By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Në Rusi, ata propozuan krijimin e inteligjencës artificiale bazuar në veprat e Domostroy dhe Dugin
December 11, 2025
Revista Time ka emëruar “Personin e Vitit”. Këta janë krijuesit e inteligjencës artificiale
December 11, 2025
Zelenski: Ukrainasit do të vendosin me referndum për koncesionet e mundshme të territorit
December 11, 2025
Australi: Terror në ajër, parashutisti ne krahet e aeroplanit
December 11, 2025
Një recetë për petulla në supë që italianët adhurojnë t’i hanë për Krishtlindje
December 11, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Gashiq: Nuk e kam akuzuar Gjermaninë për mbrojtjen e vrasësit të Ivanoviqit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Gashiq: Nuk e kam akuzuar Gjermaninë për mbrojtjen e vrasësit të Ivanoviqit
Rajon / Botë

Gashiq: Nuk e kam akuzuar Gjermaninë për mbrojtjen e vrasësit të Ivanoviqit

Kosova Times
Last updated: 2023/06/22 at 8:49 PM
Kosova Times Published June 22, 2023
Share
SHARE

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Bratisllav Gashiq, ka deklaruar në Kuvendin e Serbisë, më 22 qershor se nuk e ka akuzuar Gjermaninë për mbrojtjen e vrasësit të politikanit kosovar Oliver Ivanoviq, por se deklarata e tij është “transmetuar pa pikëpyetje”, gjë që i jep një kuptim tjetër.

“Nuk e kisha të vështirë të kërkoja transkriptimin e fjalimit tim të djeshëm ku them: ‘kemi kërkuar nga autoriteteve gjermane se nën mbrojtjen e kujt ndodhet ai njeri në këtë moment – pikëpyetje – të na japin të dhëna”, tha Gashiq.

Ai shtoi se “askush nuk e ka akuzuar Gjermaninë”.

Përderisa ministri i brendshëm serb pretendon se Gjermanisë i është bërë pyetje se kush është autori i dyshuar i vrasjes së Ivanoviqit, në transkriptimin e seancës, të publikuar në faqen e Kuvendit të Serbisë, nuk ka asnjë pikëpyetje.

Ambasada gjermane në Prishtinë ka dematuar pretendimet e tij.

Ambasada gjermane tha për Radion Evropa e Lirë se nuk ka dijeni se kush e ka vrarë Ivanoviqin më 16 janar 2018.

“Deklaratat që thonë se dorasi është nën mbrojtjen e autoriteteve gjermane nuk janë të vërteta. Qeveria gjermane nuk ka pranuar asnjë kërkesë nga autoritetet serbe për këtë çështje”, u tha në përgjigje.

Më 21 qershor, Gashiq tha se autoritetet serbe “e dinë saktësisht” se kush e ka vrarë Oliver Ivanoviqin.

Ai tha se policia serbe ka kërkuar nga autoritetet gjermane këtë person “nën mbrojtjen e të cilëve ai është”.

Radio Evropa e Lirë u është drejtuar Prokurorisë Speciale të Kosovës, e cila udhëheq hetimet për vrasjen e Ivanoviqit, Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës dhe Ministrisë së Brendshme të Shqipërisë dhe asaj të Drejtësisë, pas pretendimeve të Gashiqit se ka video ku shfaqet autori i dyshuar në aeroportin e Tiranës.

Kjo nuk është hera e parë që autoritetet serbe deklarojnë se e dinë emrin e vrasësit të Ivanoviqit.

Më 2019, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, përmendi emrin e shqiptarit nga Kosova, Florim Ejupi, i cili jeton në Gjermani.

Vuçiq kërkoi nga ndërkombëtarët se pse autoriteteve hetuese të Serbisë nuk po iu jepen pamjet e kamerave nga aeroporti i Tiranës, për, siç tha ai, “lëvizjen sekrete të personit të quajtur Florim Ejupi, i cili është nën vëzhgim në Gjermani”.

“Çfarë po bënte ai në aeroportin e Tiranës. Ai më pas lëvizi drejt Kosovës dhe u zhduk përsëri, e sërish po kthehej në Gjermani nga po i njëjti aeroport”, deklaroi Vuçiq më 3 korrik 2019.

Sipas mediave në Kosovë dhe Serbi, Ejupi më pas kishte njoftuar policinë gjermane se emri i tij është lidhur me vrasjen e Oliver Ivanoviqit, por autoritetet gjermane i thanë atij “që të mos shqetësohej për atë rast”.

Sipas Fondit për të Drejtën Humanitare, në vitin 2008, Florim Ejupi ishte dënuar me 40 vjet burgim për një sulm me një mjet shpërthyes në autobusin e Nish Ekspres në afërsi të Podujevës.

Megjithatë, në shkallën e dytë, trupi gjykues i Supremes në Kosovë më 2009 e liroi Ejupin nga akuzat “për mungesë provash”.

Sulmi ndaj autobusit kishte ndodhur më 2001, kur ishin vrarë 11 civilë serbë.

Ndryshe, Ivanoviq u vra me gjashtë plumba në shpinë para selisë së partisë së tij në Mitrovicë të Veriut – një prej katër komunave në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe.

Mbi pesë vjet pas kësaj vrasjeje, rasti ende nuk është ndriçuar.

Kosova dhe Serbia kanë kryer hetime për këtë rast.

Prokuroria Speciale e Kosovës deri më tani ka ngritur tri aktakuza, por në to nuk ka pasur ndryshime thelbësore, gjegjësisht përmenden vetëm personat që “me vetëdije dhe qëllim kanë ndihmuar grupin kriminal për kryerjen e veprës penale të vrasjes së Oliver Ivanoviqit”, por jo autori i vrasjes apo porositësi.

Aktakuza janë ngritur ndaj zyrtarëve policorë Nedelko Spasojeviq, Radeta Basara, Zharko Jovanoviq, por edhe ndaj sekretares së Ivanoviqit, Sillvana Arsoviq dhe Marko Roshiq, qytetar i Mitrovicës së Veriut.

Më 19 tetor 2022, Policia e Kosovës arrestoi pjesëtarin e komunitetit serb, M.M, nën dyshimet se ai është anëtar “i një grupi të organizuar kriminal” të lidhur me vrasjen.

You Might Also Like

Në Rusi, ata propozuan krijimin e inteligjencës artificiale bazuar në veprat e Domostroy dhe Dugin

Revista Time ka emëruar “Personin e Vitit”. Këta janë krijuesit e inteligjencës artificiale

Zelenski: Ukrainasit do të vendosin me referndum për koncesionet e mundshme të territorit

Australi: Terror në ajër, parashutisti ne krahet e aeroplanit

Vuçiç reagon ndaj deklaratës së Lavrovit: “Na shkon kurrë ndërmend ta bëjmë këtë!”

Kosova Times June 22, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Më shumë se 2 000 fëmijë lindën gjatë muajit mars në Kosovë

Kosova Times Kosova Times May 16, 2024
Sot në Prishtinë mbahet parada e krenarisë
Ulpiana dhe Vllaznia përjashtohen nga Liga e Parë
Gjermania: Statusi i Kosovës të mos jetë më “mollë sherri” në rajon
Policia shqiptoi për 24 orë, mbi dy mijë gjoba në trafik
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?