By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 12 janar 2026
January 12, 2026
Trepça shpërthen në Mitrovicë, fitore bindëse ndaj Sigal Prishtinës
January 11, 2026
Kurti vizitoi sot familjet e Rexhep Malajt dhe Nuhi Berishës
January 11, 2026
Shtyhet procesi mësimor në Drenas, shkak vërshimet dhe mungesa e ujit
January 11, 2026
Nesër rifillon procesi mësimor në të gjitha shkollat e Prishtinës
January 11, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Speciet e rralla të brigjeve shqiptare kërcënohen nga ndotja dhe peshkatarët
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Speciet e rralla të brigjeve shqiptare kërcënohen nga ndotja dhe peshkatarët
Ballina 2Rajon / Botë

Speciet e rralla të brigjeve shqiptare kërcënohen nga ndotja dhe peshkatarët

Kosova Times
Last updated: 2023/06/18 at 10:13 PM
Kosova Times Published June 18, 2023
Share
SHARE

Breshkat e detit dhe fokat mesdhetare janë shfaqur gjithnjë e më shumë në brigjet shqiptare si pasojë e ndryshimeve klimatike, por mbijetesa e tyre kërcënohet nga një sërë faktorësh të aktivitetit njerëzor.

Breshka e ujit caretta-caretta është ndër speciet e rralla që frekuenton brigjet e Shqipërisë. Ky është një rast fatlum, kur breshka del e gjallë nga rrjetat e peshkatarëve. Në të shumtën e rasteve, ato ngordhin nëpër rrjeta pas një kohe të gjatë, pa mundur të dalin në sipërfaqe për frymëmarrje.

Tratat e peshkatarëve përbëjnë rrezikun kryesor për speciet në rrezik zhdukjeje.

Breshkat e detit janë gjallesa të shfaqura rreth 110 milionë vjet më parë dhe njihen si bashkëkohës të dinozaurëve. Ato mbrohen nga akti i Specieve të Rrezikuara i vitit 1973.

Si pasojë e ndryshimeve klimatike, popullata e rrezikuar e breshkave të detit është shfaqur në detin Adriatik edhe për folezim. Studiuesi Enerit Saçdanaku, kërkues shkencor për florën dhe faunën, ndjek me pasion praninë e tyre në brigjet shqiptare.

“Nga 7 llojet e breshkave detare që janë në botë, në Shqipëri janë tri lloje. E para është breshka kokëmadhe, ose siç quhet ndryshe, Caretta Caretta, e dyta breshka e gjelbër ose fluturuese siç është Chelonia mydas dhe breshka kurriz-lëkurore, që është breshka më e madhe në botë dhe quhet Dermochelys coriacea”, thotë Saçdanaku.

Prania e breshkave detare monitorohet edhe nga administrata e zonave të mbrojtura.

“Jemi duke i monitoruar prej disa vitesh. Gjatë viteve të fundit që ne kemi monitoruar, 80% e rasteve të breshkave që janë shfaqur, janë caretta caretta dhe 20% e gjelbra”, thotë Nexhip Hysolakaj, specialist i zonave të mbrojtura.

Breshkat detare janë të ekspozuara përballë disa rreziqeve që vijnë kryesisht për shkak të aktivitetit njerëzor, si ndotja nga ujërat e zeza, mbetjet plastike apo ndërhyrjet në bregdet.

“Pranë qendrës së ndihmës së parë gjatë një viti kishim 12 deri 15 individë breshkash të sëmura ose të ngordhura. Pasi i kemi studiuar rastet, kemi vënë re se problematikat kanë ardhur për shkak të çarjes së karpaksit, gëlltitje të plastikës apo për shkaqe të panjohura prej nesh,” shpjegon Hysolakaj. “30-40% dalin të ngordhura në buzë të detit rastet e tjera janë me dëmtime të vogla. I mbajmë 3-4 ditë sa i shërojmë dhe i lëshojmë në det”, shtoi ai.

Foka e mesdheut është një specie tjetër e rrallë, e cila është shfaqur në Shqipëri si pasojë e ndryshimeve të klimës. Foka mesdhetare popullon zonën e Karaburunit dhe Sazanit dhe ekspertët e konsiderojnë atë si mjaft të rrezikuar globalisht.

“Prej disa vitesh, ne jemi duke monitoruar me kamerat kurth këtë specie. Monitorimin ka nisur me inventarizimin e shpellave që gjenden në Karaburun, të cilët janë të përshtatshme si habitat për popullimin e këtyre specieve. Deri tani kemi dy individë që kanë populluar parkun Karaburun- Sazan dhe jemi duke marrë masa që parku të jetë një destinacion që vizitohet gjithnjë e më shumë nga kjo specie“, tha studiuesja Laureta Sadikllari për BIRN.

Njësoj si breshkat e detit, edhe fokat mesdhetare kërcënohen nga aktiviteti njerëzor në habitatin e tyre bregdetar.

You Might Also Like

Dugin dërgoi një mesazh misterioz

Sa i detyrohet Serbia Kinës?

OJQ-të thonë se të paktën 192 persona u vranë në protestat në Iran

Lëvizja e Trumpit i tronditi populistët evropianë, Orbani mund të paguaje çmimin më të lartë!

BE akuzohet për nxitjen e luftës së Putinit pas importimit të 7.2 miliardë eurove të LNG-së ruse

Kosova Times June 18, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Financa

Programi ‘Kompakt`, simbol i mbështetjes së ShBA-së për Kosovën

Kosova Times Kosova Times April 30, 2024
Bordi i Drejtorëve të KEK-ut liron nga detyra kryeshefin Nagip Krasniqi
“Memorial”: Janë më shumë se 500 persona në listën e të burgosurve politikë rusë
27 aktakuza të ngritura gjatë 24 orëve
Udhëheqësit e G7 dështojnë të bindin Trumpin të vendosë sanksione të reja kundër Rusisë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?