By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 11 qershor
June 11, 2025
Bislimi: Sorensen, vizion të qartë për dialogun, Serbia po saboton procesin
June 10, 2025
Konfirmohet vrasja e vajzës nga Vitia në Grac të Austrisë
June 10, 2025
Kurti shpreh ngushëllime pas sulmit tragjik në një shkollë në Graz
June 10, 2025
Mustafa për Bukoshin: Ishte kolos i pavarësisë së Kosovës
June 10, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Filmat shqiptarë në jug të Serbisë: Së pari prokurori, pastaj publiku
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Filmat shqiptarë në jug të Serbisë: Së pari prokurori, pastaj publiku
Ballina 2Rajon / Botë

Filmat shqiptarë në jug të Serbisë: Së pari prokurori, pastaj publiku

Kosova Times
Last updated: 2023/06/12 at 9:20 PM
Kosova Times Published June 12, 2023
Share
SHARE

Në vend se të shikohen nga publiku në Bujanoc, komunë në jug të Serbisë, dy filma në gjuhën shqipe fillimisht do të shikohen nga autoritetet kompetente të Serbisë, të cilat duhet të përcaktojnë nëse filmat kanë përmbajtje ilegale.

Kështu ka vendosur Prokuroria e Lartë Publike në Vranjë, pasi ky institucion më 9 qershor ka mbajtur bisedë informative me drejtorin e Qendrës së Kulturës në Bujanoc, Jetmir Ismaili, dhe me Gani Veselin, autor i filmave “Heshtja vret” dhe “I pabesi”, shfaqja e të cilëve është shtyrë deri në një njoftim të dytë.

Ndalimi erdhi pasi policia mori një raport se filmat nxisin urrejtje dhe diskriminim, gjë të cilën autorët e mohojnë.

Nga prokuroria kompetente në Vranjë thonë se kanë kërkuar nga Ministria serbe e Kulturës vlerësimin e filmave, ndërsa nga kjo ministri thonë se nuk janë informuar lidhur me këtë çështje.

Bujanoci është komunë në Serbi, ku jetojnë një numër i madh i qytetarëve të nacionalitetit shqiptar, ashtu sikurse në Preshevë dhe Medvegjë, e që të tri komunat njihen edhe si Lugina e Preshevës.

Pse nuk u shfaqën filmat?

Ishte planifikuar që më 10 qershor, në Shtëpinë e Kulturës në Bujanoc, të shfaqeshin dy filma të metrazhit të shkurtër, në gjuhën shqipe, “Heshtja vret” dhe “I pabesi”.

Gani Veseli, aktor dhe producent filmash, thotë për Radion Evropa e Lirë (REL) se shfaqja është ndaluar sepse, siç shprehet ai, prokuroria serbe dyshon se këta filma “nxisin urrejtje ndëretnike dhe fetare”.

“Prokurori e ka marrë si çështje në dorë që [shfaqja e filmave] duhet të ndërpritet menjëherë dhe më kanë konfiskuar USB-në, në mënyrë që të merret prokurori drejtpërsëdrejti me këtë problematikë. Pra, të analizohen nga një komision, ashtu u theksua”, thotë Veseli.

Për çfarë bëjnë fjalë filmat?

Ai thotë se, megjithatë, filmat nuk propagandojnë ndonjë urrejtje, por janë të bazuar në rrëfimet popullore.

Tema e filmit të parë është momenti kur disa të rinj, gjatë grabitjes, vrasin dajën e tyre dhe vrasja zbulohet pas 20 vjetësh. Ndërsa filmi i dytë, sipas Veselit, flet për një personazh të pasionuar pas armëve dhe për mikun e tij të ngushtë, i cili e denoncon në polici.

“Këta filma janë thjesht të realizuar në Maqedoni të Veriut. Këtu marrin pjesë aktorë nga Kosova, Lugina e Preshevës dhe Maqedonia e Veriut”, thotë Veseli.

Filmat janë xhiruar në kuadër të projektit në vlerë rreth 40 mijë eurosh, i cili mbështetet nga Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Serbi dhe financohet nga Qeveria e Kosovës.

Biseda informative

Veseli dhe drejtori i Qendrës së Kulturës së Bujanocit, Jetmir Ismaili, të dy nga Lugina e Preshevës, të premten, më 9 qershor, rreth orës 21:00 janë ftuar në një intervistë informative në policinë e Bujanocit, për shkak të këtyre filmave.

Sipas producentëve të filmave, autoritetet insistuan që komisioni shtetëror dhe prokurori duhet t’i shikojnë filmat për të kuptuar se çfarë po ndodhte.

“Insistimi është që filmat të shqyrtohen dhe të mos shfaqen deri në një vendim tjetër të prokurorit. Është e dhimbshme dhe e tmerrshme për aktorët [shqiptarë] që do të kenë frikë në të ardhmen të prodhojnë vlera artistike”, thotë Veseli.

Filmat nuk do të shfaqen në Shtëpinë e Kulturës në Bujanoc deri në vendimin përfundimtar të institucioneve të Serbisë, thotë për REL-in drejtori i këtij institucioni kulturor, Jetmir Ismaili.

Ai thekson se Shtëpia e Kulturës në Bujanoc jep shfaqje dhe filma të ndryshëm në gjuhën shqipe dhe serbe dhe se shfaqja e këtyre filmave nuk do të paraqiste ndonjë problem apo shkelje të ligjit.

“Në polici më kanë pyetur vetëm për përmbajtjen filmave. Kjo nuk ka ndodhur kurrë më parë. Ne do të vazhdojmë të shfaqim filma dhe organizojmë ngjarje tjera, me mundësitë tona”, thotë Ismaili.

Çfarë thonë autoritetet?

Nga Prokuroria e Lartë Publike në Vranjë thonë për Radion Evropa e Lirë (REL) se kanë reaguar pasi një person anonim ka raportuar në policinë e Bujanocit se Shtëpia e Kulturës së Bujanocit po planifikon “shfaqje publike të filmave të shkurtër… për të cilët ka baza dyshimi se ata mbrojnë, nxisin diskriminimin, urrejtjen për shkak të përkatësisë ose mospërkatësisë së një race, feje, grupi të caktuar etnik”.

Prokuroria, sipas përgjigjes me shkrim, i ka verifikuar këto pretendime më 9 qershor duke “mbledhur informacione nga qytetarët dhe mbi të gjitha nga drejtori i institucionit ku ishte caktuar shfaqja publike”.

“Pra, drejtori Jetmir Ismaili është ftuar vetëm në cilësinë e qytetarit dhe në atë cilësi është bërë një shënim zyrtar për njoftimin e marrë. Po ashtu, në të njëjtën cilësi, edhe Gani Veseli, producent i filmave, ka dhënë informacionin e nevojshëm”, thuhet në përgjigjen nga Prokuroria e Lartë Publike në Vranjë.

Nga ky institucion shtojnë se Ismaili dhe Veseli po atë ditë janë larguar nga objekti i stacionit policor në Bujanoc, pa zbatimin e ndonjë mase ndaj tyre.

Në këtë institucion theksojnë se Ligji për kinematografinë (i Serbisë) ndalon tregtimin dhe shfaqjen publike të veprave kinematografike që nxisin diskriminimin dhe përhapin urrejtje kombëtare, racore dhe fetare dhe propagandojnë përmbajtje që mund të dëmtojnë zhvillimin moral, fizik dhe mendor të të miturve.

“Për të verifikuar nëse filmat, për të cilët bëhet fjalë, mund të shfaqen pa ndonjë dëm për kategori të caktuara personash, i jemi drejtuar Ministrisë së Kulturës së Republikës së Serbisë për të kryer një inspektim”, theksojnë nga Prokuroria e Lartë Publike në Vranjë.

Nga Ministria e Kulturës e Serbisë deklaruan shkurtimisht për REL-in se nuk kanë njohuri për këtë temë “dhe diçka e tillë as që ekziston në Ministrinë e Kulturës”.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit i Kosovës, Hajrulla Çeku, ka akuzuar shtetin e Serbisë që, sipas tij, ka shfaqur ‘mosdurim nacional’, dhe se veprimi i autoriteteve serbe për të ndaluar shfaqjen është i “paprecedent dhe i papranueshëm”.

Kamberi: Mesazh i keq

Shaip Kamberi, përfaqësuesi i vetëm i komunitetit shqiptar në Kuvendin e Serbisë, thotë për Radion Evropa e Lirë se shteti i Serbisë po dërgon një mesazh të keq për qytetarët e nacionalitetit shqiptar.

“Nuk mund të jetë një mesazh i mirë kur i ndalon dikujt të shfaqë elementë të identitetit të tij. Për mendimin tim, ky është një sulm i drejtpërdrejtë ndaj kulturës dhe identitetit të shqiptarëve të këtij rajoni”, thotë Kamberi.

Ai konsideron se për institucionet shtetërore të Serbisë paraqet problem fakti që filmat financohen nga buxheti i Qeverisë së Kosovës.

Sipas rezultateve të regjistrimit të popullsisë në vitin 2022, në Serbi jetojnë më shumë se 61.000 pjesëtarë të pakicës kombëtare shqiptare. Prej tyre, numri më i madh i shqiptarëve jetojnë në komunat e Preshevës dhe Bujanocit, më shumë se 56.000. Më pas është komuna e Medvegjës, ku jetojnë rreth 1.000 shqiptarë.

You Might Also Like

BE përgatit sulm të ri ndaj Putinit. Detajet janë publikuar

Britania vendosi sanksione ndaj dy ministrave izraelitë

Trump dërgon marinsat në Los Angeles, kryebashkiaku i tërbuar. “Nuk e kemi përjetuar ende këtë”

Osmani: Lidhja Shqiptare e Prizrenit u bë themel i vetëdijes sonë kombëtare

Zëdhënësja e BE-së shprehu ngushëllimet e saj familjeve të viktimave dhe qytetit të Gracit

Kosova Times June 12, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Analisti ushtarak Akrap: “Një zgjerim i kufizuar i luftës në Lindjen e Mesme është i mundur, ka indikacione se Rusia ka ndihmuar…”

Kosova Times Kosova Times October 9, 2023
NATO do të zhvendosë avionët e zbulimit në Rumani
Puna prej qindra miliona eurosh që nuk paguhet
Murtezaj: Procesi i marrëdhënieve mes të Kosovës e ShBA-së është dinamik
Rohde: Gjermania vazhdon mbështetjen për integrimin e Kosovës në BE
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?