Një video e liderit rus Vladimir Putin duke i kthyer shpejt shpinën homologut të tij, ministrit të Mbrojtjes Sergei Shoigu, është bërë virale në mediat sociale, duke nxitur spekulime të reja për marrëdhëniet e tensionuara brenda udhëheqjes ruse.
You don't have to be a body language expert to understand what Putin currently thinks about his Defence Minister Sergei Shoigu… 😅 pic.twitter.com/ZRfJaJDE1X
— Jimmy Rushton (@JimmySecUK) June 12, 2023
Ndërsa Shoigu u pozicionua në njërën anë të ushtarëve të plagosur, Putini kaloi me energji pranë tij, duke i kthyer shpinën. Në një moment, Shoigu shkoi drejt Putinit për t’i thënë diçka, por udhëheqësi rus e injoroi atë, duke qëndruar me shpinë të kthyer.