By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trump shpalli gjendje të jashtëzakonshme në Shtetet e Bashkuara për shkak të Kubës
January 30, 2026
Drejtori i FBI-së shkaktoi një skandal diplomatik: Ai foli publikisht për operacionin sekret në Meksikë
January 30, 2026
TTW: Shqipëria thjeshton udhëtimet për turistët
January 30, 2026
Njerëzit po kthehen në Hënë për herë të parë pas 50 vitesh
January 30, 2026
Axhenda ndërkombëtare
January 30, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Tregim
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Tregim
Opinion

Tregim

Kosova Times
Last updated: 2023/06/16 at 11:55 PM
Kosova Times Published June 16, 2023
Share
SHARE

Shkruan: Pal ShTUFI

Para tre ditësh më doli një punë urgjente dhe fluturova për në Zvicër. Rastisi të ulesha në karrigen numër pesë. Dmth, më ra të shihja pothuajse të gjitha fytyrat që futeshin në aeroplan.

Ç’më pa?

Vajza e djem të ri si rrezja e diellit. Bukuri, elegancë dhe kulturë. Kështu flisnin pamjet e tyre. Kështu shihnin sytë e të gjithëve, jo vetëm të mitë.

Pastaj gra të reja me fëmijë në krah, të cilëve u flisnin herë shqip e herë gjermanisht. Gra me fytyra tipike shqiptare, me bukuritë e trashëguara, nga antika e deri në ditët e sotme.

Edhe diell e hanë me ua pasë lakmi nurin dhe bukurinë që kishin.

Fëmijë bombastikë, të gjallë e plot jetë. Foshnja që qanin dhe me atë vaj sikur dëshironin të thoshin se nuk i binden rregullave që ngushtojnë hapësirat në atë fluturake dhe askund në botë.

Para dhe pas meje dëgjoja muhabete rasti. Muhabete plot kualitet, shqip dhe gjermanisht. Ymri me t’u rritë.

Shkurt, mrekulli më panë sytë atë ditë. Kam parë edhe tjera herë djem e vajza të këtij niveli, por jo kaq shumë në një aeroplan, me 180 udhëtarë.

Kjo rini nuk do luftë. Janë tepër të mirë, të bukur dhe paqësorë për t’i bërë mish për top.

Arsyeja e mendjes së shëndoshë duhet të bëhet pararojë e paqes dhe prosperiteti për këtë rini. Duhet t‘i shterim të gjitha mundësitë e mendjes e shpirtit që kjo rini kurrë mos ta mësojë luftën dhe vdekjen. Kurrë!

Paqja nuk është gjendje e dhënë. Paqja krijohet me mund, përkushtim dhe inteligjencë. Paqja do edhe mirëmbajtje, durim dhe kompromise. E tërë jeta është kompromis.

Vetëm qiell pa ré, dritë e hapësirë paqeje i kemi borxh këtij brezi të mrekullushëm.

Lum bofsha për ta. Gjithëjetën.

You Might Also Like

Makthi Strategjik i Evropës: I bllokuar midis Trumpit, Putinit dhe luftës që nuk mund ta përfundojë

Ja deri ku është i gatshëm të shkojë monstrumi Aleksandër Vuçiq për t’a luajtur lojën dhe mbetur në pushtet

Shteti i së drejtës nuk mbrohet duke lejuar gjykatat të ndryshojnë përbërjen e qeverisë! Kushtetuesja do e mund arsyetimin e SPAK-ut…

Trump sulmon ashpër Evropën, e quan Danimarkën ‘mosmirënjohëse’, kërkon Groenlandën në Davos

Një Holodomor me Temperaturë të Ulët

Kosova Times June 16, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Rusia: Rrezik i jashtëzakonshëm nëse NATO çon trupa në Ukrainë

Kosova Times Kosova Times May 8, 2024
ShBA-ja dhe BE-ja, të shqetësuara nga ligji për “ndikimin rus” i Polonisë
Nezir Kraki i bashkohet partisë “Guxo” për zgjedhjet e 9 shkurtit
Horoskopi ditor për 8 dhjetor:
Avokati i Beogradit për Vuçiqin dhe genjeshtrat e tij: “Po krijon kaos në Kosovë sepse e kuptoi se fundi i tij është afër”
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?