By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Për ditët e nxehta: Cheesecake me çokollatë me aromë menteje që nuk piqet, por ftohet
June 5, 2025
Motorrët e ujit, rritet siguria në Shëngjin e Velipojë
June 5, 2025
Rama: Muzeu “Onufri” në Berat mbi 30 mijë vizitorë në pesë muajt e parë të vitit
June 5, 2025
Oda Ekonomike Amerikane u takua me Komandantin e Gardës së Iowas
June 5, 2025
Autoritetet ruse e kanë shpallur Këshillin Britanik një organizatë të padëshirueshme
June 5, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti: Angazhohemi për një shoqëri me të drejta të barabarta
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti: Angazhohemi për një shoqëri me të drejta të barabarta
Ballina 1Lajme

Kurti: Angazhohemi për një shoqëri me të drejta të barabarta

Kosova Times
Last updated: 2023/06/19 at 11:23 AM
Kosova Times Published June 19, 2023
Share
SHARE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ishte sot pjesë e tryezës së rrumbullakët organizuar nga Zyra për Çështje të Komuniteteve e Zyrës së Kryeministrit, në të cilën u diskutua për sfidat dhe mundësitë për komunitetin ashkali.

Në fjalën e tij, kryeministri Kurti, fillimisht theksoi se për të përparuar si shoqëri është i domosdoshëm, që përparimi i vazhdueshëm të jetë i të gjithë qytetarëve pa dallim. Andaj, edhe Qeveria është e përkushtuar dhe punon që të gjithë qytetarët e Kosovës të trajtohen pa diskriminim.

Kryeministri Kurti përmendi të arriturat me rëndësi në këtë drejtim, si, miratimin e Strategjisë për Avancimin e të Drejtave të Komuniteteve Ashkali dhe Rom, 2022-2026, Platformën Kombëtare për Raportimin e Rasteve të Diskriminimit ndaj Komuniteteve Ashkali, Rom dhe Egjiptian. Ndërsa, siç tha kryeministri, në dy vitet e fundit, përmes masave të zbatuara dhe granteve të ndara, janë mbështetur të gjitha kategoritë sociale dhe komunitetet.

Ai shtoi se janë ndarë edhe bursa për studentë të komuniteteve ashkai, rom dhe egjiptian, por edhe qendrat mësimore të fëmijëve të këtyre komuniteteve, që 104 ashkali, rom dhe egjiptian kanë përfituar nga trajnimet në Qendrën e Trajnimit Profesional, e nëpërmjet platformës Superpuna, qeveria po i subvencionon të rinjtë për vende të reja të punës për ta.

Krahas kësaj, Zyra për Çështje të Komuniteteve në Zyrën e Kryeministrit ka mbështetur organizatat dhe mediat e komuniteteve. Janë ndarë gjithsej 96 grante për organizata për projekte nga të cilat përfitojnë komunitetet joshumicë, ndërkaq që vazhdon të jetë thirrja e hapur për grante me vlerë të përgjithshme 300 mijë euro për organizata joqeveritare dhe 100 mijë euro për media.

Në të njëjtën kohë Ministria për Komunitete dhe Kthim, ka mbështetur 123 projekte për biznese të vogla dhe startup-e për komunitetet joshumicë. Prej tyre, 10 për komunitetin ashkali. Kjo ministri ka darë edhe fonde për 19 shtëpi që do të ndërtohen për familje me nevojë, përfshirë edhe ato nga komuniteti ashkali. Janë ndarë edhe 373 pako ushqimore dhe higjienike, prej të cilave 94 për komunitetin ashkali, apo përafërsisht 1/4.

“Po angazhohemi bashkë, institucionet, organizatat dhe qytetarët, për të shtyrë përpara përpjekjet për një të ardhme gjithëpërfshirëse e cila nuk e lë askë mbrapa, me të drejta dhe mundësi të barabarta, të gjithë e pa dallim”, tha Kryeministrit, duke potencuar gjithashtu se na duhen edhe më shumë rezultate, sepse fundja të arriturat kanë për qëllim që në të ardhmen të jenë edhe më të mëdha. Çdo sukses që e kemi është në funksion të një suksesi më të madh që na pret në të ardhmen.

Ndërkaq,  deputeti nga radhët e komuniteteve në Kuvendin e Kosovës, Bekim Arifi, pasi falënderoi për organizimin e kësaj tryeze, tha se kryeministri Kurti me prezencën e tij në çdo ngjarje e organizim, po e dëshmon që komuniteti ashkali është i rëndësishëm për Kosovën.

Të pranishëm në këtë tryezë ishin edhe zëvendëskryeministrja e Kosovës për Çështje të Pakicave dhe Drejtat e Njeriut, Emilija Rexhepi, këshilltarja e Kryeministrit për Çështje të Komuniteteve, Elizabeth Gowing, si dhe përfaqësues të shumtë nga komunitetet joshumicë.

You Might Also Like

Oda Ekonomike Amerikane u takua me Komandantin e Gardës së Iowas

Të drejtat e punëtorëve në rënie, Shqipëria mes vendeve që kufizojnë të drejtën për grevë

Osmani priti në takim sopranon me famë botërore, Ermonela Jaho

Moti në Shqipëri i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit

Sot temperaturat deri në 32 gradë Celsius

Kosova Times June 19, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Myslimanët bëhen gati për Ramazan

Kosova Times Kosova Times March 10, 2024
Kongresisti Torres i reagon Wilsonit: Kosova gjithmonë e pavarur
Ngrit zërin kërcënues ndaj zyrtarëve të policisë përfundon në pranga
Një muaj paraburgim për të dyshuarin e shitjes së narkotikëve
U mbajt festivali ‘BunarFest’ në Prizren
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?