By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
September 18, 2025
September 18, 2025
Jahjaga takon Barack Obamën në samitin global në SHBA
September 18, 2025
Dronët goditën një uzinë të Gazprom në Bashkortostan
September 18, 2025
Interfax: Kërkesa e Kozakut për dorëheqje është miratuar
September 18, 2025
Urdhër arresti i lëshuar për ish-yllin e Bayernit dhe Juventusit, klubi i ndërpret menjëherë kontratën
September 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Biden: Ballkani vazhdon të paraqesë kërcënim për sigurinë kombëtare të ShBA-së
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Biden: Ballkani vazhdon të paraqesë kërcënim për sigurinë kombëtare të ShBA-së
Ballina 2Rajon / Botë

Biden: Ballkani vazhdon të paraqesë kërcënim për sigurinë kombëtare të ShBA-së

Kosova Times
Last updated: 2023/06/20 at 11:00 PM
Kosova Times Published June 20, 2023
Share
SHARE

Presidenti i ShBA-së, Joe Biden, e ka vazhduar Urdhrin Ekzekutiv për emergjencën kombëtare në lidhje me Ballkanin Perëndimor në përputhje me Aktin Ndërkombëtar të Fuqive Ekonomike Emergjente për t’u marrë me kërcënimin e pazakontë dhe të jashtëzakonshëm ndaj sigurisë kombëtare dhe politikës së jashtme të Shteteve të Bashkuara.

Ky urdhër ekzekutiv ishte nënshkruar fillimisht më 26 qershor 2001. Urdhri flet për kërcënimin e sigurisë së ShBA-së, e shkaktuar nga veprimet e personave që veprojnë duke penguar zbatimin Rezolutës 1244 të KS të OKB-së të datës 10 qershor 1999, në Kosovë.

Urdhri përfshin edhe ata persona të përfshirë në, ose që ndihmojnë, sponsorizojnë ose mbështesin, dhunën ekstremiste në Republikën e Maqedonisë së Veriut (aso kohe Republika e Maqedonisë) dhe gjetkë në rajonin e Ballkanit Perëndimor, ose ndaj personave që veprojnë duke penguar zbatimin e Marrëveshjes së Dejtonit në Bosnje.

Presidenti më pas e ndryshoi atë urdhër në Urdhrin Ekzekutiv të 28 majit 2003, për të ndërmarrë hapa shtesë në lidhje me disa veprime që pengojnë zbatimin, ndër të tjera, të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit të vitit 2001 në lidhje me Maqedoninë (ajo që tani është Republika e Maqedonia e Veriut).

“Më 8 qershor 2021, nënshkrova Urdhrin Ekzekutiv 14033, i cili zgjeroi fushën e emergjencës kombëtare të shpallur në Urdhrin Ekzekutiv 13219, të ndryshuar, duke konstatuar se situata në territorin e ish-Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë dhe Republikës së Shqipërisë (Ballkani Perëndimor), gjatë dy dekadave të fundit, duke përfshirë minimin e marrëveshjeve dhe institucioneve të pasluftës pas shpërbërjes së ish-Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë, si dhe korrupsionit të përhapur brenda qeverive dhe institucioneve të ndryshme në Ballkanin Perëndimor, pengon përparimin drejt qeverisjes efektive dhe demokratike dhe integrimit të plotë në institucionet transatlantike, dhe në këtë mënyrë përbën një kërcënim të pazakontë dhe të jashtëzakonshëm për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara”, thuhet në Urdhrin Ekzekutiv të nënshkruar nga Bideni.

Presidenti amerikan, duke arsyetuar vazhdimin e Urdhrit Ekzekutiv për emergjencën kombëtare në lidhje me Ballkanin Perëndimor, tha se “veprimet e personave që kërcënojnë paqen dhe përpjekjet ndërkombëtare të stabilizimit në Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë aktet e dhunës ekstremiste dhe aktivitetin pengues, dhe situatën në Ballkanin Perëndimor, e cila pengon përparimin drejt qeverisjes efektive dhe demokratike dhe integrimit të plotë në institucionet transatlantike, vazhdojnë të paraqesin një kërcënim të pazakontë dhe të jashtëzakonshëm për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara.

“Për këtë arsye, urgjenca kombëtare e shpallur në Urdhrin Ekzekutiv 13219, sipas të cilit u ndërmorën hapa shtesë në Urdhrin Ekzekutiv 13304, dhe që u zgjerua në urdhrin Ekzekutiv 14033, duhet të vazhdojë të mbetet në fuqi pas datës 26 qershor 2023. Prandaj, në përputhje me nenin 202(d) të Aktit Kombëtar të Emergjencave (50 U.S.C. 1622(d)), po vazhdoj për 1 vit urgjencën kombëtare të shpallur në Urdhrin Ekzekutiv 13219 në lidhje me Ballkanin Perëndimor”, potencoi presidenti i ShBA-së, Joe Biden.

You Might Also Like

Dronët goditën një uzinë të Gazprom në Bashkortostan

Interfax: Kërkesa e Kozakut për dorëheqje është miratuar

Urdhër arresti i lëshuar për ish-yllin e Bayernit dhe Juventusit, klubi i ndërpret menjëherë kontratën

Shfaqet zyrtari i lartë i Hamasit për herë të parë që nga sulmi izraelit në Doha

RBC: Dmitry Kozak ka dhënë dorëheqjen si zëvendëskryetar i administratës presidenciale ruse

Kosova Times June 20, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Beteja me zjarrin: Vazhdojnë të ndezen zjarret në Greqi, erërat e forta perhapin flakët dhe…

Kosova Times Kosova Times July 27, 2023
Në Evropë po ndërtohet tuneli më i madh nënujor në botë
Faith Kipyegon nga Kenia e fiton të artën tri herë radhazi
Irani thotë se mbi 200 persona janë vrarë gjatë protestave
UNHCR: Vitin e kaluar, 108,828 refugjatë dhe migrantë hynë në Serbi, 196 kërkuan azil
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?