By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
MI6 do të kërkojë informatorë të rinj në rrjetin e errët
September 19, 2025
18 oficerë rusë të vrarë në sabotimin e Zaporizhzhya-s
September 18, 2025
Mashtruesi më i kërkuar në BE, nga bankieri, spiuni e deri në vijën e parë të Rusisë
September 18, 2025
Opozitari rus: Helmimi i Navalny-t po fshehet për shkak të një “marrëveshjeje me shërbimet e inteligjencës”
September 18, 2025
Trump: “Putini më zhgënjeu vërtet”
September 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ambasadorja e ShBA-së: Shkëputja e marrëveshjes me MEK-un i takon Shqipërisë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Ambasadorja e ShBA-së: Shkëputja e marrëveshjes me MEK-un i takon Shqipërisë
Ballina 2Rajon / Botë

Ambasadorja e ShBA-së: Shkëputja e marrëveshjes me MEK-un i takon Shqipërisë

Kosova Times
Last updated: 2023/06/21 at 12:37 PM
Kosova Times Published June 21, 2023
Share
SHARE

Ambasadorja e ShBA-së në Shqipëri, Yuri Kim, tha se vendimi për ta shkëputur marrëveshjen me Organizatën e Muxhahedinëve të Popullit të Iranit (MEK) ose jo i takon Qeverisë së Shqipërisë.

Kjo deklaratë vjen një ditë pasi, në Kampin e Manzës së Durrësit, Policia e Shqipërisë kreu një aksion, gjatë të cilit mbetën 15 zyrtarë policorë dhe 21 anëtarë të MEK-ut të lënduar. Policia tha se kontrolli u kreu sipas urdhrit të Strukturës së Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK), por nuk tregoi se për çfarë hetimi bëhet fjalë.

Më 2013, autoritetet shqiptare janë pajtuar – me kërkesë të Shteteve të Bashkuara – që të pranojnë rreth 3.000 pjesëtarë të Organizatës së Muxhahedinëve të Popullit të Iranit (MEK).

Por, Departamenti amerikan i Shtetit doli në përkrahje të aksionit policor të 20 qershorit dhe theksoi se ShBA-ja nuk ofron mbështetje apo trajnime për MEK-un dhe se ka “shqetësime serioze për MEK-un si organizatë, përfshirë akuzat për abuzim të kryera kundër anëtarëve të tij”.

Gjatë një konference për media në përfundimin e misionit të saj diplomatik në Shqipëri, ambasadorja Kim theksoi se Qeveria e Shqipërisë duhet të vendosë vetë nëse do ta shkëputë marrëveshjen me MEK-un, pas aksionit të djeshëm.

“Ky është një vendim që duhet ta marrë qeveria shqiptare. Një gjë është e qartë, që ne mbështesim të drejtën e Shqipërisë për t’i zbatuar ligjet e saj në vendin e saj. Ka gjithashtu kushte të caktuara të cilat zbatohen për çdo lloj mysafiri në vendin tuaj dhe këto duhet të respektohen prej tyre”, tha ajo.

Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Bledi Çuçi, tha më 20 qershor se nuk është menduar për dëbimin e tyre, por shtoi se “anëtarët e MEK-ut duhet t’i respektojnë ligjet e shtetit shqiptar. Kush nuk i zbaton, duhet të përgjigjet para drejtësisë”.

Ambasadorja amerikane vlerësoi edhe ndihmën që dha Shqipëria duke strehuar shtetasit afganë, por edhe qëndrimin që ka mbajtur në lidhje me konfliktin Rusi-Ukrainë.

“Marrëdhëniet ShBA-Shqipëri s’kanë qenë kurrë më të forta. Kemi bërë progres historik në demokraci, mbrojtje dhe biznes”, theksoi ambasadorja amerikane, duke shtuar se Shqipëria do të jetë aleat i fortë i ShBA-së.

Një theks të veçantë gjatë fjalimit të lamtumirës mori edhe reforma në drejtësi në Shqipëri, për të cilën tha se zbatimi i saj do ta çrrënjosë korrupsionin në vend. Ambasadorja amerikane gjithashtu apeloi që zgjidhja e çështjeve të pronës të jetë në fokusin e politikës dhe autoriteteve vendore.

E emocionuar, ambasadorja Kim e mbylli fjalimin duke vlerësuar edhe mikpritjen që ka gjetur në Shqipëri dhe me thirrjen që të punohet më shumë për të ardhmen e brezave të rinj.

Kim nisi misionin e saj në Shqipëri 3 vjet e gjysmë më parë, ndërsa vendin e saj tani do ta zërë David J. Kostelancik.

Pas largimit nga Shqipëria, ajo do ta mbajë postin e zëvendëssekretares për Çështjet Evropiane në Departamentin amerikan të Shtetit. Në mbyllje të fjalimit dhe konferencës për mediat, Kim tha se “jo të gjithë” do të jenë të lumtur me detyrën e re që ajo do ta marrë në Departamentin Amerikan të Shtetit.

You Might Also Like

MI6 do të kërkojë informatorë të rinj në rrjetin e errët

18 oficerë rusë të vrarë në sabotimin e Zaporizhzhya-s

Mashtruesi më i kërkuar në BE, nga bankieri, spiuni e deri në vijën e parë të Rusisë

Opozitari rus: Helmimi i Navalny-t po fshehet për shkak të një “marrëveshjeje me shërbimet e inteligjencës”

Trump: “Putini më zhgënjeu vërtet”

Kosova Times June 21, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Osmani: Fëmijët po e bëjnë Kosovën gjithnjë e më shumë pjesë të hartës globale të inovacionit

Kosova Times Kosova Times November 15, 2022
Presidenti i Republikës Çeke do të zgjidhet në raundin e dytë mes miliarderit Babis dhe gjeneralit Pavel
Ferizaj: 1921 gjoba dhe 94 aksidente trafiku brenda një jave
Me rekomandim të IPK-së suspendohet një zyrtar policor në Leposaviq
Krizat permanente politike e institucionale ndikuan në eksodin masiv
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?