By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Cilat fe janë më të përfaqësuara në mesin e Gjeneratës Z në Evropë: Disa vende mund t’ju habisin
December 12, 2025
20 vendet më të mira për të udhëtuar në vitin 2026
December 12, 2025
Kryeministri pakistanez priti 40 minuta që Putini të takohej me Erdoganin, pastaj i ‘u prish filmi’
December 12, 2025
BE kthesë jashtëzakonisht të rëndësishme në lidhje me vendimin për të ndaluar plotësisht automjetet me benzinë ​​dhe naftë!
December 12, 2025
Rusia goditi një anije transporti turke në portin e Chornomorsk në rajonin e Odessa-s
December 12, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kompanitë humbin dhjetëra mijëra euro nga bllokada në kufi
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Financa > Kompanitë humbin dhjetëra mijëra euro nga bllokada në kufi
Ballina 1Financa

Kompanitë humbin dhjetëra mijëra euro nga bllokada në kufi

Kosova Times
Last updated: 2023/06/22 at 12:11 PM
Kosova Times Published June 22, 2023
Share
SHARE

Besart Krasniqi, tash e një javë, i ka të bllokuar 12 kamionë me grurë në kufijtë e Kosovës me Serbinë, përkatësisht në vendkalimet Merdare dhe Jarinjë.

Qeveria e Kosovës ka marrë vendimin për ndalimin e kamionëve me mallra dhe targa serbe qysh më 15 qershor, në përgjigje të arrestimit të tre policëve kosovarë nga forcat serbe, më 14 qershor.

Nga ajo ditë, dhjetëra kamionë mbeten të bllokuar në anën serbe të kufijve.

Krasniqi, pronar i kompanisë për përpunimin e produkteve të drithërave “Amidoni Group”, me seli në Lipjan, thotë se kamionët e tij janë të ngarkuar me mall nga Serbia, Hungaria dhe Kroacia, por se të gjithë transportuesit kanë targa serbe.

Vlera e përgjithshme e grurit të bllokuar, sipas tij, arrin në rreth 96.000 euro.

“Malli nuk mund të kthehet, sepse e ka kaluar Doganën e Serbisë dhe nuk mund ta kthejmë as në Hungari dhe as në Kroaci”, thotë Krasniqi për Radion Evropa e Lirë.

“Ata [zyrtarët serbë] nuk po i lejojnë [shoferët] të kthehen andej, këta tanët nuk po i lejojnë të hyjnë [në Kosovë]. Kështu që kemi mbetur duke pritur”, shton ai.

Zyrtarë të Doganës së Kosovës konfirmuan për Radion Evropa e Lirë se asnjë kamion me mallra ose targa serbe nuk ka hyrë në territorin e Kosovës që nga vendosja e ndalesës.

Qeveria e Kosovës e cilësoi ndalesën si masë të sigurisë dhe jo ekonomike apo tregtare.

Ajo nuk specifikoi se për sa kohë do të mbetet në fuqi.

Shpejtim Kuqi, pronar i kompanisë për prodhimin e këpucëve “Solid” në Suharekë, ka po ashtu katër kamionë me lëndë të parë të bllokuar në kufi.

“Asnjëri kamion nuk ka vlerë nën 80 mijë euro”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.

Kuqi tregon se lëndën e parë e ka të siguruar nga Portugalia, por thotë se transportuesit janë me targa serbe, meqë “kanë kosto më të lirë”.

Ai shprehet i shqetësuar se mospranimi me kohë i lëndës së parë, e vonon produktin final për kompanitë e kontraktuara.

“Produktin final, në bazë të kontratës, duhet ta dërgoj në fund të muajit korrik në Itali. Unë me kohë jam mbrapa. Sipas planit, ky material është dashur të jetë në prodhim më 19 qershor. Nëse vonohet porosia, penalizohemi nga kompania blerëse”, thotë Kuqi.

Në bazë të një llogaritjeje të Aleancës Kosovare të Biznesit, vlera e mallrave që bizneset e Kosovës kanë të kontraktuara me kompanitë serbe apo të bllokuara në kufi, arrin vlerën e 30 milionë eurove.

Duke folur në një konferencë për media më 21 qershor, kryetari i kësaj aleance, Agim Shahini, tha se bizneset janë të obliguara, madje, që të paguajnë interes për transportuesit e bllokuar në kufi.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, thotë se Qeveria është dashur të konsultohet me bizneset, apo t’i paralajmërojë ato për ndalesën e mallrave nga Serbia, apo me transportues serbë.

“Në pamundësi për të hyrë në vendin tonë, [bizneseve] po u shkaktohen shumë shpenzime, për shkak të transportit ndërkombëtar që kanë të kontraktuar për të importuar prej Serbisë, ose për shkak të pagesave që i kanë bërë në kompanitë serbe”, thotë Rafuna për Radion Evropa e Lirë.

Në shenjë kundërshtimi ndaj ndalesës së ndërmarrë nga Prishtina zyrtare, shoferë kamionësh në territorin e Serbisë bllokuan të martën rrugët drejt tri pikave kufitare me Kosovën – Merdare, Jarinjë dhe Bërnjak – duke mos lejuar kamionë me targa të Kosovës të kalonin nëpër territorin serb.

Serbia është ndër vendet me praninë më të madhe të produkteve, qoftë ushqimore apo edhe të tjera, në Kosovë.

Brenda një dite, ky shtet eksporton mallra në Kosovë në vlerë prej një milion eurosh.
Në pesë vjetët e fundit, vlera e produkteve të eksportuara nga Serbia në Kosovë ka qenë mbi 1.3 miliard euro, ndërsa prodhimet e Kosovës në tregun e Serbisë kanë arritur vlerën e 215 milionë eurove.

Ekspertë të çështjeve ekonomike kanë paralajmëruar se nëse situata në kufi nuk ndryshon për kohë të gjatë, çmimet e disa produkteve në tregun e Kosovës mund të rriten.

You Might Also Like

Maqedonci: Jemi të përgatitur për çdo situatë e çfarëdo kërcënimi

KQZ arbitrarisht refuzon akreditimin e IKD-së për monitorimin e zgjedhjeve

Osmani udhëton për në Selinë e Shenjtë, do pritet nga Papa Leo XI

Osmani uron Kenian: Nderojmë arritjet e guximin tuaj

KPK anulon procesin e rekrutimit të prokurorëve

Kosova Times June 22, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

U arrestua një propagandist i grupit famëkeq Wagner

Kosova Times Kosova Times October 6, 2022
BE-ja, e “gatshme për bisedime” me presidentin e ri të Iranit
Gërvalla dënon sulmin në Magdeburg: Populli i Kosovës është i tronditur
Lushaku-Sadriu: Sot u cenua Kushtetuta e Kosovës
Hamilton pas fotove të dashura me një burrë të martuar teksa ajo tregon trolling të çuditshëm mbi gjoks
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?