By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Vetëvendosje merr pjesë në Kongresin e 10-të të SDP-së në Zagreb
January 31, 2026
Peja mposht bindshëm Rahovecin
January 31, 2026
LDK-ja del me deklaratë politike pas Kuvendit të sotëm
January 31, 2026
Qig kofte – një delikatesë turke rruge që po pushton botën
January 31, 2026
Cyrihu shpallet qyteti më i mirë për të jetuar në vitin 2026
January 31, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Gjiganti metalurgjik rinis prodhimin pas dy vjetësh
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Lajme > Gjiganti metalurgjik rinis prodhimin pas dy vjetësh
Lajme

Gjiganti metalurgjik rinis prodhimin pas dy vjetësh

Kosova Times
Last updated: 2023/06/21 at 5:32 PM
Kosova Times Published June 21, 2023
Share
SHARE

Teksa qëndron përballë metalit të shkrirë që derdhet nga një furrë gjigante, Sylejman Hajdari 60 vjeç, thotë se kjo pamje po e lumturon.

Hajdari ka mbi 40 vjet përvojë pune në korporatën metalurgjike në Drenas, NewCo Ferronikeli Complex LLC, e cila prodhon dhe eksporton nikel nëpër shumë vende të botës.

Kjo kompani ndaloi prodhimin më 8 tetor të vitit 2021 për shkak të shtrenjtimit të energjisë elektrike në Evropë duke rrezikuar punën e mbi 2 mijë punëtorëve.

“(Jam ndier i frikësuar) sepse një karrierë e gjatë, të të ndërpritet puna para pensionit, nuk është bash mirë”, thotë Hajdari.

Sylejman Hajdari para furrës së shkrirjes së nikelit.
Sylejman Hajdari para furrës së shkrirjes së nikelit.

Prodhimi u rikthye të mërkurën, më 21 qershor, pas rreth tri javësh parapërgatitje për rindezjen e makinerive.

“Jemi gëzuar shumë se edhe më është mësuar trupi të punoj, 40 vjet [punë]”, shton Hajdari.

Ferronikeli ka qenë kompani publike para se të privatizohej në vitin 2005. Në vitin 2018, ajo është blerë nga kompania e Shqipërisë, Balfin Group.

Ndërkaq, rreth një vit më parë, ajo kaloi në pronësi të konsorciumit turk “Yildirim Group”.

“Objektivi ynë është që Ferronikelin ta bëjmë një kompani aktive, efiçiente, që të ketë një kontribut të vyer në ekonominë e Kosovës”, tha Cemil Acar, drejtor i përgjithshëm i kësaj kompanie, në hapjen zyrtare të prodhimit.

Arsyeja pse Ferronikeli ishte prekur direkt nga shtrenjtimi i rrymës në Evropë është për faktin se kompania e blen rrymën direkt nga tregjet e jashtme dhe nuk furnizohet fare brenda Kosovës.

Sipas të dhënave në bursën e Hungarisë – HUPX, çmimi momental i megavatit të rrymës është rreth 120 euro, ndërsa në fillim të krizës kishte kapur shifrat mbi 230 euro.

Punëtorë me rroba sigurie afër furrës për shkrirjen e nikelit.
Punëtorë me rroba sigurie afër furrës për shkrirjen e nikelit.

Në fund të tetorit të vitit 2021, punëtorët e Ferronikelit kishin protestuar para Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar ndihmë që puna e tyre të mos ndërpritej.

“Nëse Qeveria na ndihmon, na shpëton”, kishte thënë në atë kohë për Radion Evropa e Lirë, Sehat Behrami, punëtor i kësaj kompanie, i frikësuar se do të mbetej pa punë.

Sipas zyrtarëve të kompanisë, në vitin e parë pas ndaljes së prodhimit, punëtorët ishin paguar me 50 për qind të pagës.

Ndërkaq në vitin e fundit ata kanë marrë 75 për qind të pagës, dhe kanë punuar me kohë të përgjysmuar, në mirëmbajtjen e pajisjeve.

Punëtorë të Ferronikelit duke ecur jashtë objektit të gjigantit metalurgjik.
Punëtorë të Ferronikelit duke ecur jashtë objektit të gjigantit metalurgjik.

Fehmi Nika, kryetar i Sindikatës së Punëtorëve të kësaj korporate thotë se nga kompania i është premtuar stabilitet i prodhimit.

Fehmi Nika, kryetar i Sindikatës së Punëtorëve të kompanisë NewCo Ferronikeli Complex LLC
Fehmi Nika, kryetar i Sindikatës së Punëtorëve të kompanisë NewCo Ferronikeli Complex LLC

“Ia kemi dalë me vështirësi të mëdha. Shpresat nuk i kemi humbur asnjëherë. Prandaj, është i plotë stafi i punëtorëve”, thotë Nika për REL-in, duke treguar se si shumicë punëtorët nuk janë larguar nga vendi i tyre i punës.

Ai shton se mbi 90 për qind e punëtorëve të kësaj kompanie kanë kredi nëpër banka dhe u është dashur t’ia dalin me 75 për qind të pagave të tyre.

“(Rikthimi i prodhimit) do të thotë shumë për punëtorët”, thotë Nika, i cili vetë punon në këtë kompani që nga viti 1982.

Zjarri nga furra që djeg nikelin në Ferronikel.
Zjarri nga furra që djeg nikelin në Ferronikel.

Ferronikeli është ndër eksportuesit më të mëdhenj në Kosovë.

Në periudhën para pandemisë, në vitin 2019, kjo kompani kishte eksportuar nikel në vlerë prej 51 milionë eurosh.

Nëse krahasohet kjo shumë me eksportin e përgjithshëm nga Kosova për vitin 2019 që është 383 milionë euro, i bie që Ferronikeli përbënte rreth 13 për qind të të gjithë eksportit në vend.

Pamje nga jashtë e Ferronikelit.
Pamje nga jashtë e Ferronikelit.

Në rihapjen e prodhimit të kompanisë mori pjesë edhe ministri i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, i cili e quajti atë “ndër asetet më të mëdha në Kosovë”.

You Might Also Like

Dogana e Kosovës me rritje të të hyrave 8% dhe konfiskime rekorde

Shpallen qytetet më të shtrenjta dhe më të lira në botë. Ku eshte Prishtina?

Çmimi i arit ka tejkaluar 5,000 dollarë për ons për herë të parë në histori

AUV kërkon tërheqjen nga tregu të një serie të ushqimit për foshnje APTAMIL

Liberalizimi i energjisë rriten kostot për bizneset, ndikim edhe te çmimet

Kosova Times June 21, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Kulla Eiffel, një prej atraksioneve më të mëdha turistike në botë, u mbyll për publikun më 27 dhjetor, pasi stafi hyri në grevë, njoftoi operatori i Kullës. Greva përkon me 100-vjetorin e vdekjes së inxhinierit, Gustave Eiffel, që ndërtoi Kullën. Stafi po proteston lidhur “me mënyrën se si po menaxhohet aktualisht” kulla, tha shoqata CGT përmes një deklarate. Operatori i Kullës, SETE, tha se kjo situatës “është nisur drejt katastrofës”. Shoqata CGT tha se menaxhmenti po e menaxhon Kullën Eiffel sipas një modeli biznesor që është “shumë ambicioz dh i paqëndrueshëm” dhe që bazohet në një vlerësim të fryrë të numrit të vizitorëve të ardhshëm dhe në të njëjtën kohë nënvlerëson kostot e ndërtimit. SETE u kërkoi falje vizitorëve, duke i këshilluar të gjithë ata që kishin blerë bileta elektronike për të vizituar Kullën të mërkurën që të shikojnë emailet e tyre për më shumë informacione mbi rezervimin e tyre. Kulla e Eiffelit – ndërtesa më e famshme e Parisit – tërheq pothuajse 7 milionë vizitorë në vit, rreth tre e katërta e të cilëve janë të huaj, thuhet në ueb-faqen e Kullës. Gjatë pandemisë së koronavirusit, numri i vizitorëve ra për shkak të mbylljeve dhe kufizimeve të udhëtimit, por shifrat e vizitorëve u rritën në 5.9 milionë më 2022. Shoqata CGT tha se menaxhmenti i Kullës po e bazon të ardhmen e tij në buxhetin prej 7.4 milionë vizitorësh në vit, “dhe pse ky nivel vizitorësh nuk është arritur kurrë”. Inxhinieri i Kullës, Gustave Eiffel, vdiq më 27 dhjetor 1923, në moshën 91-vjeçare.

Kosova Times Kosova Times December 27, 2023
Pjesëtari kroat do të dalë para gjykatës ushtarake: Urgjentisht është tërhequr nga misioni i KFOR
Analistët: Kosova duhet të angazhohet për marrëveshje finale
Prokurori Nice: ” Putin është fajtor, ai duhet të gjykohet sa më shpejt për krimet e luftës që janë kryer…”
Pronari i kanalit Telegram Pavel Durov arrestohet në Francë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?