By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Axhenda ndërkombëtare
January 27, 2026
Moti në Shqipëri me diell dhe vranësira të lehta në të gjithë territorin
January 27, 2026
Akulli mbulon SHBA-në, qindra mijëra pa energji elektrike, të paktën 30 të vdekur
January 27, 2026
VIDEO: Narko-nëndetëse u fundos në Azore, 35 balona me kokainë përfunduan në fund të oqeanit
January 27, 2026
Mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu sot në Kosovë
January 27, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Scholz: NATO të përqendrohet në forcimin e fuqisë luftuese të Ukrainës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Scholz: NATO të përqendrohet në forcimin e fuqisë luftuese të Ukrainës
Ballina 2Rajon / Botë

Scholz: NATO të përqendrohet në forcimin e fuqisë luftuese të Ukrainës

Kosova Times
Last updated: 2023/06/22 at 12:26 PM
Kosova Times Published June 22, 2023
Share
SHARE

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, u bëri thirrje liderëve të NATO-s që gjatë takimit të tyre në Vilnius në korrik, të përqendrohen në rritjen e kapacitetit luftarak të Ukrainës gjatë kundërofensivës së Kievit ndaj forcave ruse.

Një çështje kyçe që duhet ngritur gjatë takimit të 11 dhe 12 korrikut do të jetë e ardhmja e raporteve mes Ukrainës dhe NATO-s, tha Scholz.

“Ne duhet ta shohim qartë situatën aktuale”, tha Scholz para ligjvënësve në Berlin, duke shtuar se Kievi “vetë ka thënë se anëtarësimi në NATO nuk është kërkesë përderisa Rusia vazhdon luftën e saj kundër Ukrainës”.

“Prandaj unë po kërkoj që ne të fokusohemi në atë çfarë është tani prioriteti kryesor e që është forcimi i fuqisë luftuese të Ukrainës”.

Përveç kësaj, Scholz tha se Gjermania do të punojë me G7 dhe partnerët e Bashkimit Evropian, por edhe me Kievin për të arritur “te zotimet efektive dhe afatgjata të sigurisë”.

Këto do të sigurojnë që Ukraina të marrë mbështetje të qëndrueshme ushtarake, por edhe fuqinë e nevojshme ekonomike për të mbrojtur veten nga agresioni rus, tha kancelari gjerman.

Samiti në Vilnius, tha ai, do të dërgojë “një sinjal të fortë” për bashkëpunimin dhe vendosmërinë transatlantike.

Gjermania, përveç ndihmës ushtarake që i ka dhënë Ukrainës, ka rritur shpenzimet për ushtrinë e saj, për shkak se i duhet të zëvendësojë armët në stoqet e saj, pas donacioneve që i ka dhënë Kievit.

You Might Also Like

Axhenda ndërkombëtare

Akulli mbulon SHBA-në, qindra mijëra pa energji elektrike, të paktën 30 të vdekur

VIDEO: Narko-nëndetëse u fundos në Azore, 35 balona me kokainë përfunduan në fund të oqeanit

Spastrim në krye të ushtrisë kineze: Çfarë po ndodh në Pekin?

Marrëveshje historike tregtare BE-Indi pas 20 vitesh negociata

Kosova Times June 22, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Haradinaj: FSK-në për dy vjet e lëshuan mbi 11 për qind e ushtarëve

Kosova Times Kosova Times September 23, 2024
Mjekët kanë përpiluar një listë me 14 ushqime që janë të mira dhe jo të mira për mëlçinë
Kurti dhe Bislimi informojnë ambasadorët për zbatimin e Ligjit për të Huaj
Haxhiu: Kemi prezantuar fakte se Serbia qëndron pas sulmit në Banjskë
Depoja e naftës në Soçi përfshihet nga flakët pas sulmit me dron ukrainas
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?