By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Musaka tradicionale greke
May 18, 2025
Ceremonia e infronëzimit të Papa Leo XIV u zhvillua në Vatikan
May 18, 2025
Hajdari: Diaspora, një nga shtyllat kryesore të zhvillimit të Kosovës
May 18, 2025
LDK kujton Agim Kikajn në përvjetorin e 8-të të ndarjes nga jeta
May 18, 2025
Policia: Një i vdekur, 15 të arrestuar dhe 1,936 gjoba trafiku në 24 orë
May 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Mungesa e dëshmive pamundëson denoncimin e dhunës psikike në vendin e punës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Mungesa e dëshmive pamundëson denoncimin e dhunës psikike në vendin e punës
Ballina 2Rajon / Botë

Mungesa e dëshmive pamundëson denoncimin e dhunës psikike në vendin e punës

Kosova Times
Last updated: 2023/06/11 at 3:15 PM
Kosova Times Published June 11, 2023
Share
SHARE

Punëtorët në Maqedoninë e Veriut hezitojnë t’i denoncojnë rastet e ngacmimeve dhe presionit psikik në vendin e punës, thonë sindikalistët. Sipas tyre, rastet e dhunës psikike është shumë vështirë të arrijnë të dëshmohen në organet e drejtësisë.

Sindikalistët theksojnë se nevojitet një edukim dhe informim gjithëpërfshirës që punëtorët ta njohin presionin psikik dhe tē mos hezitojnë ta denoncojnë atë në organet kompetente.

“Tashmë janë hapur SOS-linja në mbështetje të viktimave të ngacmimeve psikologjike në vendin e punës. Punëtorët shumë pak janë të informuar për të drejtat e tyre për sa i përket presionit psikologjik, aq më pak dinë se ku duhet denoncuar atë”, thotë Divna Zmejkovska, kryetare e Sindikatës për të drejtat e grave, e cila ka organizuar dhe një seminar ndërkombëtarë për të ngritur vetëdijen e sindikalistëve për këtë çështje.

Duke cituar të dhënat nga Agjencisë Informative, Zmejkovska thekson se gjatë pesë vjetëve të fundit janë iniciuar vetëm 70 raste që kanë të bëjnë me ngacmimin psikologjik në vendin e punës në gjykatat e vendit. Nga rastet e paraqitura, 26 prej tyre janë refuzuar si të pabaza në mungesë të provave dhe 14 të tjera palët i kanë tërhequr gjatë procesit gjyqësor.

Avokatja Daniella Vellkovska-Bujarovska thotë për Radion Evropa e Lirë se rregullativa ligjore duhet plotësuar në mënyrë që ngacmimi dhe presioni psikik në vendin e punës të mund të dëshmohet më lehtë. Ajo shpjegon se deri më tani edhe ato pak procese gjyqësorë që janë iniciuar, janë tërhequr për shkak të vështirësive për të dëshmuar atë.

“Ligji aktual, me anë të të cilit punëtorët duhet të mbrohen nga mobingu [ngacmimi dhe presioni psikik], është jo funksional dhe për këtë nevojitet plotësimi i tij, me të cilin do të mundësohet mbrojtje efikase nga ngacmimi psikik në vendin e punës.
E them këtë pasi si juriste, personalisht personalisht, jam përballur me shumë probleme gjatë mbledhjes së dëshmive për praninë e dhunës psikologjike ndaj të punësuarve”, thekson avokatja Daniella Vellkovska-Bujarovska. Në bazë të nenit 6 të Ligjit për mbrojtje nga shqetësimi në vendin e punës, ndalohet çdo lloj ngacmimi psikologjik në vendin e punës.

Çka thotë ligji?

Në nenin 6 të këtij ligji, theksohet se “çdo sjellje negative nga një individ ose grup që përsëritet shpesh (të paktën për një periudhë prej gjashtë muajsh), dhe është shkelje e dinjitetit, integritetit, reputacionit dhe nderit të të punësuarve dhe shkakton frikë ose sjellje armiqësore, degraduese ose ofenduese, qëllimi përfundimtar i së cilës mund të jetë përfundimi i marrëdhënies së punës ose largimi nga puna”, konsiderohet ngacmim psikik në vendin e punës.

Sindikalistët theksojnë se ngacmimi psikik në vendin e punës, qoftë nga punëdhënësit apo nga vetë kolegët, e ulë produktivitetin në punë, andaj duhet gjetur mekanizma efikas ligjorë për mbrojtjen e punëtorëve nga shqetësimi psikologjik në vendin e punës.

Si problematike sindikalistët theksojnë edhe kapacitetet e pamjaftueshme në institucione, si dhe mungesën e koordinimit ndërmjet institucioneve dhe organizatave kompetente për t’i mbrojtur punëtorët në vendin e punës.

You Might Also Like

Ceremonia e infronëzimit të Papa Leo XIV u zhvillua në Vatikan

SHBA-të dërgojnë dron strategjik në Detin e Zi për herë të parë pas një viti pas dështimit të bisedimeve në Stamboll

Meloni: ‘Rivendosja e rolit të Italisë si një superfuqi turistike’

Mbi 270 dronë rusë sulmuan Ukrainën gjatë natës

Anije e Marinës Meksikane përplaset me Urën e Bruklinit, të paktën 2 të vdekur dhe 19 të plagosur

Kosova Times June 11, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Shërbimet digjitale, Rizvanolli: Për tri vite kemi 175 shërbime online

Kosova Times Kosova Times June 21, 2024
Majorca, 4 të vdekur dhe 16 të lënduar pas shembjes së restorantit
Spanjollët blejnë më pak vaj ulliri sepse është shumë i shtrenjtë
Kreu i KGJK-së tregon se a ka dështuar procesi i Vettingut në Kosovë
Organizoi transportimin e 7 emigrantëve që humbën jetën në aksidentin në aksin Këlcyrë-Përmet, arrestohet 24-vjeçari në kërkim
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?