By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ukrainasit godasin sistemet kryesore të mbrojtjes ajrore ruse në Krime. Publikohet video
June 26, 2025
Stuhi e fortë në Austri. Makina të dëmtuara, breshëri largohet me lopata dhe ekskavatorë
June 26, 2025
Haziri: Kompromiset politike janë mjetet e vetme legjitime
June 26, 2025
Zjarr në një ndërtesë në lagjen Kalabria në Prishtinë|VIDEO
June 26, 2025
Diskutim publik me qytetarët e Prishtinës për përmirësim në infrastrukturë
June 26, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ç’pasoja mund të kenë masat ndëshkuese të BE-së?
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Ç’pasoja mund të kenë masat ndëshkuese të BE-së?
Ballina 1Lajme

Ç’pasoja mund të kenë masat ndëshkuese të BE-së?

Kosova Times
Last updated: 2023/06/15 at 1:48 PM
Kosova Times Published June 15, 2023
Share
SHARE

Masat që Bashkimi Evropian i ka marrë kundër Kosovës, për shkak të mospërfilljes së kërkesave për shtensionimin e situatës në pjesën veriore, rrezikojnë projekte milionëshe sipas disave, por nuk pritet të ndikojnë në procesin e integrimit evropian.

“Efektet e këtyre masave janë proporcionale, pasi që përçojnë mesazhin e rëndësishëm të pakënaqësisë nga ana e BE-së, por nuk shkaktojnë dëm thelbësor në rrugën tonë evropiane”, thotë për Radion Evropa e Lirë Demush Shasha, nga Instituti i Kosovës për Politika Evropiane.

Masat e BE-së përfshijnë pezullimin e ftesave për pjesëmarrjen e Kosovës në ngjarje të nivelit të lartë, si dhe të vizitave dypalëshe nga BE-ja dhe vendet anëtare. Po ashtu janë paralajmëruar pasoja financiare, përkatësisht pezullimi i financimit të disa projekteve të propozuara nga Kosova në kuadër të Kornizës Investuese të Ballkanit Perëndimor.

“Unë shpresoj që këto projekte, jashtëzakonisht të rëndësishme, në asnjë formë të mos anulohen, por pezullimi i tyre të arrijë efektin e nevojshëm të dakordimit të qëndrimeve mes Kosovës dhe BE-së”, thotë Shasha.

Korniza Investuese e Ballkanit Perëndimor është një iniciativë e përbashkët e BE-së, institucioneve financiare dhe donatorëve, që synon zhvillimin socio-ekonomik dhe të perspektivës evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Kosova mbështetet nga ky mekanizëm që nga viti 2009. Në një dokument të tij thuhet se në Kosovë janë mbështetur 30 projekte në vlerë prej 1.8 miliard eurosh deri në shtator të vitit 2021.

Projektet përfshijnë ndërtimin e rrugëve, rehabilitimin e hekurudhave, sistemet e ngrohjes qendrore dhe përmirësimin e sistemit të ujërave të zeza.

Shasha thotë se për vitet 2023-2030, në kuadër të këtij mekanizimi, në Kosovë janë paraparë edhe projekte të tjera, si: Autostrada e Paqes Prishtinë – Nish, rruga hekurudhore Beograd – Prishtinë, ngrohja diellore për Prishtinën, impianti për trajtimin e ujërave të zeza për Prishtinën e të tjera.

Qeveria e Kosovës ka konfirmuar në muajin mars se Kosova, vitin e kaluar, ka përfituar nga ky instrument grante investuese për energjinë diellore në vlerë prej 53 milionë eurosh, të cilat kombinohen me hua nga bankat zhvillimore dhe arrijnë vlerën e 180 milionë eurove.

Në shkurt, Qeveria ka informuar, po ashtu, se ka aplikuar edhe për 2 grante investuese dhe 4 grante të asistencës teknike në Kornizën Investuese, por nuk ka specifikuar më shumë në lidhje me to.

“Ne po shkojmë mbrapa”

Kosova ka aplikuar në dhjetor të vitit të kaluar për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Një nga masat ndëshkuese të BE-së përfshin edhe anulimin e disa takimeve mes Kosovës dhe bllokut evropian, që rrjedhin nga Marrëveshja e Stabilizim Asociimit (MSA).

Kjo marrëveshje, e nënshkruar në vitin 2015, është hapi i parë drejt anëtarësimit në BE.

Kryetarja e Komisionit për Integrime Evropiane në Kuvendin e Kosovës, Rrezarta Krasniqi, thotë për Radion Evropa e Lirë se mosmbajtja e takimeve në kuadër të MSA-së – qëllim i të cilave është t’i udhëzojnë institucionet e Kosovës në lidhje me reformat – paraqet ngecje në procesin integrues të vendit.

“Shumë shqetësuese mosmbajtja e këtyre takimeve. Shqetësues është edhe nëse merret vendimi për anulimin e fondeve. Këto fonde kanë ndihmuar ndër vite zhvillimin e vendit dhe pa to nuk mund të ketë zhvillim. Ne po shkojmë mbrapa, nuk ka progres – vetëm regres në proceset integruese”, thotë Krasniqi.

Sipas saj, në një nga takimet e anuluara tashmë nga BE-ja është dashur të marrë pjesë ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari.

REL-i kontaktoi zyrtarë të kësaj ministrie, por ata thanë se nuk kanë informacione për këtë.

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, i tha REL-it se nuk ka ndonjë njoftim zyrtar për masat që BE-ja ka marrë ndaj Kosovës.

“Vazhdojmë të besojmë se çfarëdo mase ndaj Kosovës, do të ishte e padrejtë dhe jofer”, tha ai.

Pavarësisht kësaj, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, tha të mërkurën se blloku nuk e përjashton mundësinë që Kosova të përballet edhe me masa të tjera, nëse Qeveria e këtij vendi nuk i përmbush kërkesat ndërkombëtare.

Këto kërkesa përfshijnë tërheqjen e policisë speciale nga veriu i Kosovës, i banuar me shumicë serbe, si dhe të kryetarëve shqiptarë të komunave atje.

Hyrja e këtyre kryetarëve në objektet komunale në veri, të cilat shfrytëzohen edhe nga autoritetet paralele serbe, i ka rritur tensionet në këtë zonë, të cilat kanë kulmuar në përleshje të dhunshme mes protestuesve serbë dhe ushtarëve të NATO-s.

Komuniteti ndërkombëtar kërkon po ashtu nga Kosova të organizojë zgjedhje të reja në veri, si dhe t’i kthehet dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, këmbëngul se nuk mund “të bëjë kompromise me republikën demokratike” dhe se objektet komunale në veri janë pronë e shtetit.

You Might Also Like

Haziri: Kompromiset politike janë mjetet e vetme legjitime

Zjarr në një ndërtesë në lagjen Kalabria në Prishtinë|VIDEO

Hani i Elezit sot regjistroi temperaturën më të lartë në Kosovë me 39.7°C

Murati: Votimi i fshehtë nuk e shkel Kushtetutën, pra lejohet

Gjykata Komerciale favorizon Telekomin në përballje me përmbaruesin

Kosova Times June 15, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Miku i Putinit bëri thirrje për rifillimin e testeve bërthamore në Novaya Zemlya

Kosova Times Kosova Times September 28, 2023
Hill: Marrëveshja e Ohrit nuk nënkupton njohje, por normalizim të marrëdhënieve
Bajrami thotë se LDK-ja s’do të ndërrojë qëndrim
Camavinga nuk pëlqen faktin që është rezervë te Franca
Kurti flet me emisarin gjerman: Ne vazhdojmë të jemi konstruktiv
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?