By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ukraina mori sisteme mbrojtëse ajrore Patriot nga Gjermania
November 2, 2025
Sallata Cezar: Një klasik që u krijua rastësisht
November 2, 2025
5 ushqime që mjekët nuk i hanë kurrë për shkak të rrezikut të kancerit të zorrës së trashë
November 2, 2025
Venediku i vogël, më i lirë dhe më pak i mbushur me njerëz
November 2, 2025
Shtëpi me tre dhoma gjumi për më pak se 50,000
November 2, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Muhaxhiri: Fjalimin e Osmanit në PE do ta vë nën hije situata në veri
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Muhaxhiri: Fjalimin e Osmanit në PE do ta vë nën hije situata në veri
Ballina 1Lajme

Muhaxhiri: Fjalimin e Osmanit në PE do ta vë nën hije situata në veri

Kosova Times
Last updated: 2023/06/14 at 8:30 AM
Kosova Times Published June 14, 2023
Share
SHARE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot do t’i adresohet Parlamentit Evropian, me ftesë të presidentes së Parlamentit Evropian, Roberta Metsola.

Njohës të çështjeve politike në vend po vlerësojnë së kjo është një mundësi e mirë për Kosovën, por se zhvillimet e fundit në veri të vendit do ta vendosin nën hije fjalimin e presidentes.

Për herë të parë një president i Kosovës do t’i drejtohet seancës plenare në Parlamentin Evropian. E këtë fjalim të presidentes së vendit, Vjosa Osmani, njohës të çështjeve politike në vend po e shohin si mundësi të mirë për Kosovën.

Artan Muhaxhiri i tha Radio Kosovës se fjalimi i presidentes është një rast i mirë për avancimin e pozitës së shtetit të tanishëm të Kosovës dhe krijimin e hapësirës për përkrahje më të madhe të BE-së ndaj Kosovës.

“Ky fjalim do të duhej të ishte një mundësi shumë e  madhe që presidentja e Kosovës të avanconte pozitën aktuale të shtetit tonë më një fjalim ku do të përfshiheshin edhe qëndrimet e tashme të shtetit të Kosovës por edhe vizionet për të ardhmen e vendit. Dhe me anë të tij, të krijonte përkrahje edhe më të madhe ndaj Kosovës”, ka thënë Muhaxhiri.

Muhaxhiri, shtoi se fjalimin e presidentes Osmani do ta vë nën hije situata e fundit e krijuar në veri të vendit, pasi nga ajo do të kërkohen shpjegime rreth daljes nga kjo situatë.

“ Në gjendjen aktuale që ndodhët Kosova mendoj që fjalimi i presidentes do të hijezohet nga ngjarjet në veri të vendit. Dhe efekti i këtij fjalimi nuk do të jetë maksimal pasi presidentja gjithsesi duhet të japë edhe shpjegime se çfarë ka ndodhur në veri dhe cilët janë hapat e shtetit të Kosovës për të zgjidhur bllokadën”, ka shtuar ai.

Edhe njohësi tjetër i çështjeve politike në vend, Blerim Burjani, i tha Radio Kosovës se fjalimi i presidentes para deputetëve të Parlamentit Evropian është i një rëndësie të veçantë pasi do të shpalosën problemet aktuale më të cilat përballët Kosova, si gjendja në veri dhe çështjet e tjera politike.

“ Në vazhdën e asaj qa po ndodh në Kosovë,  ky fjalim është shumë pozitiv. Kjo është një mundësi e mirë për shpërfaqjen e problemeve aktuale të Kosovës dhe integrimeve evropiane që do të trajtohen nga presidentja si çështjet politike, situata në veri e deri të politika e jashtme e Kosovës  e cila thotë se do ta përkrahë perëndimin në çështjen e Ukrainës dhe në çështje të tjera si aleate”, ka thënë Burjani.

Në njoftimin e presidencës thuhet se presidentja Osmani do t’i adresohet deputetëve të Parlamentit Evropian lidhur me arritjet e Kosovës dhe rrugën e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Ajo do të shprehë mirënjohjen e qytetarëve të Kosovës për përkrahjen që Parlamenti Evropian ka ofruar për Kosovën që nga vitet e 90-ta. Po ashtu është bërë e ditur se Osmani do të takohet  fillimisht me presidenten e Parlamentit Evropian, Roberta Metsolan, e pastaj edhe me udhëheqës të grupeve kryesore politike në Parlamentin Evropian dhe takime me përfaqësues të Këshillit të Evropës.

You Might Also Like

Rikthehet regjimi i lëvizjes së automjeteve pa kontrolle mes Shqipërisë dhe Kosovës

Organizonin luftëra ilegale me qen, arrestohen 9 veta nga Maqedonia dhe Kosova

Kurti dhe Ali Ahmeti në homazhet në nderim të Fatos Nanos

Rama: Në takimin e Nanos me Millosheviqin nuk pati asgjë prej tradhtari

KEDS: Ngarkesa maksimale e energjisë elektrike po arrin në nivelin rekord

Kosova Times June 14, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Whitkoff: Takimi Trump-Putin ka gjasa të zhvillohet

Kosova Times Kosova Times March 19, 2025
Vdes ministri i brendshem Ukrainas: Detajet e tmerrshme të rrëzimit të helikopterit në Kiev (VIDEO)
Cakolli tregon ndarjen e mandateve në Kuvendin e Kosovës
Lindsey Graham bën thirrje për garanci sigurie përpara marrëveshjeve për tokën në Ukrainë
Dimiq përkrah deklaratën e Kurtit rreth politikës së tij për veriun
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?