By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Pulë në salcë mustardë: Kur doni të hani diçka të shijshme dhe nuk keni dëshirë të gatuani për një kohë të gjatë
January 8, 2026
Pesë euro për të hyrë në një dyqan në Barcelonë – një simbol i rezistencës ndaj turizmit masiv
January 8, 2026
VIDEO: Festë skandaloze me Daçiç, Brnabiç dhe Sheshel
January 8, 2026
Presidenti gjerman e sulmoi Trumpin
January 8, 2026
Gruaja sllovene (44) vdes pas liposuksionit në Turqi
January 8, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Vuçiq: Tre policët e Kosovës u arrestuan 1.8 kilometra larg kufirit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Vuçiq: Tre policët e Kosovës u arrestuan 1.8 kilometra larg kufirit
Ballina 2Rajon / Botë

Vuçiq: Tre policët e Kosovës u arrestuan 1.8 kilometra larg kufirit

Kosova Times
Last updated: 2023/06/14 at 8:35 PM
Kosova Times Published June 14, 2023
Share
SHARE

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se asnjë ushtar dhe asnjë polic nga Serbia nuk ka hyrë përtej kufirit me Kosovën.

Ai tha se policia serbe arrestoi tre policë të Kosovës 1.8 kilometra larg kufirit.

“Këta njerëz nuk kanë çfarë të kërkojnë në zonën Tresava-Batnjik pa miratimin e KFOR-it, sidomos me tyta të gjata”, tha Vuçiq në Radio televizionin e Serbisë (RTS).

Vuçiq tha se Ushtria e Serbisë ishte 20 kilometra larg vendit të arrestimit.

Policia e Kosovës tha se në mesditën e 14 qershorit tre zyrtarët policorë dyshohet se janë rrëmbyer nga forcat serbe gjatë një patrullimi në vendin e quajtur Tresave/Bare, në vijën kufitare në veri të Kosovës.

Policia e cilësoi si “kidnapim klasik të organizuar” brenda territorit të Kosovës.

Vendi Tresave/Bare gjendet në komunën e Leposaviqit, brenda territorit të Kosovës.

Krerët shtetërorë në Kosovë e kanë dënuar këtë veprim, të cilin e kanë cilësuar si “akt agresioni”, duke kërkuar nga faktori ndërkombëtar që të dënojë Serbinë dhe zyrtarët policorë të lirohen menjëherë.

Vuçiq tha se “jemi në udhëkryq se a do të vazhdojmë të kemi paqe ose jo”.

Ai akuzoi kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, se me do kusht dëshiron të “shkaktojë luftë dhe konflikte”.

“Do të shohim se cilat ishin qëllimet e vërteta të të arrestuarve”, tha ai.

Duke komentuar raportimet e mediave se Qeveria e Kosovës ka ndaluar importin e mallrave nga Serbia, Vuçiq tha se kjo tregon se “ju dëshironi t’i torturoni njerëzit në veri, t’i lini pa ilaçe dhe ushqime elementare”.

Mediat në Kosovë kanë raportuar se Kosova ka ndaluar importin e mallrave nga Serbia, ndonëse Qeveria ende nuk e ka konfirmuar zyrtarisht këtë.

You Might Also Like

VIDEO: Festë skandaloze me Daçiç, Brnabiç dhe Sheshel

Presidenti gjerman e sulmoi Trumpin

Pronarja e barit zviceran iku me para në dorë ndërsa njerëzit po digjeshin?

Kryebashkiaku i Minneapolis u thotë agjentëve të Trump të “largohen nga qyteti” pas vrasjes së gruas

Çfarë planesh ushtarake ka Izraeli me Greqinë dhe Qipron?

Kosova Times June 14, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Pasi ia dogjën garazhën, gazetari merr një mesazh tjetër kërcënues: Mos ha m** shumë

Kosova Times Kosova Times March 18, 2023
Martynov: Kemi të bëjmë me një të çmendur që ka një bombë bërthamore dhe kjo është arsyeja kryesore pse Putini vazhdon të vrasë pavarësisht sanksioneve perëndimore
Serbët kanë më pak besim në BE: Komisioni Evropian publikoi një sondazh për vendet…
Koci: Në Hagë kanë pushuar hetimet ndaj Halil Çadrakut
Ismaili e informoi për Rregulloren e re ambasadorin austriak Schnetzer
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?