By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Një letër nga e kaluara që nuk mundi të gjendej: Një sekret egjiptian i fshehur për 3,500 vjet
June 7, 2025
Ukrainasit rrëzojnë Su-35 rus mbi Kursk, publikohet video
June 7, 2025
Shqipëri-Serbi në ‘Air Albania’, apeli i policisë për tifozët
June 7, 2025
Basha: Matja me Kurtin është në votën për qeverinë, jo në Kuvend
June 7, 2025
Haxhiu: Kushtetuesja duhet të veprojë sa më parë
June 7, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: “Koha që Perëndimi të provojë se Kremlini është një guaskë boshe”, analiza e New York Post: Pse Biden po ‘mban anën’ e pengut të Putinit në Ballkan?
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > “Koha që Perëndimi të provojë se Kremlini është një guaskë boshe”, analiza e New York Post: Pse Biden po ‘mban anën’ e pengut të Putinit në Ballkan?
Rajon / Botë

“Koha që Perëndimi të provojë se Kremlini është një guaskë boshe”, analiza e New York Post: Pse Biden po ‘mban anën’ e pengut të Putinit në Ballkan?

Kosova Times
Last updated: 2023/06/16 at 8:02 AM
Kosova Times Published June 16, 2023
Share
SHARE

Sirenat e sulmit ajror u ndezën të martën në veri të Kosovës kur serbët etnikë u përleshën me policinë pas arrestimit të një prej udhëheqësve të dyshuar të protestave serbe. Meqenëse presidenti rus Vladimir Putin ka performancë të dobët në Ukrainë , ai do të përdorë çdo taktikë të mundshme për të shpërqendruar Perëndimin.

New York Post ka bërë një përmbledhje të ngjarjeve, ndërsa ka evidentuar se Rusia, me ndihmën e Serbisë, po provokon kaos në zemër të Europës, në Ballkan.

Qëllimi është të shtyjë Ballkanin në limite dhe të shkaktojë dhunë etnike, sepse kjo i lejon Kremlinit të “minojë” NATO-n dhe të rivendosë Rusinë si faktor i fuqishëm në rajon.

Por, pse presidenti Joe Biden dhe ekipi i tij po ecin me një plan të tillë?

 

 

Dy javë më parë, pas zgjedhjeve komunale të kryebashkiakëve etnikisht shqiptarë, protestuesit serbë sulmuan trupat e NATO-s, duke plagosur 30 anëtarë të forcës paqeruajtëse të aleancës, KFOR.
Nga 1.8 milionë banorët e Kosovës, 92% janë shqiptarë dhe vetëm 6% janë serbë.

Vendi i vogël ka qenë prej kohësh një aleat i SHBA-së; është vendi ku njerëzit i vendosin emrat fëmijëve të tyre sipas liderëve amerikanë dhe ku bulevardeve dhe rrugëve i është vënë emri i liderëve amerikanë. Kosova është një vend shumë pro amerikan, referuar edhe faktit që Uashingtoni e ndihmoi këtë zonë gjatë sulmeve serbe kundër shqiptarëve etnikë dhe mbështeti pavarësinë e saj në 2008.

Megjithatë, në vend që dënonte trazirat e Serbisë, ambasadori i SHBA-së në Kosovë akuzoi Prishtinën për krijimin e “kësaj atmosferë krize në veri” dhe ambasadori i SHBA-së në Serbi e quajti këtë vend një partner konstruktiv.
Pas ngjarjeve, SHBA largoi Kosovën nga pjesëmarrja në stërvitjen e saj aktuale të NATO-s, “Defender Europe 23”.
Ky ndryshim i çuditshëm në politikën amerikane i ka rrënjët në planin e Biden për të shmangur rrezikun dhe frikën nga përshkallëzimi rus.

Shtetet e Bashkuara shqetësohen se Serbia do të përqendrohet drejt Rusisë dhe do të lejojë Putinin të hapë një front tjetër konflikti.

Ndërkohë forcat e armatosura serbe do të marrin pjesë në stërvitjen ushtarake shumëkombëshe “Ujku i Platinit” me NATO-n. Ambasada amerikane e Serbisë tha me entuziazëm se kjo tregon se Serbia “ka zgjedhur Perëndimin”.

Kjo deklaratë nuk mund të jetë më e gabuar se kaq, kjo pasi strategjia balancuese e Serbisë midis Rusisë dhe Uashingtonit ka lejuar që kjo stërvitje të mbahet shtatë herë që nga viti 2014 tashmë.

Reagimi i presidentit serb Aleksandër Vuçiç përfaqëson taktikën e tij të preferuar për të përshkallëzuar dhe më pas për të de-përshkallëzuar dhe për të përdorur Kosovën si mjet pazaresh me Perëndimin.

Kremlini tashmë po e inkurajon Serbinë të përshkallëzojë më tej situatën.
Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov e quajti shpërthimin e dhunës “shqetësuese” dhe ia atribuoi fajin Perëndimit:

“Një “shpërthim” i madh po ndizet në qendër të Evropës, pikërisht në vendin ku, në vitin 1999, NATO kreu agresion kundër Jugosllavisë.. .”, tha ai.

Ambasadori rus në Serbi, Aleksandër Botsan-Kharchenko tha se situata në Kosovë është një formë “lufte hibride” dhe pretendoi se kundërshtarët e Vuçiçit duan të bëjnë “një grusht shteti të stilit Maidan”, duke iu referuar kryengritjes së Ukrainës 2013-2014.

Rusia po ndërhyn në terren gjithashtu. Në shkurt, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani paralajmëroi se anëtarët e grupit mercenar rus Wagner janë duke punuar me forcat paraushtarake serbe. “Verbëria” e Perëndimit ndaj lojërave të pushtetit të Vuçiçit dhe Putinit dhe fajësimi i tij ndaj Kosovës, përfaqëson një strategji politike.

Shtetet e Bashkuara besojnë se Serbia është më e rëndësishme strategjikisht se Kosova, pasi Uashingtoni e di se Vuçiç mund të bashkëpunojë lehtësisht me Moskën për të ndezur një konflikt të ri në rajon. Paqësimi amerikan ndaj Serbisë nuk do të funksionojë: marrëdhëniet Serbi-Rusi janë të gjalla dhe të mira.

Bashkëpunimi i Serbisë me Perëndimin në stërvitjet ushtarake dhe retorika boshe është pjesë e strategjisë së saj balancuese midis Rusisë dhe Uashingtonit, jo një shenjë e besnikërisë së saj ndaj Perëndimit. Në vazhdën e luftës së Rusisë, Serbia kurrë nuk miratoi sanksione kundër Rusisë.

Muajin e kaluar, drejtori pro-rus i agjencisë së inteligjencës së Serbisë, Aleksandër Vulin udhëtoi në Moskë për një konferencë sigurie.

Serbia nuk është viktimë e ndikimit rus. Si pjesë e objektivit të tij më të gjerë për të qëndruar në pushtet, Vuçiç ka shfrytëzuar mungesën e stabilitetit në rajon për të hënë imazhin e një force që sjell stabilitet.

Duke përshkallëzuar dhe më pas duke de-përshkallëzuar krizën dhe duke negociuar me Perëndimin sipas kushteve të tij, Vuçiç e ka pozicionuar veten si një marrëveshje-bërës i moderuar në rajon. Ai ka shfrytëzuar situatën në përshkallëzim e sipër në Kosovë për t’i larguar votuesit e tij nga problemet e brendshme të Serbisë.
Rusia ka dashur prej kohësh të tregojë se NATO është një “tigër letre”.

KFOR-i duhet të dërgojë një sinjal të besueshëm se është i gatshëm të ndërhyjë kundër forcave serbe në rast të një përshkallëzimi.

Javën e kaluar, NATO shtoi trupat e saj me 700 efektivë, në mënyrë që të bëhet sigurimi më i plotë i zonës.
Ky është një hap në drejtimin e duhur. Në vend që të qetësojë Serbinë, Amerika duhet të bëjë presion ndaj Beogradit që të pranojë pavarësinë e Kosovës dhe të vendosë sanksione ndaj Rusisë.

Me burimet ushtarake ruse të shteruara në Ukrainë, Kremlini nuk mund ta mbështesë Serbinë dhe një konfrontim i drejtpërdrejtë me NATO-n nuk do t’i shërbente interesave të Vuçiçit. Perëndimi duhet të pranojë se një reagim i dobët i jep guxim Putinit dhe Vuçiçit.

Rusia dhe Serbia do të vazhdojnë ta nxehin sërish këtë konflikt të ngrirë kur t’u përshtatet interesave të tyre. Në vend që të lejojë Moskën të zhvlerësojë NATO-n, është koha që Perëndimi të provojë se Kremlini nuk është gjë tjetër veçse një guaskë boshe.

You Might Also Like

Ukrainasit rrëzojnë Su-35 rus mbi Kursk, publikohet video

Demokratët e Senatit i bëjnë thirrje Trumpit të përballet me Putinin për luftën kundër Ukrainës

Në Spanjë, 48 persona u arrestuan, u sekuestruan pothuajse katër ton kokainë

Një shtetas amerikan u përpoq të bashkohej me shërbimin e inteligjencës gjermane, informoi BND-ja CIA-n

Rusia sulmoi Ukrainën me 215 dronë, qyteti Kharkov është në flakë

Kosova Times June 16, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Në fundjavë luhen ndeshjet gjysmëfinale

Kosova Times Kosova Times June 28, 2024
Publikohet kënga e shumëpritur e Ledrit
GAP: Përfaqësimi i grave në menaxhment, mbetet relativisht i ulët
Mbyllet pa fitues ndeshja Slloveni-Serbi
SHBA-ja sulmon një grup aleat të Iranit në Siri
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?