good partner" while questioning, whether the U.S. "can still consider" Kosovo's Prime Minister Kurti "a partner". Just crazy! https://t.co/UnfN3H5aAu

— Reinhard Bütikofer (@bueti) June 8, 2023

Ndryshe, Hill ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë probleme thelbësore me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti lidhur, për shkak të papajtueshmëruve për situatën e tensionuar në veri.

Hill ka thënë se është i pasigurt nëse Kurti ende mund të konsiderohet partner i ShBA-së, por ka thënë se ky vendim i takon ambasadës amerikane në Prishtinë.

“Mendoj se kemi një problem me zotin Kurti, ai nuk është i gatshëm ta pranojë. Më duket se kemi disa probleme shumë thelbësore me të, nëse ende mund ta konsiderojmë si partner. Por këtë vendim ia lë ambasadës sonë në Prishtinë”, ka deklaruar Hill te Zëri i Amerikës.

http://199.192.21.43/2023/06/08/hill-kemi-probleme-me-kryeministrin-kurti/

Hill ka theksuar se Kurti duhet të bëjë disa ndryshime në qasjen e tij lidhur me veriun, nëse dëshiron që të llogaris si partner te ShBA dhe BE. Sipas tij, kjo gjë i është bërë e qartë nga ambasadori në Prishtinë, Jeffrey Hovenier.

Ai ka thënë se nuk mban mend të ketë pasur ndonjëherë ndarje kaq të mëdha mes Prishtinës dhe Uashingtonit.

“… mendoj se zoti Kurti është informuar plotësisht nga ambasadori ynë në Prishtinë, nga zoti Lajçak dhe zoti Escobar, se do të duhet të bëjë disa ndryshime nëse dëshiron të llogarisë tek ne si mik dhe partner. Nuk mbaj mend të kem parë ndonjëherë ndarje kaq të thella në marrëdhëniet ndërmjet Prishtinës dhe Uashingtonit”, ka thënë Hill.

Ndërkohë, duke folur për presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, Hill ka thënë se e konsiderojnë partner të mirë.

“ Ne e konsiderojmë ai si një partner të mirë, ai dhe qeveria e tij janë partnerë të mirë në këtë proces. Dhe shpresojmë që kështu të vazhdojë. Ne do të donim që ai të bënte ç’është e mundur për të shtensionuar situatën dhe shohim që tashmë po shohim shenja se zbatohet. Kjo është shumë pozitive”, është shprehur Hill.

You Might Also Like

Ndeshja ndaj Serbisë, Proda: Policia dëshmoi profesionalizëm

Publikohen pamjet e ndjekjes së të miturit që qëlloi kandidatin presidencial të opozitës kolumbiane

Sulm i fuqishëm me dron në Moskë. Aeroportet janë mbyllur, fabrika është në flakë…

Trumpi dërgon Gardën Kombëtare në Los Angeles pas përleshjeve të dhunshme

Kandidati për president në Kolumbi qëllohet me plumba në kokë në mitingu

Kosova Times June 9, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Ushtari i Koresë së Veriut i kapur nga ukrainasit raportohet i vdekur

Kosova Times Kosova Times December 27, 2024
ShBA, BE dhe Britania do të mbështesin hetimin e krimeve ruse në Ukrainë
Gruaja (62) vret një anëtar të familjes (84) në Zagreb
Tragjedi në Serbi: Gjashtë persona humbën jetën nga zjarri që shpërtheu në një shtëpi të të moshuarve
Konjufca: Unë moti jam për zgjedhje
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?