By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 15 maj
May 15, 2025
Kategorizimi i intelektualëve dhe margjinalizimi i tyre
May 14, 2025
Njerezit lëshojnë dritë të dukshme derisa të vdesin
May 14, 2025
Trump nënshkruan një marrëveshje me Katarin me vlerë mbi 1 trilion dollarë
May 14, 2025
Varroset nëna e dëshmorit Agron Mehmetaj, Haradinaj: Ishte një grua fisnike
May 14, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Situata në Kosovë, Gjen. Hokanson: Shmangia nga përpjekjet për stabilitet, shqetësuese
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Situata në Kosovë, Gjen. Hokanson: Shmangia nga përpjekjet për stabilitet, shqetësuese
Ballina 1Lajme

Situata në Kosovë, Gjen. Hokanson: Shmangia nga përpjekjet për stabilitet, shqetësuese

Kosova Times
Last updated: 2023/06/09 at 10:48 PM
Kosova Times Published June 9, 2023
Share
SHARE

Gjenerali amerikan, Daniel Hokanson, Shef i Byrosë së Gardës kombëtare dhe anëtar i Shefave të Shtabit të përbashkët të Shteteve të Bashkuara thotë se shmangia nga përpjekjet për paqe dhe stabilitet në rajonin e Ballkanit është diçka për të cilën të gjithë duhet të shqetësohen. Komentet e tij për zhvillimet e fundit në Kosovë, gjenerali Hokanson i bëri gjatë një interviste në Tiranë me Zërin e Amerikës, ku ai foli për marrëdhëniet në fushën ushtarake me Shqipërinë, të cilat i cilësoi të shkëlqyera.

Zëri i Amerikës: Gjeneral Hokanson, së pari, do të doja të dija cili është qëllimi i vizitës suaj në Shqipëri? A patët ndonjë çështje konkrete që biseduat me autoritetet shqiptare?

Gjenerali Hokanson: Vizita ime këtu është në fakt për të përforcuar marrëdhëniet tona të shkëlqyera dypalëshe. Si Komandant i Gardës Kombëtare, ne kemi pasur një marrëdhënie afatgjatë mes Gardës Kombëtare të New Jersey-t dhe ushtrisë shqiptare. Në fakt, kur shikon mbështetjen që marrim nga Shqipëria si Shtetet e Bashkuara dhe si NATO, është një mundësi e shkëlqyer të vij këtu dhe t’ju falënderoj ju, vendin tuaj për shumë nga gjërat që keni bërë. Gjithashtu, është një mundësi për të vizituar vendin tuaj të bukur. Kështu, çdo mundësi që kam, është mirë ta bëj këtë personalisht dhe t’u përmend udhëheqësve tuaj se sa e rëndësishme është Shqipëria për Shtetet e Bashkuara.

Zëri i Amerikës: Ju përmendët partneritetin e Shqipërisë me Gardën Kombëtare të New Jersey-t. Çfarë kanë përfituar deri më tani, forcat e armatosur shqiptare nga ky partneritet, ku është i fokusuar?

Gjenerali Hokanson: Nëse shihni partneritetin, mendoj se nuk përfiton vetëm ushtria e Shqipërisë, por edhe ushtria e Shteteve të Bashkuara. Ne i shohim këto si marrëdhënie me dobi reciproke. Përmes ushtarëve dhe forcave tona ajrore që trajnohen së bashku, ne kemi një mundësi të ndajmë shumë nga gjërat që kemi mësuar, por gjithashtu kemi mësuar shumë nga ushtarët dhe forcat tuaja ajrore, veçanërisht për mjedisin ku ata veprojnë.

Po të kthehesh pas në vitin 1995, kur New Jersey filloi për herë të parë trajnimet me Shqipërinë, e që më pas u zyrtarizua nën Programin tonë të Partneritetit Shtetëror në vitin 2001, që nga ajo kohë ne kemi kryer 500 shkëmbime trajnimi që kanë qenë jashtëzakonisht të dobishme për të dyja palët. Dhe kur shohim pas në atë kohë, që nga viti 2001, Shqipëria ka ecur përpara duke u bërë aleate në NATO në 2009 dhe tani është një mbështetëse e rëndësishme, jo vetëm në gjithçka që po ndodh në rajon brenda Ballkanit, por edhe në botë. Veçanërisht mbështetjen që i keni dhënë Ukrainës së bashku me Shtetet e Bashkuara. Gjithashtu, edhe mundësitë tona për të punuar së bashku për Defender 21, Defender 23, dhe tani presim me kënaqësi Defender 25.

Zëri i Amerikës: Gjeneral Hokanson, kjo vizitë e juaja, përkon me stërvitjen e madhe Defender 23, e cila për herë të dytë e sheh Shqipërinë si një ndër vendet mikpritëse. Sa e rëndësishme është kjo për Shqipërinë dhe forcat e saj të armatosura?

Gjenerali Hokanson: Është absolutisht e rëndësishme. Kur shikon të qenit aleat i NATO-s dhe përgjegjësitë dhe pritshmëritë atje, aftësia për t’u trajnuar në Defender 23 dhe më pas në të ardhmen në Defender 25, i lejon ShBA-së, Shqipërisë dhe aleatëve të tjerë të NATO-s të punojnë për ndërveprimin, aftësinë e tyre për të punuar së bashku në operacione të përbashkëta në rast se do të duhet ndonjëherë.

Duke i bërë këto ushtrime së bashku, ne stërvitemi, mësojmë të punojmë krah për krah me njëri-tjetrin. Dhe mendoj se kjo i bën të dyja forcat tona të armatosura dhe aleatët tanë në NATO shumë më të fortë.

Zëri i Amerikës: Prej më shumë se një viti bota i ka sytë te agresioni rus në Ukrainë. Po ndërkohë, dhe Ballkani shihet si një hallkë e dobët, për shkak të influencës ruse në rajon. Ju jeni dhe anëtar i Shefave të Shtabit të Përbashkët të ShBA-ve. Në këndvështrimin tuaj, sa të rrezikuara janë ekuilibrat ende të brishtë në Ballkan?

Gjenerali Hokanson: Kur shohim pushtimin e paprovokuar të Ukrainës nga Rusia dhe fatkeqësinë që po ata po shkaktojnë – fatkeqësinë humanitare – ne shohim drejt Shqipërisë dhe mbështetjes së saj të fortë që prej fillimit. Mendoj se të gjithë ne, ushtritë tona, ne jemi aty për të mbrojtur sovranitetin e kombit tonë, për të mbrojtur qytetarët tanë. Mendoj qëndresën së bashku, veçanërisht siç kemi parë me Shqipërinë, të themi se ne nuk pajtohemi me këtë agresion dhe do të ngrihemi kundër tij. Mbështetja që po i japim Ukrainës, mendoj se vendos një shembull shumë të mirë, që ne jemi për sovranitetin e kombeve dhe mbrojtjen e kufijve të tyre territorialë dhe mbrojtjen e qytetarëve të tyre.

Zëri i Amerikës: Dhe duke folur për Ballkanin, a jeni të shqetësuar për zhvillimet e fundit në Kosovë, ku ShBA-të kanë një prani ushtarake në kuadër të KFOR-it? Shtetet e Bashkuara vendosën ndërprerjen e pjesëmarrjes së Kosovës në Defender 23, dhe ju ato ditë ishit në Serbi, siç ambasadori Hill i tha Zërit të Amerikës në një intervistë…

Gjenerali Hokanson: Në çdo kohë, ka një shqetësim për dhunën, ne jemi shumë të shqetësuar për këtë. Natyrisht, përparësia jonë është paqja dhe stabiliteti në rajon, dhe nga të gjitha të dhënat duket se gjithçka është duke u normalizuar. Di që ka dialog të vazhdueshëm. Mendoj se është shumë e rëndësishme që të gjithë udhëheqësit të jenë transparentë në bisedat e tyre. Në fakt, ne duam të fokusohemi në paqe dhe stabilitet në rajon në mënyrë që qytetarët tanë të mund të bëjnë përpara dhe vendet tona të mund të përparojnë. Dhe çdo gjë që shmanget nga kjo, është diçka për të cilën të gjithë duhet të shqetësohemi.

Por mua më duket se udhëheqësit po bisedojnë dhe ne kemi parë pakësim të dhunës dhe shpresojmë se mund ta vazhdojmë këtë. Padyshim, rëndësia e KFOR-it, jo vetëm i Shteteve të Bashkuara, por e forcave të kombeve të tjera, është atje për të ndihmuar në ruajtjen e paqes.

Zëri i Amerikës: Gjeneral Hokanson, shumë faleminderit!

Gjenerali Hokanson: Faleminderit juve. Është e mrekullueshme të jem këtu në vendin tuaj të bukur dhe pres me kënaqësi dy ditët në vijim këtu.

You Might Also Like

Varroset nëna e dëshmorit Agron Mehmetaj, Haradinaj: Ishte një grua fisnike

Deputetja e LDK-së kërkon reflektim nga partitë për zhbllokimin e Kuvendit

Socialistët festojnë, Rama: Shqiptarët na besuan më shumë se kurrë

Costa: Masat ndaj Kosovës janë të lidhura me de-eskalimin në veri

Rama: Sabotazhi i `Pastrimit` nuk kalon, sonte fillon largimi i mbeturinave

Kosova Times June 9, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Policia shqiptoi 1779 gjoba trafiku për 24 orë

Kosova Times Kosova Times January 30, 2025
Llapi do të përballet me Wisla Krakow
Fiq të pjekur me djathë dhie: Një meze e pazakontë që do të kënaqë mysafirët tuaj
Planet e administratës Trump mbi emigracionin
Sonte nis festivali prestigjioz i këngës ‘Eurovision’
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?