By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Tetë kërpudha matsutake u shitën në ankand në Japoni për 4,850 euro
October 11, 2025
Dita Ndërkombëtare e Vajzave: UNICEF, 122 milionë vajza nuk shkojnë në shkollë
October 11, 2025
Cheesecake në një gotë me rrush të ëmbël të bërë në shtëpi
October 11, 2025
Ide e shkëlqyer për drekë: Qofte turke në një salcë kremoze që shkojnë shumë mirë me pure patatesh
October 11, 2025
Ja si duket shtëpia e një miliarderi! Hidhini një sy brenda një vile me vlerë 129 milionë euro me ftohje të jashtme
October 11, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: “Kufiri i incidenteve” mes Kosovës dhe Serbisë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > “Kufiri i incidenteve” mes Kosovës dhe Serbisë
Ballina 1Lajme

“Kufiri i incidenteve” mes Kosovës dhe Serbisë

Kosova Times
Last updated: 2023/06/17 at 9:40 AM
Kosova Times Published June 17, 2023
Share
SHARE

Kosova dhe Serbia ndajnë një vijë kufitare të gjatë rreth 350 kilometra.

Në 24 vjet pas përfundimit të luftës, në këtë vijë kufitare që për Kosovën është kufi e për Serbinë vijë administrative, kanë ndodhur disa incidente.

Një ka ndodhur në vitin 2012, kur njësitet speciale të Serbisë kanë arrestuar dy policë kufitarë të Kosovës në fshatin Dumnicë të Podujevës.

Një incident i ngjashëm ka ndodhur edhe më 14 qershor të këtij viti, kur forcat serbe kanë arrestuar tre policë të Kosovës.

Kosova thotë se ata janë arrestuar në territorin e saj, Serbia pretendon në të sajin, ndërsa misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, thotë se “mbetet e paqartë” se ku kanë qenë policët në kohën e arrestimit.

Në fakt, në të dyja rastet, Serbia ka pretenduar se policët kosovarë kanë hyrë në territorin e saj dhe se ata nuk kanë të drejtë të shkelin në atë që njihet si “zonë neutrale”.

Sipas palës serbe, në zonën neutrale në mes të Kosovës dhe Serbisë, të drejtë patrullimi kanë vetëm pjesëtarët e misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, dhe forcat serbe.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka fajësuar Serbinë për, siç ka thënë, “rrëmbimin” e tre policëve në territorin e Kosovës.

Si kontrollohet vija kufitare Kosovë – Serbi?

Kosova dhe Serbia zyrtarisht nuk e kanë të kryer procesin e demarkacionit të kufirit.

Megjithatë, kur është bërë demarkacioni me Malin e Zi në vitin 2018 – me gjithë kundërshtimet politike në Prishtinë – si referencë është marrë Kushtetuta e Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës, që është miratuar më 28 shkurt të vitit 1974 – asokohe nga ana e Kuvendit të Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës dhe Kuvendit të Jugosllavisë.

Më këtë dokument, Kosova ka pasur kufijtë e saj territorialë që kanë pasur cilësinë e kufijve shtetërorë.

Për sigurinë e kufijve të territorit të Kosovës, nga viti 1999 kur ka përfunduar lufta, është përgjegjës misioni i KFOR-it.

Ky mision e ka këtë përgjegjësi bazuar në atë që njihet si Marrëveshje Ushtarako-Teknike e Kumanovës, e cila i ka dhënë fund luftës në Kosovë. Serbia e ka nënshkruar këtë marrëveshje me NATO-n në vitin 1999, duke i tërhequr më pas të gjitha forcat policore dhe ushtarake nga Kosova.

As KFOR-i e as autoritetet kosovare nuk kanë folur për REL-in lidhur me mënyrën e menaxhimit të zonës neutrale mes Kosovës dhe Serbisë.

Çfarë thotë Marrëveshja e Kumanovës?

Për të vendosur një ndërprerje të qëndrueshme të armiqësive, në asnjë rrethanë, asnjë Forcë e RFJ-së [Republikës Federative të Jugosllavisë] dhe Republikës së Serbisë nuk do të hyjë, rihyjë ose mbetet brenda territorit të Kosovës ose Zonës së Sigurisë Tokësore dhe Zonës së Sigurisë Ajrore.

Më 2012 dhe 2023, kur Serbia ka arrestuar policë të Kosovës, ajo ka thënë se ata kanë shkelur Marrëveshjen Ushtarako-Teknike të Kumanovës, e cila, sipas Beogradit zyrtar, u mundëson patrullim të armatosur në “zonën e neutrale” vetëm forcave të KFOR-it dhe forcave të Serbisë.

Por, të njëjtën gjë e ka thënë vazhdimisht edhe Prishtina zyrtare.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Serbia ka shkelur Marrëveshjen e Kumanovës që e ndalon çdo forcë policore e ushtarake serbe të futet në territorin e Kosovës.

Policia e Kosovës kryen patrullime në vijën kufitare Kosovë – Serbi që nga themelimi i saj, më 1999.

Në vitet e para të pasluftës, patrullimet janë kryer në bashkëpunim me KFOR-in, misionin e Kombeve të Bashkuara, UNMIK, e më vonë edhe me misionin e Bashkimit Evropian për sundim të ligjit, EULEX.

Me shpalljen e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008, institucionet ndërkombëtare, si KFOR-i dhe EULEX-i, i kanë transferuar gradualisht përgjegjësitë për kontrollin e zonës neutrale Kosovë-Serbi – që është rreth 5 kilometra – te Policia e Kosovës.
Tani, policia kryen patrullime të rregullta në vijën kufitare me Serbinë njëjtë si me shtetet e tjera.

Incidentet kryesore në vijën kufitare Kosovë – Serbi

14 qershor 2023

Incidenti i fundit është arrestimi i tre policëve kufitarë të Kosovës – sipas autoriteteve të vendit – në Tresave/Bare në Leposaviq, pjesa veriore e Kosovës.

Kosova ka paraqitur harta të vendit ku, siç është thënë, kanë qenë policët – rreth 1.5 kilometra brenda territorit të Kosovës, ndërkohë që, sipas Serbisë, ata janë arrestuar “thellë” në territorin e saj.

KFOR-i, si përgjegjësi kryesor për sigurinë e territorit të Kosovës, ka thënë më 16 qershor se “bazuar në të dhënat e disponueshme, mbetet e paqartë se ku kanë qenë zyrtarët e Policisë së Kosovës në momentin e arrestimit”.

Po atë ditë, Prokuroria e Lartë në Kralevë – qytet në jug të Serbisë – ka dhënë urdhër për kryerjen e hetimeve ndaj tre policëve të Kosovës dhe u ka shqiptuar masë paraburgimi prej 30 ditësh.

Sipas autoriteteve serbe, ata dyshohet se kanë kryer veprën penale: prodhim, posedim, mbajtje dhe trafikim i paligjshëm i armëve dhe lëndëve plasëse, e cila bart dënimin deri në 12 vjet burg.

Derisa kanë qenë duke patrulluar në vijën kufitare në mes të Kosovës dhe Serbisë, më 31 mars të vitit 2012, dy policë kufitarë të Kosovës janë arrestuar nga xhandarmëria serbe në fshatin Dumnicë të Podujevës.

Serbia, edhe asokohe, ka thënë se policët e Kosovës kanë hyrë ilegalisht në “zonën neutrale”, ku, sipas institucioneve atje, është e ndaluar me Marrëveshjen e Kumanovës.

Policët janë liruar pas kalimit të masës së ndalimit prej 48 orësh.

Incidenti i vitit 2011 për kontrollin e pikave kufitare

Në korrik të vitit 2011, Qeveria e Kosovës ka organizuar një aksion për marrjen e kontrollit të pikave kufitare 1 dhe 31 në Jarinjë dhe Bërnjak – pjesa veriore e Kosovës – të cilat ishin djegur nga grupe serbësh qysh në vitin 2008, si kundërshtim ndaj shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Qindra automjete të Policisë së Kosovës janë bllokuar nga serbët lokalë, që kanë barrikaduar rrugët drejt Bërnjakut dhe Jarinjës. Në këtë aksion është vrarë polici i Kosovës, Enver Zymberi, nga persona ende të paidentifikuar.

Që nga ajo kohë, policë dhe doganierë të Kosovës janë vendosur në këto dy pika kufitare.

Rasti i Karaçevës

Banorët e fshatit Karaçevë në Komunën e Kamenicës – pjesa lindore e Kosovës – që nga përfundimi i luftës kanë reaguar vazhdimisht për, siç kanë thënë, futjen e xhandarmërisë serbe në territorin e Kosovës.

Hera e fundit kur janë publikuar fotografi të forcave serbe në atë që është thënë se është brenda territorit të Kosovës, ka qenë më 20 mars 2020.

“Terrorizimi i banorëve të Karaçevës nga forcat serbe është i papranueshëm dhe për këtë duhet të bartin përgjegjësi edhe forcat e KFOR-it. Ajo zonë është përcaktuar si zonë neutrale (edhe pse gabimisht) dhe e vetmja forcë që ka të drejtë hyrjeje në atë zonë, është KFOR-i”, ka thënë Qëndron Kastrati, asokohe kryetar i Kamenicës.

Përgjatë viteve ka pasur dhjetëra incidente të natyrave të ngjashme.

Për demarkacionin e kufirit s’është folur asnjëherë

Kosova dhe Serbia janë në bisedime, herë për çështje teknike e herë për politike, që nga viti 2011. Megjithatë, çështja e demarkacionit të kufirit nuk është diskutuar drejtpërsëdrejti asnjëherë.

Dy vendet kanë arritur Marrëveshjen për Menaxhimin e Integruar të Kufirit, më 2 dhjetor 2011.

Përmes kësaj marrëveshjeje, Kosova dhe Serbia janë pajtuar që të krijojnë pika të përbashkëta kufitare në vendkalimet kufitare: Merdarë, Bërnjak, Mutivodë, Jarinjë, Dheu i Bardhë dhe Muçibabë.

Një fije shprese në këtë drejtim e ofron Marrëveshja e Brukselit, e arritur mes Kosovës dhe Serbisë në shkurt, e përmes së cilës palët, mes tjerash, obligohen të njohin dhe respektojnë tërësinë territoriale të njëra-tjetrës.

You Might Also Like

Rregulla të reja për hyrjen dhe daljen nga BE-ja po hyjnë në fuqi

Tentojnë të rrëmbejnë të miturën , përfundojnë në pranga dy persona

58 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Arrestohet një person në Gjilan për rrëmbim, viktima arrin të shpëtojë

Moti në Shqipëri i kthjellët në të gjithë vendin

Kosova Times June 17, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Izraeli vazhdon sulmet në Rafah pavarësisht urdhrit të GjND-së

Kosova Times Kosova Times May 25, 2024
Raketa nga Libani godet Rrafshnaltën e Golanit, disa të vdekur
Mediokritetet që kanë hy në jetën politike me dhëmbë të mprehtë
Gjashtë raste të dhunës në familje në 24 orë, në 4 prej tyre viktima gratë
Nikolla përshëndet anëtarësimin e Suedisë në NATO
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?