By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Prishtinë, 156 urdhëresa të gjykatës, prej tyre 21 për vepra penale
June 9, 2025
Shkallët te ‘Guri i Shpuar’ në Kaçanik synojnë të rrisin numrin e turistëve
June 9, 2025
Shtatë vjet pa legjendën e futbollit
June 9, 2025
Sulmet ruse ndaj Evropës – agjentë, sabotime, vrasje…
June 9, 2025
Regjimi serb përballet me shantazhin rus të gazit
June 9, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti: Kemi shtrënguar kontrollet kufitare me Serbinë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti: Kemi shtrënguar kontrollet kufitare me Serbinë
Ballina 1Lajme

Kurti: Kemi shtrënguar kontrollet kufitare me Serbinë

Kosova Times
Last updated: 2023/06/15 at 1:37 PM
Kosova Times Published June 15, 2023
Share
SHARE

Qeveria e Kosovës bëri të ditur se janë shtrënguar kontrollet kufitare me Serbinë. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi se “synimi ynë është siguria, e siguria fillon te kufijtë”.

“Për arsye të sigurisë, si hap i menjëhershëm dhe i domosdoshëm janë shtrënguar kontrollet kufitare me Serbinë, duke kufizuar qarkullimin dhe duke shtuar kontrollet ndaj automjeteve që vijnë nga Serbia, sidomos ato transportuese”, u shpreh ai.

Ekipet e Radios Evropa e Lirë në Jarinë dhe Merdare raportojnë se automjete me targa të Serbisë janë duke hyrë në Kosovë pa pengesë, me kontrolle të shtuara.

Në kufirin në Merdare, në territorin e Serbisë janë duke pritur rreth 60 kamionë për të hyrë në Kosovë.

Kamionë transportues me targa të Serbisë në pikën e kalimit kufitar në Merdare.
Kamionë transportues me targa të Serbisë në pikën e kalimit kufitar në Merdare.

Nga ana e Kosovës, kalojnë automjetet e pasagjerëve, por nga ana e Serbisë në drejtim të Kosovës pothuajse nuk ka automjete me targa serbe.

“Masa tona nuk janë ekonomike apo tregtare, por janë masa të sigurisë”, deklaroi Kurti.

Kurti këto komente i bëri gjatë një konference të përbashkët me ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçla, e cila u mbajt pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare, ku morën pjesë autoritetet e institucioneve të sigurisë, drejtësisë dhe financave të Kosovës, pasi një ditë më parë, tre zyrtarë të Policisë së Kosovës u arrestuan nga forcat serbe në veri të vendit.

Qeveria e Kosovës i bën thirrje faktorit ndërkombëtar t’i dënojë veprimet e Serbisë

Duke kërkuar lirimin e menjëhershëm të zyrtarëve policorë, për të cilët Prishtina pohon se janë rrëmbyer nga forcat policore të Serbisë, Kurti i bëri thirrje faktorit ndërkombëtar për të dënuar veprimet e Serbisë, dhe tha se është “i habitur nga heshtja e tyre”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë një konference të përbashkët me ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçla.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë një konference të përbashkët me ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçla.

“Rasti i djeshëm ishte agresion ndaj shtetit tonë demokratik, hakmarrje ndaj Policisë së Kosovës që po lufton krimin dhe intencë për eskalim dhe destabilizim në kohën kur ne tashmë kemi propozuar planin 5-pikësh për de-përshkallëzim dhe stabilizim”, tha kryeministri Kurti.

Kryeministri hodhi poshtë pretendimet e Serbisë, e cila tha se se policët e Kosovës kishin kaluar kufirin dhe ishin futur në territor të saj.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar një ditë më parë se asnjë ushtar dhe asnjë polic nga Serbia nuk ka hyrë përtej kufirit me Kosovën. Ai tha se policia serbe arrestoi tre policë të Kosovës 1.8 kilometra larg kufirit.

“Në vendin e ngjarjes kanë qenë KFOR-i, ka qenë Policia e Kosovës dhe aty janë gjetur edhe gjurmët e ccizmeve e këpucëve të huaja [që po shkonin] në drejtim të Serbisë, por janë gjetur edhe pragat lidhëse plastike. Pra si është e mundur që ata pretendojnë se janë arrestuar në Serbi, kur lidhëset e tyre të plastikës si pranga janë pikërisht në këtë vendin ku po themi ne, një kilometër, 300 metra dhe 670 metra larg kufirit me Serbinë e në brendi të territorit të Kosovës”, u kundërpërgjigj Kurti.

Sipas tij, dy formacione të armatosura të Serbisë – Njësia Anti-Terroriste dhe një njësi speciale e quajtur Kobra – kanë hyrë në territorin e Kosovës dhe kanë rrëmbyer policët kosovarë. Kryeministri tha se me këtë do të duhej të merrej KFOR-i.

“Ajo çfarë mua më habit është fakti që as të nesërmen, me këtë të vërtetë që ne po e shpërfaqim para jush, nuk del zyrtarisht KFOR-i. Cili është kuptimi që të nesërmen e një ngjarjeje që nuk ishte në mbrëmje, por në mesditë, KFOR-i nuk del me shpjegim zyrtar se ku është ky vend? Ky vend është qartazi në Republikën e Kosovës”, tha ai.

Sveçla në këtë konferencë i quajti “akte kriminale” veprimet e Serbisë, duke thënë se “rrëmbimi i policëve është një incident jashtëzakonisht i rëndë”.

“Ky akt kriminal duhet të dënohet ashpërsisht nga faktori ndërkombëtar, sepse përfaqëson një shkelje të rëndë dhe shfaq edhe njëherë fytyrën e vërtetë të Serbisë”, tha Sveçla duke bërë thirrje “urgjente për lirimin e policëve”.

Policia e cilësoi këtë si “kidnapim klasik të organizuar” brenda territorit të Kosovës, kurse në Beograd u tha se ata janë arrestuar nga njësitet anti-terror të xhandarmërisë serbe brenda territorit të Serbisë, në komunën e Rashkës.

Ngjarja, sipas Policisë së Kosovës ka ndodhur mesditën e së mërkurës, kur ata dyshohet se janë rrëmbyer nga forcat serbe gjatë një patrullimi në vendin e quajtur Tresave/Bare, në vijën kufitare në veri të Kosovës.

Vendi Tresave/Bare gjendet në komunën e Leposaviqit, brenda territorit të Kosovës.

Këto zhvillime po ndodhin në kohën kur tensionet në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe, janë rritur.

Tensionet nisën më 26 maj, kur kryetarët e rinj shqiptarë të komunave në veri, nën asistimin e Policisë së Kosovës, hynë në ndërtesat komunale, mes kundërshtimeve të serbëve lokalë.

Tensionet kulmuan më 29 maj, kur në Zveçan, protestuesit serbë u përleshën me pjesëtarët e misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR. Nga përleshjet janë lënduar dhjetëra persona nga të dyja palët.

Po ashtu, më 13 qershor, Policia e Kosovës kreu një aksion në Mitrovicë të Veriut, ku arrestoi Millun Millenkoviq. Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se i arrestuari dyshohet se ka qenë një prej organizatorëve të ngjarjeve në Zveçan më 29 maj.

You Might Also Like

Prishtinë, 156 urdhëresa të gjykatës, prej tyre 21 për vepra penale

26 vjet nga Marrëveshja e Kumanovës dhe kapitullimi i Millosheviçit

Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës në Shqipëri

Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara

Fillon sot `Java e Krenarisë` në Prishtinë

Kosova Times June 15, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Transnistria i kërkon ndihmë Moskës

Kosova Times Kosova Times February 28, 2024
Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë kundër shtatë të pandehurve për vepra penale që ndërlidhen me korrupsionin
Haradinaj kujton heroin Milazim Kiqina
Milani fiton ndaj Lecces me dy golat e Leaos
Gurthemeli i shkollës së re në “Mati 1”: Investim në të ardhmen e arsimit në Prishtinë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?