By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Putin shkarkon shefin e forcave tokësore
May 15, 2025
BBC: Irani punëson grupe kriminale për vrasje në Perëndim. Ne i kemi parë dokumentet.
May 15, 2025
Mosheqja e mbeturinave, pasojë e inateve politike
May 15, 2025
Zelensky: Ukraina e gatshme për negociata por Rusia nuk dëshiron armëpushim
May 15, 2025
Ursula von der Leyen mbërrin në Tiranë, Presidentja e KE publikon foto nga kryeqyteti, por fsheh kullën pas Sahatit
May 15, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Mijatovic: Nuk duhet të bëhemi aktorë në rajon
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Mijatovic: Nuk duhet të bëhemi aktorë në rajon
Rajon / Botë

Mijatovic: Nuk duhet të bëhemi aktorë në rajon

Kosova Times
Last updated: 2023/06/19 at 8:10 AM
Kosova Times Published June 19, 2023
Share
SHARE

Raportuesi për Ballkanin Perëndimor në Komisionin e Jashtëm të Bundestagut Boris Mijatovic, thotë se Kurti dhe Vuçiç duhet të ulen në tryezën e bisedimeve për shtensionimin e situatës.

Ai në një intervistë për DW shton se nuk ka zgjidhje të lehtë, por duhet shumë punë.

Nuk ka zgjidhje të lehtë, por shumë punë. Kryeministri Albin Kurti është zgjedhur me shumicë absolute mbi 50% të votave. Ai sigurisht është në gjendje të zbatojë atë që ka premtuar tani dhe nuk mund të tregojë kompromise në një koalicion. Z. Kurti është i përkushtuar për Punë dhe Drejtësi dhe vepron në këtë drejtim. Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka fituar  gjithashtu zgjedhjet, por duhet të përballet me forcat e tij revanshiste dhe nacionaliste në vend dhe të fillojë të përmbushë atë për çka  është rënë dakord”, tha ai.

Sigurisht që Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe duhet realizuar dhe ai është një sfidë për të dyja palët. Ka një sugjerim shumë të mirë nga Fondacioni Friedrich Ebert. Ka shumë modele të tjera se si të zbatohet një shoqatë komunash. Z. Vuçiq tani po flet sërish për autonomi. Nuk mendoj se është toni i duhur. Ne si bashkësi ndërkombëtare  duhet të jemi të kujdesshëm që të dyja palët të qëndrojnë në tavolinë dhe të mos gjuajnë njeri-tjetrin me këmbë nën tryezë.

Mijatovic tutje ka theksuar se Asociacioni i Komunave me shumicë serbe duhet realizuar dhe ai është një sfidë për të dyja palët.

“Mendoj se duhet të jemi të kujdesshëm që të mos veprojmë shumë si lojtar në këtë situatë. Ne nuk jemi aktor politik në parlamente apo në qeveri. Ne kemi një rol të politikës së jashtme. Ne mund ta mbështesim situatën me shkëmbime diplomatike. Por gabojmë kur ndërhyjmë në politikë dhe bëhemi aktorë politikë në terren. Ky është një problem që haset edhe në Bosnje dhe Hercegovinë, siç mund ta shohim nga z. Schmidt. Është më mirë  t’i qasemi situatës dhe detyrës me përulësi dhe të përqendrohemi në atë që duam: që z. Vuçiq dhe z. Kurti të ulen në një tryezë dhe të mendojnë se si duhet ta trajtojnë situatën në kufi, në mënyrë që të sigurojnë një të ardhme paqësore të dy vendeve fqinje në Evropë”, tha Mijatovic .

Pa SHBA-në dhe BE si fuqi mbrojtëse, Kosova mund të humbasë shumë si: mbështetjen në organizmat ndërkombëtarë, anëtarësimin në Këshillin e Evropës apo liberalizimin e vizave. Për këto skenare të mundshme, Mijatovic u shpreh se janë sigurisht modele apo perspektiva që nuk janë të favorshme, por është më mirë të përqendrohemi te gjërat pozitive, dhe jo te frika.

” Ajo që po skiconi janë sigurisht modele apo perspektiva që nuk janë të favorshme. Por më mirë le të përqendrohemi te gjërat pozitive, dhe jo te frika. Kemi një marrëveshje, Marrëveshjen e Ohrit, në pranverë, ajo  ka katër ose pesë anekse, që kanë mbetur për t’u negociuar. Ka punë për të bërë. Z. Vuçiq dhe z. Kurti duhet të ulen në një tavolinë dhe të mendojnë së bashku se si e shohin situatën. Pak ditë më parë gjatë prezantimit të kryetarëve të komunave u plagosën njerëz. Jo vetëm 41 ushtarë të KFOR-it nga Hungaria dhe Italia, por edhe mbi 50 demonstrues. I uroj të gjithëve një shërim të shpejtë. Por do të doja të dija pse kishte plagë me armë zjarri. Do të doja të dija se nga vijnë bombat ndezëse. Unë do të doja të di se kush i dërgoi këta njerëz atje ose pse këta njerëz në mënyrë të pavarur sjellin armë në një demonstratë që lëndojnë njerëzit? Sulmet ndaj forcave të sigurisë janë të papranueshme dhe të patolerueshme. Pres që të gjithë, nga z. Vuçiq dhe z. Kurti si dhe nga aktorët ndërkombëtarë, t’i përgjigjen pyetjes se kush i ka kryer këto krime. Kjo është kërkesa ime për momentin. Ne jemi prezent aty me forcat e sigurisë. Nëse i kemi këta njerëz në terren, gjë që duan të dyja qeveritë, do të dëshiroja që qeveritë të punojnë për të garantuar sigurinë e tyre”.

Boris Mijatoviç është deputet i partisë Aleanca90/Të Gjelbrit në Bundestag dhe rapotues për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Parlamentar për Çështje Evropiane.

You Might Also Like

Putin shkarkon shefin e forcave tokësore

BBC: Irani punëson grupe kriminale për vrasje në Perëndim. Ne i kemi parë dokumentet.

Zelensky: Ukraina e gatshme për negociata por Rusia nuk dëshiron armëpushim

Një i ri ukrainas arrestohet me dyshimin për zjarrvënien e shtëpisë së kryeministrit britanik

Rubio: SHBA nuk ka pritshmëri të larta për bisedimet Ukrainë-Rusi

Kosova Times June 19, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Bislimi dhe Abbott flasin për situatën e sigurisë në Kosovë

Kosova Times Kosova Times November 22, 2023
Përvojë shumë e rëndësishme e Foniqit e Malokut në Kampionatin Mesdhetar
Zveçan, gjendet pa shenja jete një person në bodrumin e shtëpisë së tij
Parashikimet e Khodorovksit se çfarë do të ndodhë me Rusinë pas Putinit
Një helikopter i FA të BeHu rrëzua në liqenin Jablanices
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?