By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Rubio i shprehu ngushëllimet e tij Lavrovit për viktimat civile në rajonet Bryansk dhe Kursk
June 1, 2025
Ju politikanë mos harroni që shteti ndërtohet përditë dhe pandalshëm
June 1, 2025
Moti për pesë ditët e ardhshme
June 1, 2025
Kurti: Ambasadori Walker ishte dhe është zëri i së vërtetës për kombin tonë
June 1, 2025
Kryediplomati i Shqipërisë, vizitë zyrtare në Qipro dhe në Greqi
June 1, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kosova dikur dhe sot!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Kosova dikur dhe sot!
Opinion

Kosova dikur dhe sot!

Kosova Times
Last updated: 2023/06/13 at 12:53 PM
Kosova Times Published June 13, 2023
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA

Republika e Kosovës gjendet një situatë më të keqe sesa përgjatë viteve të ’90-ta kur ishim të okupuar, pasi që e kishim pushtetin moral në duart tona, e kishim mbështetjen e ShBA-ve dhe vendeve të botës demokratike. Asokohe nuk kishim shtet, por kishim lidership të urtë e të përgjegjshëm, kurse sot kemi shtet, por po na mungon lidershipi i përgjegjshëm!

Diplomaci shterpë dhe inerte

E gjithë kjo po ndodhë fajin e lidershipit aktualë dhe gjithë spektrit politik në Kosovë. Sot përveçse nuk kemi lidership politik të mençur, të urtë dhe të përgjegjshëm, i cili nuk është në gjendje që t’iu përulet miqve ndërkombëtar kur është në pyetje interesi i shtetit, siç bënte presidenti historik Ibrahim Rugova për ruajtjen dhe mbrojtjen e qenies sonë kombëtare.

Më ligjore dhe më demokratike ka qenë Kosova shqiptare në rrethanat e okupimit klasik të Serbisë sesa që është sot. Më të fuqishëm e ka pasur pushtetin moral klasa politike në shtetin paralel sesa sot në shtetin e lirë dhe të pavarur.

Përderisa në vitet e ’90-ta e kemi pasur një diplomaci aktive dhe të hapur ndaj botës, sot e kemi një diplomaci shterpë, inerte dhe inekzistente e cila nuk po arrin ta bëjë asnjë hap para në avancimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Dikush mund të mos pajtohet me konstatimin tim, por janë faktet ato që e dëshmojnë realitetin e hidhur të diplomacisë kosovare. Asnjë njohje ndërkombëtare dhe as një progres në politikën e jashtme.

Përderisa për lidershipin e viteve të ’90-ta hapeshin të gjitha kancelaritë e SHBA-ve dhe të vendeve tjera evroperëndimore, lidershipi i sotëm sorollatët korridoreve në vigjilje të ndonjë konference ndërkombëtare në stilin e gazetarëve për ta takuar ndonjë lider perëndimor apo ambasador të një shteti mosnjohës sa për t’u fotografuar, për ta plasuar më pas në media si lajm të lobimit për njohje të Kosovës.

Dështimet ngarendin njëri pas tjetrit

Dështimet nuk janë vetëm në planin e jashtëm, por edhe të brendshëm. Klasa aktuale politike në pushtet dhe opozitë ka dështuar të avancojë çështjen e zhvillimit ekonomik dhe të shtetndërtimit të Kosovës si shoqëri e lirë dhe demokratike, dhe bërjen shtet të barabartë për të gjithë qytetarët.

Ndodhë pikërisht kështu për faktin se pushtetit aktual po i mungon një opozitë e fuqishme dhe konstruktive, po i mungon një shoqëri civile aktive dhe e organizuar, por po i mungon edhe një mërgatë siç ishte viteve të ’90-ta, e painstrumentalizuar nga partitë politike, e cila e ndihmon pushtetin kur punon mirë për shtetin, kurse e ndëshkon dhe bojkoton pushtetin kur e dëmton interesin e shtetit.

E sot nuk ka interes më të madh për shtetin sesa ruajtja dhe forcimi i raporteve me miqtë historik dhe tradicional të vendit tonë, siq janë SHBA-të dhe disa prej shteteve të Bashkimit Evropian.

Për fat të keq lidershipi ynë po e bën të kundërtën, duke kultivuar ideologji politike dhe fetare

të cilat janë në kundërshtim të plotë me interesat afatgjata historike dhe me ardhmërinë e vlerave perëndimore të shqiptarëve.

Sot ndodhemi para një situate tejet serioze, të diskutimit ndërkombëtar të çështjes së Kosovës pas 24 viteve në liri. E gjitha po ndodhë shkaku i mungesës së vizionit pragmatik dhe kryeneçësisë së liderëve shtetërorë. Pasi të gjitha qeveritë e deritanishme deri tek kjo e sotmja nuk ofruan zgjidhje të problemit të veriut. Mirëpo, për dallim nga qeveritë paraprake, kjo e tanishmja më shumë po shkakton sesa po zgjidhë probleme, duke u larguar nga partneriteti dhe bashkëpunimi me miqtë ndërkombëtar.

Sa më shpejtë dhe sa më parë duhet të dalim nga ky çark i mbyllur, nga kjo situatë vetë-rrënuese, e cila mund të evitohet me një përulje dhe kërkim falje të sinqertë ndaj miqve ndërkombëtar, ndaj atyre që na ndihmuan në çlirimin e vendit dhe bërjen e Kosovës shtet.

Ai i cili nuk e derdh një pikë gjak dhe një pikë djersë për tokën dhe shtetin e vet, nuk ka të drejt as të varroset në të.

You Might Also Like

Ju politikanë mos harroni që shteti ndërtohet përditë dhe pandalshëm

Kosova sfidohet me kërkesa të rrezikshme për sovranitetin dhe integritetin e shtetit

Zgjedhjet janë kontratë me qytetarin-nuk janë lojë bixhozi

“Sulmet e inteligjencës ruse ndaj Serbisë – një përpjekje e qëllimshme për destabilizim”

Thirrje mediave: bojkotoni intervistat në hollin e Kuvendit!

Kosova Times June 13, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Vuçiç në shërbim të propagandës ruse: 2 liderë perëndimorë “zhvilluan” bisedime sekrete me Putinin

Kosova Times Kosova Times April 2, 2025
Vriten tetë ushtarë izraelitë në Gazë
Kryeministri indian Modi do të vizitojë Ukrainën për herë të parë që nga fillimi i luftës
Nagelsmann në telashe me mbrojtjen, katër futbollistë rrezikojnë pezullimin
Vini, Benzit: Bashkë e fituam Spanjën…Evropën…botën
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?