By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 23 nëntor 2025
November 23, 2025
Konsultimet e Gjenevës dhe shqetësimet e evropianëve
November 22, 2025
Dokumentar video i grupit që vidhte rroba nga dyqanet në Atikë dhe i shiste në Shqipëri
November 22, 2025
Më shumë se 50,000 francezë protestuan kundër dhunës ndaj grave: Numri i rasteve të femicideve u rrit me 11 përqind
November 22, 2025
Grupi më i madh mediatik i krahut të djathtë në Britaninë e Madhe po krijohet: The Daily Mail blen The Telegraph
November 22, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Hunter Biden pranon fajësinë për disa shkelje që të shmangë burgun
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Hunter Biden pranon fajësinë për disa shkelje që të shmangë burgun
Rajon / Botë

Hunter Biden pranon fajësinë për disa shkelje që të shmangë burgun

Kosova Times
Last updated: 2023/06/20 at 5:32 PM
Kosova Times Published June 20, 2023
Share
SHARE

Hunter Biden, djali i presidentit amerikan, Joe Biden, pritet të deklarohet fajtor për dy shkelje tatimore, si dhe të pranojë se e ka poseduar një armë në mënyrë të paligjshme, sa ka qenë duke marrë drogë.

Prokurori në Dellauer të Shteteve të Bashkuara, i ka përgatitur disa dokumente ku ai e pranon fajësinë, pas një hetimi pesëvjeçar.

Ai pritet të pajtohet për të nisur trajtimin pas konsumimit të drogës dhe të jetë nën mbikëqyrje.

Kushtet e marrëveshjes, që besohet të jetë arritur mes tij dhe autoriteteve të drejtësisë, do mund ta mbajnë atë larg burgut.

Megjithatë, marrëveshja e propozuar duhet të miratohet edhe nga një gjyqtar.

Mbetet e paqartë se kur Hunter Biden do ta paraqitet para gjykatës për të pranuar fajësinë për çështjen e taksave.

Hunter Biden, 53-vjeçar, ka punuar më parë si avokat dhe lobist në Kinë dhe Ukrainë.

Ai është liruar nga angazhimi në marinën amerikane më 2014, pasi ka rezultuar pozitiv në testet për kokainë.

Dy akuzat e para lidhen me mospagim të taksave më 2017 dhe 2018, të cilat tashmë ai i ka paguar plotësisht.

Akuza për posedim të armës daton prej vitit 2018, kur ka qenë përdorues i drogës.

Në librin e publikuar më 2021, ai e ka pranuar se ka marrë sasi të mëdha të kokainës.

Mirëpo, në dokumente zyrtare, ai besohet të ketë mohuar diçka të tillë, sa ka qenë përdorues.

Për rastin e tij raportohet teksa disa ligjvënës republikanë dhe kandidatë për president të ShBA-së, e kanë akuzuar presidentin aktual, Joe Biden për “armatosje” të sistemit të drejtësisë kundër kundërshtarëve të tij politikë.

Hunter Biden ka qenë shënjestër e republikanëve për kohë të gjatë, pasi ata kanë dyshuar se marrëveshjet e tij jashtë shtetit kanë pasur gjurmë korrupsioni.

Si Joe Biden, ashtu edhe Donald Trump mëtojnë të fitojnë nominimin e partive të tyre, në garën për zgjedhjet e ardhshme presidenciale të ShBA-së, më 2024.

You Might Also Like

Konsultimet e Gjenevës dhe shqetësimet e evropianëve

Dokumentar video i grupit që vidhte rroba nga dyqanet në Atikë dhe i shiste në Shqipëri

Më shumë se 50,000 francezë protestuan kundër dhunës ndaj grave: Numri i rasteve të femicideve u rrit me 11 përqind

Grupi më i madh mediatik i krahut të djathtë në Britaninë e Madhe po krijohet: The Daily Mail blen The Telegraph

Trump njoftoi pasi udhëheqësit evropianë refuzuan planin për Ukrainën: Kjo nuk është oferta ime e fundit

Kosova Times June 20, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
3 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Qeverisë dhe ZRrE-së i kërkohet shtyrja e afatit të daljes në tregun e lirë

Kosova Times Kosova Times May 31, 2025
ANTI KRISHTI I KRYEMINISTRIT SHQIPTAR RAMA ME SHFAQJE TEK SHQIPTARËT!
Kryeziu për seancën e sotme: Nxjerrte konkludim pa filluar ende debati
Kardashian lëviz me biçikletë e veshur me bikini të artë, tregon format nga Puglia
Kuvendi kërkon zgjidhje për grevën në arsim
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?