By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Fallxhori që parashikoi Covid dërgoi një paralajmërim: ‘Viti 2026 sjell një ngjarje të rrezikshme dhe një sëmundje misterioze’
January 2, 2026
Ukrainasit publikojnë videon, ku ushtari rus u dorëzohet atyre
January 2, 2026
FEXH nderon Nora Gjakovën: Kampione olimpike, frymëzim për brezat
January 2, 2026
Zvicra shpall pesë ditë zie pas zjarrit që vret dhjetëra persona
January 2, 2026
Agjencia e Spiunazhit të Ukrainës parashikon që Kremlini së shpejti do të kryejë operacion masiv me viktima, duke vrarë civilë
January 2, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Një ndryshim konfuz në politikën e SHBA-së në Ballkan
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Një ndryshim konfuz në politikën e SHBA-së në Ballkan
Lajme

Një ndryshim konfuz në politikën e SHBA-së në Ballkan

Kosova Times
Last updated: 2023/06/17 at 8:11 PM
Kosova Times Published June 17, 2023
Share
SHARE

Autoritetet në Kosovë kanë hequr ndalimin për hyrjen e kamionëve dhe mallrave nga Serbia që ishte vendosur para tri ditësh, transmeton Frankfurter Allgemeine Zeitung, duke cituar RTS. Shërbimi kufitar i Kosovës kontrollon më nga afër kamionët dhe veturat nga Serbia, por ato lejohen të kalojnë, thuhet në raport, përcjell DW.

Shërbimi publik gjerman ARD thekson se Serbia, përkundër ankesave të Bashkimit Evropian dhe SHBA-së, ka iniciuar procedura ndaj tre policëve të ndaluar të Kosovës dhe se ata akuzohen për armëmbajtje pa leje. Në të njëjtën kohë, kujtohet se SHBA, BE dhe shumë vende perëndimore u bënë thirrje të dyja palëve që të ndërmarrin hapa për deeskalim.

Është raportuar edhe deklarata e të dërguarit special amerikan Gabriel Escobar , i cili ka thënë se policët “ose janë rrëmbyer ose kanë përfunduar në Serbi pa dashje” dhe se “ata duhet të lirohen pa asnjë parakusht”.

Gazeta Zeit thekson se KFOR-i të premten në mbrëmje ka njoftuar se pas hetimit të incidentit “nuk ka arritur të përcaktojë nëse arrestimi i tre policëve ka qenë në territorin e Kosovës apo Serbisë”. Ai mision ushtarak ndërkombëtar u kujtoi të dyja palëve se “duhet të koordinojnë me KFOR-in veprimet e forcave të tyre të sigurisë në zonën kufitare – dhe kjo nuk ka ndodhur në këtë rast”, shkruan gazeta gjermane.

Standardi vjenez shkruan për rritjen e presionit nga SHBA dhe BE ndaj Prishtinës.

“Qeveria e Kosovës nuk dëshiron të dorëzohet nën presionin e ambasadave perëndimore, sepse dëshiron të tregojë se edhe veriu i Kosovës është pjesë e territorit të Kosovës. Pikërisht kjo vë në pikëpyetje thirrjet e ambasadorëve perëndimorë për tërheqjen e policisë së Kosovës”.

Më pas ai shton:

“Sidomos përfaqësuesit amerikanë në Ballkan, si ambasadori në Serbi Christopher Hill, kanë muaj që qëndrojnë pas Vuçiqit dhe kanë kritikuar kryeministrin e Kosovës Albin Kurti . Kështu, SHBA-të po braktisin një nga aleatët e saj më të rëndësishëm demokratikë në rajon, ndoshta shtetin më pro-amerikan në botë, Kosovën, dhe po mbështesin regjimin pro-rus të Vuçiçit, i cili sundon në mënyrë autokratike”.

Gazeta austriake bën me dije se “njerëzit në të gjithë Ballkanin janë konfuzë prej muajsh, sepse SHBA-ja ka ndryshuar tërësisht politikën e saj ndaj rajonit. Me sa duket, çështjet e demokracisë dhe sundimit të ligjit nuk janë më të rëndësishme për Uashingtonin. Zyrtarisht thuhet se SHBA-të duan të përpiqen ta çlirojnë Serbinë nga përqafimi rus dhe për këtë e mbështesin Vuçiqin dhe regjimin e tij. Por mesa duket kjo nuk funksionon fare. (…) Politika qetësuese e Perëndimit ndaj Serbisë dhe, në të njëjtën kohë, presioni në rritje ndaj qeverisë së Kosovës – BE-ja madje dëshiron të vendosë masa kundër kabinetit të Kurtit – deri më tani nuk e ka afruar Serbinë me Perëndimin. “Dhe ka nga ata që besojnë se është një përmbysje e plotë e politikës amerikane për diçka tjetër: domethënë – për ndarjen e Kosovës”, shkruan Standard.

“Imazhi i dëmtuar i BE-së”

“Imazhi i Bashkimit Evropian si një ndërmjetës neutral është dëmtuar. Bashkimi Evropian dhe SHBA-të besojnë se përgjegjësia për përshkallëzimin është pothuajse ekskluzivisht e Prishtinës”, tha Prof. Florian Biber nga Universiteti i Gracit.

Sipas Biber, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, qartazi ka bërë gabime strategjike dhe është shumë më pak i gatshëm për kompromis se paraardhësit e tij, por qëndrimi (i SHBA-së dhe BE-së) ndaj Beogradit është shumë jokritik për sa i përket provokimeve.

Kjo pasi, sipas profesorit austriak, ata shpresojnë ta nxjerrin atë vend nga sfera e influencës ruse.

“Perëndimi po i bën presion Kosovës, sepse mendon se mund ta përballojë. Kjo nuk funksionon në Serbi dhe krijon një imazh fatal të njëanshmërisë”, përfundon Biber.

You Might Also Like

Zelensky emëron kreun e HUR Budanov si shef të ri të stafit

I jepet lamtumira e fundit ish-kryekuvendarit, Nexhat Daci

Shi dhe fluks automjetesh, trafik i rënduar në superstradën Milot-Lezhë

Një qytetar nga Ferizaj gjen para dhe i dorëzon në polici

Numërimi i votave jashtë Kosovës, KQZ proceson mbi 90% të vendvotimeve

Kosova Times June 17, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Banka Evropiane e Investimeve i jep Ukrainës 500 milionë euro

Kosova Times Kosova Times September 15, 2022
Rënia e lirisë së medias, Haradinaj: Pasojë e arrogancës politike
Çfarë mori dhe çfarë nuk mori Orban nga Trump?
Masa arresti për zyrtarin që keqpërdori autoritetin zyrtar
Alonso tregon skuadrën favorite për titull të kampionit në Gjermani
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?