By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Axhenda ndërkombëtare
January 27, 2026
Moti në Shqipëri me diell dhe vranësira të lehta në të gjithë territorin
January 27, 2026
Akulli mbulon SHBA-në, qindra mijëra pa energji elektrike, të paktën 30 të vdekur
January 27, 2026
VIDEO: Narko-nëndetëse u fundos në Azore, 35 balona me kokainë përfunduan në fund të oqeanit
January 27, 2026
Mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu sot në Kosovë
January 27, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: OJQ-të kërkojnë masa ndaj Bunjaku-Rexhepit për gjuhën e përdorur në Kuvend
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > OJQ-të kërkojnë masa ndaj Bunjaku-Rexhepit për gjuhën e përdorur në Kuvend
Lajme

OJQ-të kërkojnë masa ndaj Bunjaku-Rexhepit për gjuhën e përdorur në Kuvend

Kosova Times
Last updated: 2023/06/23 at 4:26 PM
Kosova Times Published June 23, 2023
Share
SHARE

Rrjeti i Organizatave për të Drejtat e Njeriut (HRN) ka kërkuar nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, që në seancën e radhës të dënojë gjuhën diskriminuese që dje e ka përdorur në seancë plenare deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Valentina Bunjaku-Rexhepi ndaj deputetit Adnan Rrustemi.

Në njoftimin e lëshuar nga HRN-ja thuhet se fjala e përdorur nga ligjvënësja është e papranueshme.

“Përgjatë seancës së djeshme, gjatë një diskutimi për financat publike, deputetja e LDK-së, Bunjaku-Rexhepi, me qëllim të nënçmimit të deputetit Adnan Rrustemi, përdor fjalën “magjup” ndaj ti. Gjuha pezhorative e përdorur në Kuvendin e Kosovës dje, shpërfaq një qasje ofenduese, fyese dhe poshtëruese të deputetes ndaj komuniteteve jo-shumicë në Kosovë dhe një qasje e tillë është jo vetëm e papranueshme, por edhe e dëmshme kur bëhet pjesë e diskursit publik nga përfaqësues të popullit”, thuhet në njoftim.

Më tej theksohet se ka munguar reagimi i deputetëve të tjerë në sallë, por edhe i kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufcës.

“Për më tepër, praktika të tilla të përdorimit të gjuhës diskriminuese dhe përhapjes së urrejtjes nga foltorja e Kuvendit të Kosovës janë bërë të shpeshta dhe një praktikë e tillë është e rrezikshme dhe ka një efekt afatgjatë në cenimin e dinjitetit dhe integritetit tek komunitetet e margjinalizuara në Kosovë si dhe mund të shkaktojë margjinalizim të mëtejshëm të grupeve ose individëve të caktuar”.

“HRN i bën thirrje kryeparlamentarit Glauk Konjufca që në seancën e radhës të Kuvendit të Kosovës të dënoj gjuhën diskriminuese të përdorur në Kuvendin e Kosovës, të marr masa administrative ndaj deputetes në fjalë sipas asaj që e përcakton rregullorja e punës së Kuvendit dhe njëkohësisht të bën thirrje për ndërgjegjësim për të gjithë deputetët që të ndalojnë diskriminimin, gjuhën e urrejtjes dhe racizmin ndaj komuniteteve jo-shumicë dhe qytetarëve të Kosovës”, thuhet në njoftim. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Moti në Shqipëri me diell dhe vranësira të lehta në të gjithë territorin

Mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu sot në Kosovë

Nagavci: Procesi i zgjedhjes së drejtorit të IAK-së ishte i jashtëligjshëm

Kurti takon ambasadorin Hargreaves

Sistemi i ri të BE-së, transportuesit në Maqedoni bllokojnë pikat kufitare

Kosova Times June 23, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

PK: Festoni me zemër e jo me armë, mos e shndërroni gëzimin në hidhërim

Kosova Times Kosova Times July 22, 2024
KMDLNj: Kthimi i Nezir Mehmetajt dhe Petrit Dulës në Kosovë, mision i pamundur
Ministria e Mbrojtjes rekruton të burgosur të kolonive të “kuqe” për luftë
Dialogu Kosovë-Serbi vazhdon javën tjetër në nivel të kryenegociatorëve
Gara rrugëve të katundeve, dy shoferë dënohen me nga 500 euro gjobë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?