By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Policia ndalon gara shpejtësie: 500 € gjobë dhe 12 muaj pa patentë-shoferë
September 27, 2025
Lumi Vjosa, zyrtarisht pjesë e listës së trashëgimisë botërore të UNESCO-s
September 27, 2025
Kosova për herë të parë pjesëmarrëse në Konferencën Evropiane të Xhazit
September 27, 2025
Operacion bastisjeje në Qendrën Korrektuese të Dubravës
September 27, 2025
Shqipëria 9 milionë vizitorë të huaj deri në gusht
September 27, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: NATO përfundon stërvitjet historike ajrore në Evropë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > NATO përfundon stërvitjet historike ajrore në Evropë
Ballina 2Rajon / Botë

NATO përfundon stërvitjet historike ajrore në Evropë

Kosova Times
Last updated: 2023/06/23 at 3:37 PM
Kosova Times Published June 23, 2023
Share
SHARE

Organizata e Traktatit të Atlantikut Verior (KFOR) i përfundoi më 23 qershor stërvitjet më të mëdha ndonjëherë të dislokimit të forcave ajrore në Evropë, në atë që po cilësohet si një shfaqje e fuqisë kundër kërcënimeve të mundshme, si nga Rusia.

Manovrat “Air Defender 23”, të udhëhequra nga Gjermania, mblodhën rreth 250 avionë ushtarakë nga 25 vende të NATO-s, si dhe aleate të tjera, përfshirë Japoninë dhe Suedinë. Kjo e fundit tashmë ka kërkuar anëtarësimin në aleancën ushtarake.

Rreth 10.000 pjesëtarë të shërbimit ushtarak morën pjesë në stërvitjet që synonin të rrisin ndërveprimin dhe gatishmërinë për t’u mbrojtur nga dronët dhe raketat lundruese në rast të një sulmi brenda territorit të NATO-s.

“Ne donim të tregonim se këto 25 kombe të ndryshme mund të veprojnë së bashku që nga dita e parë dhe ne ia dolëm”, tha kreu i forcave ajrore gjermane, Ingo Gerhartz, në transmetuesin NTV.

Stërvitja ishte një “sukses i plotë” në nivelet taktike dhe organizative, tha Gerhartz nga baza ajrore Jagel në Gjermaninë veriore.

Nga 2.000 fluturime të planifikuara, rreth 1.800 u ekzekutuan, tha Gerhartz, i cili e quajti këtë shkallë “rekorde” të ekzekutimit për këtë lloj ushtrimi.

“Air Defender” u konceptua në vitin 2018 pjesërisht në përgjigje ndaj aneksimit rus të Krimesë nga Ukraina katër vjet më parë, megjithëse Gerhartz më parë kishte këmbëngulur se këto stërvitje nuk “kishin askënd në shënjestër”.

Në anë tjetër, ambasadorja e SHBA-së në Gjermani, Amy Gutmann, tha se stërvitja do të tregonte “përtej çdo dyshimi shkathtësinë dhe shpejtësinë e forcës sonë aleate” dhe kishte për qëllim të dërgonte një mesazh për disa vende, përfshirë Rusinë.

“Do të isha shumë e befasuar nëse ndonjë lider botëror nuk do ta merrte parasysh atë që tregon kjo për sa i përket frymës së kësaj aleance, që do të thotë forcën e kësaj aleance, dhe kjo përfshin zotin Putin”, u tha ajo gazetarëve, duke iu referuar presidentit të Rusisë, Vladimir Putin.

Lufta e Rusisë kundër Ukrainës ka intensifikuar aktivitetet e aleancës ushtarake perëndimore, të krijuar pothuajse 75 vjet më parë për t’u përballur me Bashkimin Sovjetik.

Finlanda dhe Suedia, të cilat për një kohë të gjatë mbajtën një qëndrim zyrtar neutraliteti për të shmangur ndonjë konflikt me Moskën, kanë kërkuar anëtarësim në NATO pas pushtimit të Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

Finlanda u anëtarësua në prill, por kërkesa e Suedisë është shtyrë kryesisht për shkak të kundërshtimeve turke.

You Might Also Like

Rusia detyron 48 fëmijë ukrainas në trajtim psikiatrik

Dokumente të rrjedhura: Rusia po ndihmon Kinën të përgatitet për një pushtim të Tajvanit

Axhenda ndërkombëtare

Musk akuzoi Trumpin se kishte një marrëdhënie me Epsteinin, dhe tani janë publikuar dokumente që implikojnë edhe Elonin

Moldavia ndalon partinë pro-ruse të marrë pjesë në zgjedhje

Kosova Times June 23, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Daçiq për vehabin e vrarë, serish tenton ta involvoje Kosoven!

Kosova Times Kosova Times August 18, 2024
Arrestohen dy të arratisur, të dënuar nga gjykatat
Proces mësimor i pjesshëm në shkollën Aziz Sylejmani” në veri
AUV ndalon shitjen e bulmetit e shpezëve në Ferizaj
Kurti akuzon “aleatët e Rusisë” për minimin e dialogut Kosovë-Serbi
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?