By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
VIDEO Amerika bastis tankerin e ri, publikohen pamjet
January 9, 2026
VIDEO Arrestime në të gjithë Spanjën: Shkatërrohet klani famëkeq nigerian “Sëpata e Zezë”
January 9, 2026
Aktakuzë për vrasjen e zyrtarit policor në Kaçanik
January 9, 2026
Pronari i një bari arrestohet pasi vdiqën 40 të rinj. Gruaja e tij qau
January 9, 2026
Tre të lënduar nga aksident i rëndë mes trenit e veturës në Grabovc
January 9, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti përkujton ushtarakun nga Vitia që luftoi edhe në Bosnje e Kroaci
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti përkujton ushtarakun nga Vitia që luftoi edhe në Bosnje e Kroaci
Lajme

Kurti përkujton ushtarakun nga Vitia që luftoi edhe në Bosnje e Kroaci

Kosova Times
Last updated: 2023/06/10 at 2:27 PM
Kosova Times Published June 10, 2023
Share
SHARE

Në Viti, sot është mbajtur Akademi Përkujtimore në 24- vjetorin e rënies të Dëshmorit të Kombit, kolonel Rashit Mustafa “Komandant Karadaku”.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ishte i ftuar të marrë pjesë në këtë akademi, dhe në pamundësi për të qenë i pranishëm, ai i është drejtuar familjarëve të dëshmorit Rashit Mustafa dhe të pranishmëve tjerë, përmes një letre, që u lexua nga moderatorja e akademisë, Majlinda Shabani.

Në fjalën e tij, kryeministri Kurti e ka përshkruar dëshmorin Mustafa, ndër drejtuesit e rëndësishëm në kapitullin e fundit të luftërave për çlirimin e Kosovës nga Serbia.

Letra e plotë e kryeministrit Kurti në Akademinë përkujtimore për Dëshmorin e Kombit, kolonel Rashit Mustafen 

I nderuar Kryetar i Vitisë, z. Sokol Haliti, 

E nderuara familje Mustafa, familjarë të Komandant Karadakut,

Të nderuar zonja dhe zotërinj, 

Këtë 10 qershor, teksa shënojmë përvjetorin e 145-të të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, bashkë me përkujtimet për rrugën e gjatë për liri të shqiptarëve, kujtojmë veç e veç secilin nga ata që udhëtuan nëpër këtë rrugë. Ndër ta edhe Rashit Mustafën nga Lubishta e Malësisë së Karadakut të zonës së Vitisë, një drejtues i rëndësishëm në kapitullin e fundit të luftërave për çlirimin e Kosovës nga Serbia.

Ky ushtarak me përvojë, që i kishte luftuar trupat serbe të regjimit të Millosheviqit edhe në Kroaci dhe në Bosnje, shprehej se dita më e lumtur për të ishte kur kishte ardhur koha që urdhërat ushtarak t’i jepte në gjuhën e nënës dhe në gjuhën e kombit, në gjuhën shqipe. Për më tepër që Rashit Mustafa komandoi i veshur me uniformën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me të cilën luftoi trimërisht deri fare pak ditë para çlirimit, kur ai humbi dhe jetën në përpjekjen e tij për lirinë e Kosovës.

Në një kohë kur shqiptarët e Kosovës kishin nevojë veçanërisht për t’u organizuar ushtarakisht, në qershor të vitit 1998, Rashit Mustafa iu bashkua ushtarëve të UÇK-së, duke sjellur me vete edhe përvojën e tij të mëhershme të luftërave në Jugosllavi. Nisur edhe nga kjo, Rashit Mustafa komandoi me njësitin special “Skënderbeu” të Brigadës 138 “Agim Ramadani”, duke luftuar dhe duke u angazhuar deri në fund për lirinë e atdheut të tij. Në ditët kur Kosova po çlirohej nga trupat e Serbisë, në qershor të vitit 1999, Rashit Mustafa u zhduk në rrethana që asnjëherë nuk janë sqaruar plotësisht.

Veprimtaria ushtarake e Rashit Mustafës dhe shokëve të tij, tashmë ka hyrë në historinë e çlirimit të Kosovës, kurse ngjarjet e ndodhura mes tyre gjatë luftës, vazhdojnë të rrëfehen nga shokët e tij bashkëluftëtarë sikur edhe sot.

Lavdi dëshmorit Rashit Mustafa dhe të gjithë të rënëve për lirinë e Kosovës. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Aktakuzë për vrasjen e zyrtarit policor në Kaçanik

Tre të lënduar nga aksident i rëndë mes trenit e veturës në Grabovc

MFPT: Sadriu la gjurmë të rëndësishme në zhvillimin institucional

AME: Situata në terren kryesisht e qetë, stabile dhe e menaxhueshme

Abdixhiku për Sadriun:Vepra dhe kontributi i tij mbeten trashëgimi politike

Kosova Times June 10, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Gashi: Klasa politike duhet të gjejë zgjidhje, LDK e bëri këtë

Kosova Times Kosova Times June 11, 2025
Rumunët optimistë për tri pikët në tavolinë, UEFA ka pak kohë për të marrë vendimin
Fitorja e tretë për Pejën, humbja e tretë për Yllin
Daçiq: Nuk shkoj në Strasburg nëse iniciohet procedura për pranim të Kosovës në KE
OKB: 110 milionë njerëz të zhvendosur me forcë gjatë një viti
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?