By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Dokumente të reja zbulojnë se Epstein i ofroi Miroslav Lajçakut
January 31, 2026
Feja dixhitale dhe debatet rreth rebelimit
January 31, 2026
Radhë të mëdha pakistanezësh në Barcelonë pas vendimit të qeverisë spanjolle
January 31, 2026
Shpërthime në Iran
January 31, 2026
Prorokoviq: Serbia e vetmja nyjë përmes së cilës pulson lidhja me Moskën
January 31, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Stoltenberg: Nuk ka ftesë për Ukrainën për anëtarësim në NATO
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Stoltenberg: Nuk ka ftesë për Ukrainën për anëtarësim në NATO
Ballina 2Rajon / Botë

Stoltenberg: Nuk ka ftesë për Ukrainën për anëtarësim në NATO

Kosova Times
Last updated: 2023/06/16 at 8:31 PM
Kosova Times Published June 16, 2023
Share
SHARE

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha më 16 qershor në Bruksel, se aleanca do të forcojë lidhjet politike me Ukrainën në samitin e muajit të ardhshëm, por se tani për tani “nuk bëhet fjalë” për një ftesë për anëtarësimin e Kievit na aleance, raportoi AFP.

“Ne nuk do të diskutojmë për ftesë (në NATO) në samitin në Vilnius (më 1 dhe 2 korrik), por për atë se si mund ta afrojmë Ukrainën me NATO-n”, tha Stoltenberg.

Ai shtoi se është “i bindur se vendet anëtare do të gjejnë një zgjidhje të mirë dhe konsensus”.

Më 15 dhe 16 qershor, në Bruksel u mbajt takimi ministror i NATO-s, në të cilin marrin pjesë ministrat e mbrojtjes të vendeve anëtare.

Si gjest simbolik, udhëheqësit e Aleancës synojnë të mbajnë takimin e parë të Këshillit NATO-Ukrainë me presidentin Volodymyr Zelensky, në kryeqytetin e Lituanisë, tha Stoltenberg.

Samiti i NATO-s do të mbahet në Vilnius më 1 dhe 2 korrik.

Kjo lëvizje përfaqëson një përmirësim në lidhjet politike dhe do t’i japë Kievit një vend më të barabartë në tryezë “për t’u konsultuar dhe vendosur për çështjet e sigurisë”, tha Stoltenberg.

Vendet anëtare të e NATO-s nuk kanë ende qëndrim të unifikuar lidhur me kërkesën e Ukrainës për t’u bashkuar me Aleancën kur të përfundojë lufta, e cila ka nisur me pushtimin rus të Ukrainës, në shkurt të vitit 2022.

Vendet e NATO-s në Evropën Lindore, janë angazhuar për një udhërrëfyes më të mirë të anëtarësimit për Ukrainën.

Megjithatë, aleatët kryesorë, si Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe Gjermania, nuk duan të shkojnë shumë më tej sesa një premtim i paqartë i vitit 2014, se Ukraina një ditë do t’i bashkohej aleancës, raportoi AFP-ja.

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, sugjeroi më 16 qershor, se është e mundur që disa kërkesa të anëtarësimit mund të lehtësohen, nëse Ukraina, në fund, është e gatshme të bashkohet.

Vendet e NATO-s i kanë dorëzuar Ukrainës armë me vlerë dhjetëra miliarda dollarë që kur Moska nisi një pushtim të gjithanshëm shkurtin e vitit të kaluar.

Stoltenberg kërkon, gjithashtu, që vendet anëtare të NATO-s të angazhohen për një pako ndihme shumëvjeçare, për ta sjellë Ukrainën më afër standardeve të Aleancës.

Pa marrëveshje për plan në rast të sulmit rus

Ministrat e mbrojtjes të NATO-s nuk arritën një marrëveshje mbi planet e reja se si t’i përgjigjen sulmit rus, ndërkaq një diplomat fajësoi Turqinë për pengimin e tyre, raportoi Reuters.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se ministrat diskutuan planet, të parat që nga fundi i Luftës së Ftohtë dhe se po i afrohen një marrëveshjeje.

Megjithatë, siç raportohet nga Reuters, një diplomat tha se Turqia e bllokoi vendimin, për shkak të formulimit të vendndodhjeve gjeografike, duke përfshirë Qipron. Ai shtoi se ende është e mundur të gjendet një zgjidhje përpara samitit të NATO-s në Vilnius.

You Might Also Like

Dokumente të reja zbulojnë se Epstein i ofroi Miroslav Lajçakut

Radhë të mëdha pakistanezësh në Barcelonë pas vendimit të qeverisë spanjolle

Shpërthime në Iran

Prorokoviq: Serbia e vetmja nyjë përmes së cilës pulson lidhja me Moskën

Ndërprerje të energjisë elektrike në shkallë të gjerë ndodhën në Ukrainë dhe Moldavi

Kosova Times June 16, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Solovyov, Zakharov dhe Skabeev nuk e ndalin histerinë për shkak të sulmit në rajonin Bryansk

Kosova Times Kosova Times March 4, 2023
Kurti falënderon Bullgarinë për bashkëpunim të ngushtë në sigurinë rajonale
Vdekja e Vera Zhejit, Begaj:`Zonja e madhe` e mikrofonit të Radio Tiranës
Policia arreston të dyshuarin që kërkohej me 12 urdhëresa
Aktakuzë për vrasjen e rëndë në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?