Këngëtarja amerikane Ava Max u godit nga një burrë gjatë koncertit të saj në Los Angeles mbrëmjen e së martës, vetëm disa ditë pasi një tjetër këngëtare, Bebe Rexha , u godit në kokë me celular nga një fans.
Është interesant fakti se të dyja këngëtaret e sulmuara, Ava Max dhe Bebe Rexhu, janë me origjinë shqiptare.
Një video e ngjarjes, e cila nuk duket aspak e padëmshme, filloi të përhapet në rrjetet sociale.
🚨 Un homme s’est jeté sur la scène et a violemment giflé Ava Max, alors qu’elle clôturait son concert à Los Angeles.
"Il m’a giflé si fort que ça m’a griffé l’intérieur de l’oeil !" a déclaré la chanteuse. 🎤🇺🇸💥 pic.twitter.com/F6oSHphk96
— GOSSIP ROOM (@GossipRoomOff) June 21, 2023
Në video shihet se burri e godet me grusht, por para se të arrijë deri tek ajo, ai ndalohet nga një roje sigurie.
Një fanse ka shkruar në Twitter se ngjarja ka ndodhur gjatë performancës së këngës së saj të fundit.