By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Treni i natës për në Siçili: Treni i fundit evropian që “hip” me traget
November 1, 2025
Zgjerimi i paketave turistike rrit kohëqëndrimin e turistëve në Berat, interes për turizmin natyror e të aventurës
November 1, 2025
Tërheqja ushtarake amerikane: A është e sigurt krahu lindor i NATO-s?
November 1, 2025
Ukraina shkatërron tre linja të tubacionit strategjik rus në rajonin e Moskës
November 1, 2025
Reuters: Ukraina dërgoi një grup forcash speciale për të luftuar në Pokrovsk
November 1, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ukraina raportohet se ka përmbushur disa nga kushtet për bisedimet me BE-në
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Ukraina raportohet se ka përmbushur disa nga kushtet për bisedimet me BE-në
Ballina 2Rajon / Botë

Ukraina raportohet se ka përmbushur disa nga kushtet për bisedimet me BE-në

Kosova Times
Last updated: 2023/06/20 at 11:38 AM
Kosova Times Published June 20, 2023
Share
SHARE

Në raportin e Bashkimit Evropian, që do të publikohet këtë javë, do të thuhet se Ukraina ka përmbushur dy nga shtatë kushtet për të nisur negociatat e anëtarësimit, thanë për Reuters dy burime në BE.

Komisioni Evropian – trupi ekzekutiv i bllokut evropian – pritet që të theksojë përparimin e arritur pavarësisht pushtimit të nisur nga Rusia.

Në një lëvizje shumë simbolike, BE-ja vitin e kaluar i dha Ukrainës statusin e vendit kandidat, vetëm katër muaj pasi Rusia nisi luftën ndaj Kievit, që po përpiqet të integrohet me Perëndimin.

Por, BE-ja i vendosi shtatë kushte – përfshirë edhe reformat në gjyqësor dhe uljen e korrupsionit endemik – për të nisur procesin e negociatave për anëtarësim. Ukraina ka bërë thirrje që bisedimet të nisin gjatë këtij viti.

Shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.
Raporti i Komisionit Evropian po vlerësohet si arritje e madhe në këtë proces, teksa mbështetësit e Ukrainës po kërkojnë që asaj t’i mundësohet një pranim i shpejt dhe nga 27 shtetet anëtare në dhjetor të merret vendim për nisjen e bisedimeve me Kievin.

Dy zyrtarë të lartë të BE-së, që kanë njohuri për këtë raport i cili ende nuk është bërë publik, i thanë Reuters se Ukraina deri më tani ka plotësuar dy kritere. Sipas zyrtarëve, këto kritere lidhet me reformat në gjyqësor dhe ligjin për mediat, duke shtuar raporti është pozitiv për Kievin.

“Ka përparim. Raporti do të jetë mesatarisht pozitiv”, tha zyrtari që foli në kushte anonimiteti. “Nuk ka të bëjë me zbukurim të realitetit, por me njohjen e përparimit. Për shembull, ka pasur raste të mëdha kundër korrupsionit”.

Muajve të fundit, Ukraina ka ndjekur disa raste të profilit të lartë kundër korrupsionit, përfshirë këtu edhe arrestimin e kreut të Gjykatës Supreme nën dyshimet për ryshfet prej 2.7 milionë dollarësh.

Kriteri tjetër i përmbushur ka të bëjë me reformat në Gjykatën Kushtetuese të Ukrainës dhe në forcat ligjzbatuese, për masat kundër pastrimit të parave, por edhe miratimit të ligjeve për të penguar oligarkët dhe për të mbrojtur të drejtat e pakicave kombëtare.

Raporti, që është një përditësim i përkohshëm para vlerësimit final që do të bëhet në tetor, do të dorëzohet te të dërguarit e 27 shteteve anëtare të mërkurën, dhe te ministrat e Jashtëm gjatë takimit të tyre të enjten.

Të 27 shtetet e BE-së vendosin nëse do të nisin ose jo bisedimet për anëtarësim me Kievin.

Për të nisur bisedimet, Ukraina duhet të përshtat ligjet dhe standardet e BE-së në shumë fusha. Në praktikë, rruga e Ukrainës drejt anëtarësimit mund të marrë disa vjet, por shumë pak besojnë se ky shtet mund t’i bashkohet bllokut evropian gjatë kohës kur lufta me Rusinë po vazhdon.

You Might Also Like

Tërheqja ushtarake amerikane: A është e sigurt krahu lindor i NATO-s?

Ukraina shkatërron tre linja të tubacionit strategjik rus në rajonin e Moskës

Reuters: Ukraina dërgoi një grup forcash speciale për të luftuar në Pokrovsk

Mesazhi i ministrit të jashtëm spanjoll dhe njohja që bëri jehonë në Meksikë

Kaos i plotë në Tanzani pas zgjedhjeve: Luftë midis qytetarëve dhe ushtrisë, më shumë se 700 të vrarë

Kosova Times June 20, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

KEDS: Filloi instalimi i njehsorëve smart në pjesën veriore të Kosovës

Kosova Times Kosova Times April 26, 2024
Mund të nevojiten 14 vjet për ta pastruar Gazën nga mbeturinat, thotë një zyrtar i OKB-së
U promovua në Miçigan libri “Apostulli” i studiuesit Ilir Ikonomi
Rrjeti energjisë për çdo vit ngarkohet me 30 mijë konsumator të rinj
Ish-ambasadorët amerikanë në Beograd dhe Prishtinë: Si të veprohet pas Banjskës në marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kosovës?
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?