By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trump shpalli gjendje të jashtëzakonshme në Shtetet e Bashkuara për shkak të Kubës
January 30, 2026
Drejtori i FBI-së shkaktoi një skandal diplomatik: Ai foli publikisht për operacionin sekret në Meksikë
January 30, 2026
TTW: Shqipëria thjeshton udhëtimet për turistët
January 30, 2026
Njerëzit po kthehen në Hënë për herë të parë pas 50 vitesh
January 30, 2026
Axhenda ndërkombëtare
January 30, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kim Jong Un zotohet “t’ia mbajë dorën” Putinit për bashkëpunim strategjik
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Kim Jong Un zotohet “t’ia mbajë dorën” Putinit për bashkëpunim strategjik
Rajon / Botë

Kim Jong Un zotohet “t’ia mbajë dorën” Putinit për bashkëpunim strategjik

Kosova Times
Last updated: 2023/06/12 at 12:54 PM
Kosova Times Published June 12, 2023
Share
SHARE

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, është zotuar se do “t’ia mbajë dorën” presidentit rus Vladimir Putin dhe do të forcojë bashkëpunimin strategjik për qëllimin e tyre të përbashkët për ndërtimin e një vendi të fuqishëm, raportoi të hënën media shtetërore KCNA.

Kim e bëri këtë premtim në një mesazh drejtuar Putinit në shënimin e Ditës Kombëtare të Rusisë, duke mbrojtur dhe përkrahur vendimin e tij për të pushtuar Ukrainën dhe duke shfaqur “mbështetje dhe solidaritet të plotë”.

“Drejtësia është e sigurt se do të fitojë dhe populli rus do të vazhdojë t’i shtojë lavdi historisë së fitores”, tha Kim në mesazhin e tij.

Kim bëri thirrje për “bashkëpunim më të ngushtë strategjik” me Moskën, “në përputhje me dëshirën e përbashkët të popujve të dy vendeve për të përmbushur qëllimin e madh për ndërtimin e një vendi të fuqishëm”, shtoi ai.

Koreja e Veriut ka kërkuar të krijojë lidhje më të ngushta me Kremlinin dhe ka mbështetur Moskën pasi pushtoi Ukrainën vitin e kaluar, duke fajësuar “politikën hegjemoniste të Shteteve të Bashkuara dhe Perëndimit”.

Muajt e fundit, shtete si Japonia kanë shprehur shqetësimin e tij për bashkëpunimin ushtarak rus, kinez dhe koreano-verior në Azi, duke theksuar se situata e sigurisë së Evropës nuk mund të shkëputet nga ajo në rajonin Indo-Paqësor pas pushtimit të Ukrainës nga Moska.

Shtetet e Bashkuara kanë thënë se Rusia do t’i ofrojë Koresë së Veriut ushqim në këmbim të armëve.

Zëdhënësi i Këshillit për Siguri Kombëtare, John Kirby, ka thënë se një marrëveshje potenciale e armëve, në mes të Koresë Veriore dhe Rusisë, do të përbënte shkelje të rezolutave të Këshillit të Sigurimit.

Shtetet e Bashkuara e kanë akuzuar më parë Korenë Veriore për furnizim të Rusisë me armë në Ukrainë, por edhe të mercenarëve të grupit rus Wagner.

Në muajin shkurt, ekspertët kanë paralajmëruar që ky shtet, i cili ka një prej regjimeve më autoritare në botë, është duke u përballur me krizë ushqimore për shkak të rënies së madhe të prodhimit – kryesisht për shkak të kushteve klimatike, kontrolleve strikte kufitare, dhe ndikimit të sanksioneve ndërkombëtare.

Imazhet satelitore nga autoritetet jugkoreane tregojnë se verikoreanët kanë prodhuar 180.000 tonë ushqim më pak më 2022, në krahasim me vitin 2021.

You Might Also Like

Trump shpalli gjendje të jashtëzakonshme në Shtetet e Bashkuara për shkak të Kubës

Njerëzit po kthehen në Hënë për herë të parë pas 50 vitesh

Axhenda ndërkombëtare

BE po shqyrton ndalimin e hyrjes për të gjithë personat që morën pjesë në luftën e Rusisë kundër Ukrainës

BE-ja e ka shtuar Rusinë në listën e vendeve me rrezik të lartë të pastrimit të parave

Kosova Times June 12, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Pse Kurti është i interesuar për zgjedhje gati në fund të mandatit?

Kosova Times Kosova Times May 14, 2024
FSK: Në gatishmëri të plotë për ndihmë pas vërshimeve
Izraeli i paralajmëron 1.1 milionë njerëz të largohen nga veriu i Gazës brenda 24 orëve
Zelenski në forumin e Malit të Zi: “Shkatërroni gjithçka…”
Një zyrtar i lartë i Koresë së Veriut dezertoi në Jug
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?