By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
BQK dhe AKI zgjerojnë bashkëpunimin ndërinstitucional për siguri financiare
June 30, 2025
Kurti: Nuk e kuptoj pse gjithë kjo rezistencë, kundër votimit të fshehtë
June 30, 2025
Gurthemeli i një çerdheje shndërrohet në arenë politike Kurti–Rama
June 30, 2025
Forcat e Armatosura të Ukrainës: Mbi 100 dronë rusë sulmuan Ukrainën gjatë natës
June 30, 2025
Komisionarja Kos dhe udhëheqësit e Ballkanit takohen në Shkup
June 30, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Vitia: “Pharma Leader” falsifikoi dokumentet në tenderin për insulina, e dërguam në Prokurori
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 1 > Vitia: “Pharma Leader” falsifikoi dokumentet në tenderin për insulina, e dërguam në Prokurori
Ballina 1Shëndetësi

Vitia: “Pharma Leader” falsifikoi dokumentet në tenderin për insulina, e dërguam në Prokurori

Kosova Times
Last updated: 2023/06/13 at 5:29 PM
Kosova Times Published June 13, 2023
Share
SHARE

Ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia bashkë me Sekretarin e Përgjithshëm, Dr. Naim Bardiqi, mbajtën konferencë për media me ç ‘rast denoncuan dyshimet për mashtrim nga ana e kompanisë “Pharma Leader” lidhur me tenderin për insulina.

Më poshtë fjala e plotë e Ministrit të Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia:

Jemi sot para jush që të shprehim shqetësimin tonë të thellë lidhur me dyshimet për veprën penale, falsifikim i dokumentacionit në tender nga ana e operatorit ekonomik “Pharma Leader”.

Dje, me dt. 12 jemi njoftuar zyrtarisht se asnjëherë kompania “Pharma Leader” nuk ka pasur asnjë leje apo marrëveshje për të importuar insulina në Kosovë. As nga prodhuesi amerikan “Eli Lilly”, as nga kompania në Maqedoninë e Veriut.

Në dokumentin e muajit maj, të vitit 2023, operatori ekonomik e ka ofruar një dëshmi (statment) nga “Pharma Trade”, në gjuhën angleze. Me qëllim të konfirmimit të rregullsisë së dëshmisë, Ministria e Shëndetësisë ka kontaktuar përmes shkresave elektronike me “Farma Trade” me seli në Maqedoninë e Veriut. Nga ana e Zv/Drejtorit Gjeneral të “Fharma Trade” kemi pranuar përgjigjen përmes postës elektronike, me shkrim, se dëshmia e ofruar nga “Pharma Leader” nuk është valide dhe se ata nuk kanë ofruar një dëshmi të tillë.

Në pyetjen tonë nëse prodhuesi “Eli Lilly and Company” është në dijeni për përmbajtjen e kësaj shkrese/dëshmie të ofruar nga “Pharma Leader”, përgjigjja është se as prodhuesi nuk është në dijeni të ekzistimit të një shkrese të tillë që kompania e ka prezantuar si dëshmi në Ministrinë e Shëndetësisë.

Pra, bazuar në këtë korrespodencë të verifikimit të dëshmive të prezantuara, operatori ekonomik “Pharma Leader”, dyshohet se ka ofruar dokument të falsifikuar gjë që konsiderohet vepër penale. Sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, neni 390, është e përcaktuar vepra penale: -Falsifikimi i dokumenteve: Kushdo që përpilon dokument të falsifikuar, ndryshon dokumentin origjinal, me qëllim të shfrytëzimit të atij dokumenti si origjinal ose me dije përdor dokumentin e falsifikuar apo të ndryshuar si origjinal, dënohet me gjobë ose me burgim deri në katër (4) vjet.

Verifikimin për vërtetësinë ose jo të këtij dokumenti të pretenduar, si Ministri e Shëndetësisë e kemi pranuar dje, me datë 12 qershor 2023, pas përfundimit të orarit administrativ. Përgjigjja ka ardhur nga Zv/Drejtori Gjeneral Administrativ i firmës “Pharma Trade” me seli në Maqedoninë e Veriut.

Kjo vë në dyshim edhe të gjitha dokumentet e prezantuara deri më tani nga kompania në fjalë. Me këto të dhëna janë marrë vendimet në gjykata, në OShP dhe aq më shumë, janë bërë hetime në Prokurorinë Speciale dhe Prokurorinë Themelore.

Çdo herë kemi bërë thirrje për regjistrim të AM të insulinave të pretenduara. Dhe, nuk e kemi kuptuar se pse kemi hasur në rezistencë.

Ministria e Shëndetësisë vazhdimisht ka bërë dhe bën thirrje tek të gjitha kompanitë që t’i regjistrojnë produktet dhe të pajisen me Autorizim Marketing si garancinë e cilësisë si dhe garancinë i kompanive prodhuese çdo herë në shërbim të ruajtjes së shëndetit publik.

Sidomos në këtë rast ku është mirë që të gjitha kompanitë prodhuese të insulinave të regjistrojnë produktet e tyre në Republikën e Kosovës për një produkt që sa është i rëndësishëm, aq është edhe jetik për pacientët të cilët janë të varur nga insulina.

Tani po bëhet e qartë. Kompania në fjalë nuk kanë dashur të aplikojnë për AM sepse nuk kanë mundur. Sepse nuk kanë pasur lejen nga prodhuesi amerikan.

Pyetja që shtrohet këtu është se nga do t’i merrnin insulinat kur nuk kanë pasur leje për t’i marrë ato amerikane? Produkte fallco? Kontrabandë apo çfarë? Kjo duhet kuptuar dhe sqaruar sa më parë.

Sot, në mëngjes, këto prova menjëherë i kemi proceduar tek organet kompetente për hetime të mëtutjeshme. Një kopje e shkresës është dorëzuar edhe fizikisht në Policinë e Kosovës. Që të gjitha shkresat elektronike tashmë i kanë organet e sigurisë, si prova ky dyshohet për vepër penale siç është falsifikimi i dokumentit me qëllim të përfitimeve të jashtëligjshme. Por, jo vetëm kaq. Potenciali i dëmtimit të shëndetit publik dhe shumë probleme të tjera të shkaktuara gjatë kësaj periudhe. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Beyer: Strukturat paralele serbe në veri të Kosovës duhet të shpërbëhen

Kurti: Investimi në KEK rritë sigurinë dhe ulë importin e energjisë

Dështon sërish konstituimi i legjislaturës së nëntë

Kurti: PDK e LDK e kanë keqlexuar aktgjykimin e Kushtetueses

Dy opsionet e kompromisit te Kurtit dhe refuzimi i tyre

Kosova Times June 13, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Skandaloze: I besuari i Vuçiqit bëhet ministër, shihni dëshminë e ish-studentës së tij…

Kosova Times Kosova Times April 15, 2025
IPK jep detaje për rastin e plagosjes së të miturit nga polici në Istog
Kurti vizitoi familjet e tre policëve të rrëmbyer dje nga forcat serbe
Ish-kryetarja e KQZ-së: Pavarësisht pjesëmarrjes së ulët, kryetarët do të zgjidhen
Si mund të ngadalësohet inflacioni?
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?